Elmedin Ademi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Elmedin Ademi
Elmedin Ademi.jpg
Udhëheqës i grupacionit Eurovia
Lindi më 1988
Vendlindja Tetovë
Profesioni Biznesmen
I njohur për  Screen Media, Eurovia, ama caffe Macedonia
Titulli Themelues i Screen Media
CEO në Eurovia
Pronar i Eurovia Holding
Përkatësia fetare Musliman
Bashkëshortja Arbe Ademi
Fëmijë 2

Elmedin Ademi është themelues dhe CEO i Screen Media dhe bashkëthemelues i ndërmarrjes ndërtimore EUROVIA. Elmedin u emërua si një nga ndërmarrësit më të rëndësishëm të biznesit në Maqedoni në 2015[1]. Në vitin 2016, ai u emërua fitues i çmimit kombëtar për Maqedoninë në European Business Awards [2]. Në vitin 2010 themeloi Eurovia Group [3], i cili sot operon në 3 vende të ndryshme me më shumë se 6 kompani të lidhura në fusha të ndryshme[3].

Jeta e hershme dhe arsimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I lindur më 26 Qershor 1988 në qytetin e Tetovës. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes Tetovë. I diplomuar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Europës Juglindore (SEEU). Interesi i tij për funksionalitetin e kompjuterit u shfaq nga mosha 13 vjeçare ku më pas nga aftësia profesionale në këtë drejtim ai mësoi vetë programin kompjuterik ku në moshen 16 vjeçare lansojë në treg disa WebSite për kompanitë e ndryshme në Maqedoni.

Fillimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fokusi i Ademit fillon në vitin 2008 me Biznes privat në fushën e marketingut respektivisht reklamave me pano reklamuese( outdoor advertising) Screen Media, duke qenë një nga më të suksesshmit në këtë fushë në Maqedoni. Për të përforcuar zotërimin ,qëndrueshmërinë dhe lëkundjet e kompanisë familjare, gjat vitit 2012 familja e tij dorëzon në udhëheqje kompaninë Eurovia[4] e themeluar nga viti 1978 e specializuar në projektimin dhe ndërtimin e çdo lloj objekti, qoftë ai komercial apo industrial. Që atëherë Ademi është përqëndruar të jetë inovativ në industrinë e ndërtimit.

Angazhimet dhe ngritja e bizneseve të tjera në Maqedoni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjat vitit 2016 , nënshkruan marrëveshje ekskluzive me prodhuesin New Country - Tiranë, për të qenë importer gjeneral i të gjitha produkteve AMA (caffe, capsule, iced caffe, turkish caffe) në Republikën e Maqedonisë. Rruga e tij sipërmarrëse vazhdon me themelimin e Talenta dooel në vitin 2016 si një kompani e zhvillimit të biznesit dhe kërkimit. Një kompani që sot luan një nga rolet kryesore në procesin e vendimmarrjes në lidhje me Zhvillimin e Biznesit të Ri për Eurovia Group. Grupi vazhdon të rritet nën udhëheqjen e Ademit nga viti në vit. Në vitin 2017 e themeloi Eurovia DMD një kompani shpërndarëse për HoReCa dhe Produktet FMCG.

Sipërmarrja e tij arrin një nivel krejtësisht të ndryshëm në 2019, si viti gjatë të cilit Eurovia Group nën mbikëqyrjen e Elmedin Ademi, hyn në tregun Shqiptar[5] dhe të Kosovës, me Projektet e Investimeve në Pasuri të Patundshme. Gjithashtu, gjatë këtij viti blen kompanine - Energovia një kompani e cila do të hap dyert në prodhimin dhe shitjet e energjisë elektrike duke investuar në Hidrocentrale ne Republiken e Maqedonis së Veriut.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "U NDANË ÇMIMET PËR SIPËRMARRËSIT E VITIT".
  2. ^ "European Business Award" (në anglisht).
  3. ^ "Kompanitë në pronësi të Ademit" (në anglisht).
  4. ^ "Eurovia, drejt ndërtimit të resortit të ri në Shqipëri".
  5. ^ "Informacioni është i përditësuar sipas të dhënave të QKB".

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Elmedin Ademi në Screen Media
  2. Nipi i Abdilaqim Ademit të BDI-së në mesin e 10 shqiptarëve më të pasur në Maqedoni
  3. "Entrepreneur of the Year" Awards Arkivuar 3 prill 2018 tek Wayback Machine
  4. NEZIRI: ÇMIMET PËR SIPËRMARRËSIT -NXITJE SHTESË PËR REZULTATE MË TË MIRA EKONOMIKE
  5. Zbulohen bizneset e familjes së Abdilaqim Ademit të BDI-së
  6. THE OTHER SIDE OF ADVERTISEMENTS: WHO IS BEHIND THE BUSINESS WITH BILLBOARDS IN MACEDONIA?
  7. U ndanë çmimet për sipërmarrësit e vitit
  8. Zyrtarët shqiptarë me biznese milionëshe!
  9. Elmedin Ademi zgjidhet menaxheri më i suksesshëm në Maqedoni
  10. Citizens Encouraged to Help Flood Affected Tetovo Region
  11. “Ama Caffe” kapsulat tani mund ti porositni në internet