Enciklopedia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Brockhaus Enzyklopädie

Enciklopedia (lat: encyclopaedia gr. enkyklios - i gjithëpërfshirshëm + paideia, arsimim i përgjithshëm) është vepër e madhe shkencore që përfshin njohuri për të gjitha fushat e jetës e të veprimtarisë, të sistemuara në mënyrë të përmbledhur në trajtën e një fjalori. Vepra e tillë që përfshin njohuri për një degë të veçantë të shkencës, të artit, të teknikës etj. Enciklopedia është një përmbledhje gjithëpërfshirëse me shkrim që përmban informacion nga të gjitha degët e diturisë ose një degë të veçantë të diturisë. Enciklopeditë zakonisht janë të ndara në artikuj për çdo subjekt të trajtuar. Artikujt e enciklopedisë renditen alfabetikisht sipas emrit dhe mund të përfshihen në një vëllim ose në shumë vëllime, në varësi nga sasia e materialit të përfshirë.[1]

Në të vërtetë, qëllimi i një enciklopedie është mbledhja e njohurive të shpërndara nëpër botë, të përcaktuara sipas një sistemi të përgjithshëm, dhe transmetimi i tyre te njerëzit e të ardhmes, në mënyrë që puna e shekujve të mëhershëm të mos shkojë dëm për shekujt që do të vijnë, dhe në mënyrë që pasardhësit tanë duke qenë më të informuar do të bëhen edhe më të virtytshëm e më të lumtur, dhe ne nuk duhet të vdesim pa i shërbyer racës njerëzore për të ardhmen.[1]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burim i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Fjalor i fjalëve të huaja, Dr. Murat Bejta (redaktorë) - Dr. Latif Mulaku - Mr. Mehdi Bardhi - Abdullah Zajmi - Mr. Shefkije Ismalaj - Mr. Ibrahim Goçi - Mr. Qemal Murati, f.172 rreshti. 57 majtas