Efekti i spektatorit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Efekti i spektatorit është një fenomen shoqëror që rreket të prekë grupet e njerëzve në numër të konsiderueshëm, ku përgjegjësia nuk mund t’i vishet dikujt në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo situatë mund të pasqyrohet mjaft mirë nga shprehja: “Asnjë pikë shiu nuk mendon se e shkaktoi ajo përmbytjen”. Shpërndarja e përgjegjësisë mund të haset rëndom:

1. Në një grup njerëzish, ku veprimi apo mosveprimi i tyre i lejon gjërat që të ndodhin, pavarësisht se nëse do të kishte qenë i vetëm, secili prej tyre nuk do ta linte të ndodhte një gjë e tillë. Këtu përfshihet e menduara në grup dhe qëndrimi pasiv.

2. Në një grup njerëzish që punojnë të gjithë njësoj për një qëllim dhe në njëfarë pike e humbin motivimin pasi ndihen gjithmonë e më pak përgjegjës dhe e fshehin pas grupit mangësinë e tyre në përpjekje (përtacia shoqërore).

3. Në grupime hierarkike ku hallkat e poshtme deklarojnë se ndiqnin urdhra dhe mbikëqyrësit pretendojnë se jepnin udhëzime, por nuk janë përfshirë në veprime konkrete.

Përdorimi ligjor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përcaktimi i tretë i shpërndarjes së përgjegjësisë u përdor si mbrojtje ligjore (edhe pse pa sukses) nga shumë prej nazistëve në gjyqin e Nurembergut. Ka pasur edhe raste të tjera përdorimi, ku ka arritur edhe një farë suksesi.

Bibliografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Psikologjia, një hyrje koncize, 1996.