Kërceni tek përmbajtja

Elli Bruk

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ellison Bruk Hernandez (anglisht: Allison Brooke Hernandez; lindur më 7 korrik 1993), e njohur profesionalisht si Elli Bruk (anglisht: Ally Brooke), është një këngëtare amerikane. Ajo ishte anëtare e grupit të vajzave Fifth Harmony nga 2012-a deri në 2018-ën. Në vitin 2017, Bruku u shfaq së bashku me reperin ASAP Ferg në këngën "Look at Us Now" nga Lost Kings. Më pas ajo publikoi "Perfect" me DJ Topic. Pas ndërprerjes së pacaktuar të Fifth Harmony, Bruku nënshkroi një marrëveshje regjistrimi me Atlantic dhe bashkëpunoi në këngën "Vámonos", me Kris Kros Amsterdam dhe Mesian.

Kënga e saj debutuese kryesore "Low Key" me Tyga, u publikua në janar 2019. Bruku konkurroi në sezonin e 28-të të Dancing with the Stars, duke u renditur e treta së bashku me partnerin e saj Sasha Farber. Libri i saj Finding Your Harmony u botua në vitin 2020.

Jeta dhe karriera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1993–2011: Jeta e hershme dhe fillimet e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ellison Bruk Hernandez lindi më 7 korrik 1993, në San Antonio, Teksas,[1] ku u rrit nga prindërit Xherri Hernandez (Jerry Hernandez) dhe Patricia Kastijo (Patricia Castillo).[2] Ajo ka një vëlla më të madh, Brendonin.[3][1] Bruku ishte një foshnjë e parakohshme 14-javore, e cila peshonte 0.8 kg kur lindi. Ajo është me prejardhje meksikane[4] por nuk u rrit duke folur spanjisht, pasi prindërit e saj vendosën ta parandalonin që të diskriminohej në shkollë. Bruku ndoqi shkollën fillore kristiane 'Cornerstone' në San Antonio dhe përfundoi arsimin e saj të mesëm përmes shkollimit në shtëpi.[5][6]

  1. ^ a b Caporimo, Alison (19 shkurt 2019). "11 Fun Ally Brooke Facts That'll Make You Love Her Even More". Seventeen (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 maj 2021. Marrë më 22 dhjetor 2019.
  2. ^ Calvario, Liz (10 tetor 2018). "Ally Brooke Is 'Ready to Shatter the Glass' Ceiling with Solo Career (Exclusive)". Entertainment Tonight (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 maj 2021. Marrë më 22 dhjetor 2019.
  3. ^ @allybrooke (19 qershor 2015). "Happy birthday to my incredible brother Brandon! Brother I can't thank God enough for you. You are always there for me and always support me no matter what" (në anglisht). Marrë më 16 prill 2021 – nëpërmjet Instagram.
  4. ^ Pham, Jason (2018). "Fifth Harmony's Ally Brooke on Her Last Name & Why She Wasn't Raised Speaking Spanish". Style Caster (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 maj 2021. Marrë më 22 dhjetor 2019.
  5. ^ Huerta, Heidi (13 tetor 2015). "9 Latino Chart-Toppers You Probably Didn't Know Were Latino". MTV News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2021. Marrë më 28 shkurt 2017.
  6. ^ Jakle, Jeanne (7 gusht 2013). "S.A. singer realizes 'dream': a hometown concert". San Antonio Express-News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2021. Marrë më 28 shkurt 2017.