Electronica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Electronica përfshinë një gamë të gjerë të muzikës elektronike bashkëkohore që zakonisht projektohet për tu përdorur për dëgjim të fokusuar, disa forma të vallëzimit, apo si muzikë në prapavijë për aktivitete të tjera; sidoqoftë, për dallim nga muzika elektronike për vallëzim, electronica nuk prodhohet posaçërisht për vallëzim. Ky term u përdor së pari në Shtetet e Bashkuara në fillim të viteve 1990. Techno, drum and bass, downtempo, dhe ambient janë disa nga zhanret që ky term përfshinë, dhe të cilat në fund të viteve 1990 gradualisht kaluan nga rryma alternative apo "underground" në rrymën qendrore të muzikës amerikane. Para se termi electronica të përdorej për këtë qëllim, u përdorën termet si electronic listening music dhe intelligent dance music (IDM).

Electronica e ka influencuar në përmasa të mëdha muzikën e rrymës qendrore. Zërat elektronik filluan të ndikonin muzikën popullore të viteve 1970, ndërsa gjatë viteve 1980 ata u bënë themeli i zhanreve pop dhe rock. Që nga adoptimi i termit electronica në vitet 1990 për të shpjeguar muzikën alternative me estetikë elektronike, elementet e elektronikës moderne janë huazuar nga artistët popullorë të rrymës qendrore.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]