Emisioni televiziv "Udhëtarët"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

“Udhëtarët” është emisioni veror në ekranin e Euronews Albania. Nën drejtimin e gazetarëve Loneta Progni dhe Renaldo Salianji, kemi mundësi të shohim një Shqipëri ndryshe, siç nuk e keni parë ndonjëherë. Udhëtarët nuk ndalen vetëm në atraksione turistike, por na sjellin edhe histori nga jeta e njerëzve në çdo cep të Shqipërisë, që nga skaji më verior, e deri në skajin më jugor. Mes të tjerash, ata na njohin me kulturën e pasur, traditat e ruajtura ndër breza dhe gatimet e zonave që vizitojnë.