Shko te përmbajtja

Smeraldi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Emeraldi)
Kristali i smeraldit nga Muzo, Kolumbi.

Smeraldi[1] është një gur i çmuar dhe një varieteti i mineralit beril (Be₃Al₂(SiO₃)₆), i cili merr ngjyrën e gjelbër nga sasi të vogla kromi ose ndonjëherë vanadiumi. Berili ka një fortësi prej 7.5–8 në shkallën Mohs. Shumica e smeraldeve kanë përfshirje të shumta të brendshme, prandaj qëndrueshmëria e tyre (rezistenca ndaj thyerjes) klasifikohet si përgjithësisht e dobët. Smeraldi është një ciklosilikat. Ai gjendet kryesisht në bashkëshoqërim me kuarcin, muskovitin, albitin, shorlin, mikroklinën, fluoritin, kuarcin e tymosur dhe elbaitin.[2]

Fjala "smerald" rrjedh (nëpërmjet frëngjishtes së vjetër: esmeraude dhe anglishtes së mesme: emeraude), nga latinishtja vulgare: esmaralda/esmaraldus, një variant i latinishtes smaragdus, e cila nëpërmjet greqishtes së lashtë ishte: σμάραγδος (smáragdos; "gur i çmuar i gjelbër"). Fjala greke mund të ketë një origjinë semite, sanskrite ose persiane. Sipas Fjalorit të Websterit, termi smerald u përdor për herë të parë në shekullin e 14-të.

  1. "Fjalorthi". fjalorthi.com (në anglisht). Marrë më 2025-08-24.
  2. "Emerald". www.mindat.org (në anglisht). Marrë më 2025-08-24.