Shko te përmbajtja

Edvin Kulluri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Edvin Kulluri
Bashkëthemelues i Djathtas 1912
Titullar
Në detyrë
2024
Të dhëna vetjake
U lind më25 maj 1976 (49 vjeç)
Tiranë, Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikeDjathtas 1912
ArsimimiUniversiteti i Tiranës
ProfesioniPolitikan

Edvin Kulluri (lindur më 25 maj 1976) është politikan shqiptar dhe ish-funksionar i administratës publike. Ai është një nga themeluesit e partisë politike Djathtas 1912. Në zgjedhjet parlamentare të 2025 ai garoi nën siglën e Djathtas 1912, pjesë e koalicionit Djathtas për Zhvillim, në Qarkun e Vlorës.[1]

Jeta e hershme dhe arsimimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kulluri ka lindur në Tiranë, ku ka përfunduar studimet universitare në Universitetin e Tiranës.

Karriera në administratë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë veprimtarisë së tij në administratë, Kulluri ka mbajtur pozita të ndryshme në institucione qendrore dhe vendore, duke përfshirë:

Veprimtaria politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kulluri ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Në vitin 2024, ai ishte një nga themeluesit e partisë Djathtas 1912, një subjekt politik me orientim të djathtë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ai garoi për postin e deputetit në qarkun e Vlorës.[3]

  1. "Jetëshkrimi i kandidatit për deputet". Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Marrë më 7 korrik 2025.
  2. "Skandali me tenderat në Ministrinë e Mbrojtjes – ish-sekretari i përgjithshëm Kulluri: Kodheli shkeli ligjin". TV Klan. tvklan.al. 2015-11-28. Marrë më 2025-07-07.
  3. "Prezantohet partia "Djathtas 1912", Edvin Kulluri hap punimet". Faktor.al. Faktor.al. 2024-10-12. Marrë më 2025-07-07.