Ekokardiografia
Appearance
Ekokardiografia është metodë e përdorur në mjekës që shërbehet me valët e ultrazërit me qëllim të matjeve të gjakut.
Ekokardiografia është metodë joinvazive. Valët e ultrazërit depërtojnë nëpër inde dhe lëngje me shpejtësi të caktuar. Kur hasin në kufi të dy indeve me dendësi të ndryshme, një pjesë e valëve reflektohet, kthehet pas, duke u shndërruar në impulse elektrike që regjistrohen në osciloskop. Mund të maten diametrat e kaviteteve, enëve të mëdha të gjakut, pastaj trashësia e valvulave, mureve dhe septumit. Po ashtu mund të përcillen lëkundjet e tyre gjatë punës së zemrës (hipokinezia, akinezia, diskinezia), si dhe të vërehen ndryshimet aneurizmatike të murit që lajmërohen te sëmundja iskemike e zemrës.[1]
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike - Universiteti i Prishtinës, 2002 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine Fakulteti i Mjekësisë