Ekonomia e Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ekonomia gjeografike)
Shko te: navigacion, kërko


Ekonomia e Shqipërisë
Toptani Shopping Mall Tirana 2016.jpg
Tirana është qendra ekonomike e Shqipërisë.
Renditja 120-ta (PPP, 2017)[1]
Valuta Leku
Viti fiskal Viti kalendarik
Statistika
PBB rritje$36.524 miliardë (PPP, 2017)
rritje$13.367 miliardë (Nominal, 2017)[2]
Rritja e PBB rritje3.46% (2017)
PBB për frymë rritje$11,928.5 (PPP, 2016)[3]
$4,146.9 (Nominal, 2016) [4]
PBB për Sektor bujqësia: 21.6%, industria: 14.9%, shërbimet: 63.5% (2016)[5]
Inflacioni (CPI) 2.3% (2017)[6]
Popullsia
nën nivelin e varfërisë
13% (2017)[5]
Koefiçenti Gini 29 (2012)[5]
Forca punëtore 1,80 milion (2014)
Forca punëtore
sipas fushës
Bujqësia: 41.8%, Industria: 11.4%, Shërbimet: 46.8% (Dhjetor 2014)[5]
Papunësia 14.2% (2017)[7]
Industritë kryesore Parfume dhe produkte kozmetike, ushqime dhe produkte duhani; Tekstile dhe veshje; Lëndë druri, lëndë djegëse, çimento, kimikate, minierat, metalet bazë, hidrocentralet
Indeksi i Lehtësive në Biznes 58-ta (2016)[8]
Të Jashtme
Eksporte rritje$1.962 miliardë (2016)
Lloji i eksporteve Tekstili, këpucet, asfalti, metali, mineralet, nafta bruto, nafta, perimet, frutat, duhani
Partnerët kyesorë të eksportit  Italia 42.8%
 Kosova 9.7%
 Shtetet e Bashkuara të Amerikës 7.6%
 Kina 6.1%
 Greqia 5.3%
 Gjermania 4.8% (2015)[9]
Importet rritje$4.6647 miliardë (2016)
Lloji i importeve Makineri, ushqime, tekstil, kimikate
Partnerët kyesorë të importit

 Italia 33.4%
 Kina 10%
 Greqia 9%
 Turqia 6.7%
 Gjermania 5.2% (2015)[10]

(Dhjetor 2017)[5]
Financat publike
Të ardhurat rritje $33.3 miliardë (Budget 2014)[11]
Shpenzimet rritje$27.50 miliardë (Buxheti 2017)[11]
Ndihmat ekonomike Marrës: ODA: $ 366 milion (donatorët kryesorë ishin Italia, Bashkimi Evropian, Gjermania (2003 est.)
Vlerësimi i kreditit Standard & Poor's:[12]
B+ (Domestic)
Rezervat e huaja rritje$3,139 miliardë (Dhjetor 2015)[5]
Burimi Kryesor i Të Dhënave: CIA World Fact Book
Të Gjitha Vlerat Monetare Janë në USD

Ekonomia e Shqipërisë ka kaluar nëpër një proces të tranzicionit nga një ekonomi e centralizuar në një ekonomi të tregut në parimet e tregut të lirë. Shqipëria është një vend i industrializuar me të ardhura të larta-mesatare dhe një anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), Organizatës për Siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Organizatës së bashkëpunimit ekonomik të detit të Zi (BSEC).

Shqipëria është një vend në zhvillim me një ekonomi të bazuar në shërbim (63.5%), bujqësi (21.6%) dhe sektorin industrial (14.9%) (2016) Vendi është i pasur me burime natyrore dhe ekonomia mbështetet kryesisht në bujqësi, përpunim të ushqimit, lëndë druri, naftë, çimento, kimikate, minierat, metalet bazë, hidrocentralet, turizmi, industria e tekstilit dhe nxjerrja e naftës. Sektorët më të fuqishëm janë energjia, minierat, metalurgjia, bujqësia dhe turizmi. Eksportet primare industriale janë veshjet, kromi, nafta dhe lëndët djegëse të rafinuara. Për më tepër, Shqipëria ka depozitat e dyta më të mëdha të naftës në Ballkan dhe rezervat më të mëdha të naftës në tokë në Evropë.

Sektori i turizmit është tradicionalisht një burim i dukshëm i të ardhurave për vendin, veçanërisht gjatë muajve të verës, por edhe kohët e fundit gjatë muajve të dimrit, për shkak të rritjes së popullaritetit të sporteve të dëborës si skijimi. Me mbi 3.8 milion turistë në vit, turizmi gjeneron të ardhura më shumë se 1,5 miliardë euro.[13] Shqipëria renditet ndër 25 destinacionet më të popullarizuara turistike në Evropë dhe u votua si një nga destinacionet më të mira të turizmit në botë në 2014 nga New York Times dhe Lonely Planet.[14][15]

Sektorët e Ekonomisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Trevat shqiptare, për nga niveli i përgjithshëm i zhvillimit ekonomik cilësohen si vende bujqësore industriale. Kjo do të thotë që ekonomia bujqësore luan rolin kryesor në zhvillimin ekonomik të tyre.

Struktura e zhvillimit ekonomik të trevave shqiptare përbehet nga tre sektorë kryesore të ekonomisë, të cilët janë :

  1. Sektori i Parë i ekonomisë i cili ka për baze ekonominë bujqësore.
  2. Sektori i Dytë i ekonomisë, me të cilin nënkuptohet para se të gjithash industrinë.
  3. Sektori i Tretë i ekonomisë, i cili përfshin aktivitetet e shërbimeve, tregtinë, transportin, turizmin etj.

Ekonomia bujqësore[redakto | redakto tekstin burimor]

Në zhvillimin ekonomik të trevave shqiptare ka qenë dhe mbetet dega baze e ekonomisë shqiptare. Një fakt i tillë lidhet me kushtet e favorshme natyrore për zhvillimin e ekonomisë ashtu edhe me traditën shumë të mire të popullsisë sonë në ketë drejtim.

Ndikimi i kushteve Natyrore në zhvillimin e ekonomisë bujqësore[redakto | redakto tekstin burimor]

Natyra shqiptare me të gjithë elementet e saj si : klima, relievi, token, bimësinë, hidrografinë etj. Në zonat e ulëta me reliev fushor e me klime të butë mund të kultivohen lloje të ndryshme të kulturave bujqësore si drithëra, perime etj. Në zonat kodrinore kultivohen drufrutoret duke filluar nga agrumet dhe deri te ulliri në zonat bregdetare. Në zonat malore me kullotat dhe pyjet e shumte shërbejnë si për rritjen e blegtorisë dhe për zhvillimin e ekonomisë pyjore.

Kushtet shoqërore në zhvillimin e ekonomisë bujqësore[redakto | redakto tekstin burimor]

Që në kohet me të hershme shqiptaret janë dalluar për eksportimin e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale si : djathë, gjalpë, lesh, mish, mjaltë, vaj etj.

Deri në fillimin e Luftës së dytë botërore mbi 80 % e popullsisë merreshim me ekonomi bujqësore. Pas luftës përparësi iu dhe zhvillimit të industrisë, ndërsa ekonomia bujqësore kaloi në plan të dytë. Rënie të veçantë pati blegtoria. Shumë pyje u prenë, këneta u thane, për zhvillimin e bujqësisë duke u ndërtuar kanale vaditës dhe rezervuarëve dhe gjithashtu u përmirësua teknika bujqësore..

Rajonet bujqësore të trevave shqiptare[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia bujqësore është e pranishme kudo në trevat shqiptare. Dallohen disa rajone të cilat i japin tonin gjithë zhvillimit bujqësor. Nder këto rajone përmendim :

Rajonin Perëndimor i cili përfshin të gjithë Ultësirën Perëndimore me kodrat përreth që përben dhe rajonin më të zhvilluar bujqësor. Këtu kultivohen (drithëra, bime industriale, pemëtaria etj.) dhe mbareshtohen të gjitha llojet e blegtorisë (gjedhet, derrat etj.)

Rajoni i Fushe-Kosovës dhe Lugu i Dukagjinit, i cili përben një rajon shumë të rëndësishëm bujqësor.

Aty zhvillohen të gjitha prodhimet e mundshme bujqësore si : drithëra, bime industriale, prodhime të gjedhit dhe bagëtive të imëta.

Rajoni Jug-Lindor i Shqipërisë, sidomos Fushegropa e Korçës, që dallohet si në prodhimin e drithërave të bukës (gruri, misri), bime industriale (duhani, panxhari sheqerit) ashtu edhe në frutikulture (molle, kumbulla) dhe në blegtori (gjedhe dhe bagëti e imët).

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ "GDP per capita, PPP (current international $)", World Development Indicators database, World Bank. Database updated on 16 December 2017. Accessed on 20 December 2014.
  2. ^ Report for Selected Countries and Subjects. Imf.org (14 shtator 2006). Vizituar në 7 tetor 2014.
  3. ^ [1]
  4. ^ [2]
  5. ^ a b c d e f The World Factbook. Vizituar në 3 mars 2011.
  6. ^ BoA: Inflation rate projected at 2.3% in 2017 (English). Vizituar në 10 shkurt 2017.
  7. ^ Unemployment rate in Albania down to 14.2 pct in Q4 of 2016 (English). Vizituar në 11 mars 2017.
  8. ^ Doing Business in Albania 2017. World Bank.
  9. ^ Export Partners of Albania. CIA World Factbook (2015). Vizituar në 4 gusht 2016.
  10. ^ Import Partners of Albania. CIA World Factbook (2015). Vizituar në 4 gusht 2016.
  11. ^ a b Official government budget for 2017. Ministry of economics of Albania, Page 3. Vizituar në 15 mars 2014.
  12. ^ Sovereigns rating list. SEENews: Business Intelligence for South East Europe (6 shkurt 2017). Vizituar në 12 korrik 2017. „"Standard & Poor's said it has raised its long- and short-term foreign and local currency sovereign credit ratings on Albania at B+ with a stable outlook."“
  13. ^ Turizmi, 1.5 mld euro të ardhura për 2016 (Albanian) (1 prill 2017).
  14. ^ Lonely Planet's top 10 countries for 2011 – travel tips and articles – Lonely Planet. Arkivuar nga Origjinali në 4 nëntor 2010. Vizituar në 7 gusht 2013.
  15. ^ "52 Places to Go in 2014". The New York Times. 5 September 2014.