Energjia e erës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Gjeneratori i erës
Gjeneratorët e erës në sipërfaqe detare
Roscoe Wind Farm - West Texas
Anijet me vela kanë funksionuar me energjinë e erës

Energjia e erës është energjia e gjeneruar nga shfrytëzimi i erës. Kjo energji cilësohet si "formë e butë e energjisë" dhe përfshihet në burime "të pastra", pasi zakonisht njihet si burim i ripërtëritshëm i energjisë. Forma më e hershme e shfrytëzimit të energjisë së erës ishin velat e lundrimeve të parë të anijeve me vela dhe shumë më vonë mullinjtë e erës në tokë. [1] [2]

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Energjia e erës tani është një zgjidhje tërheqëse për problemin e gjenerimit të energjisë elektrike. "Karburanti" është i bollshëm, i decentralizuar dhe falas. Asnjë gaz dhe ndotës të tjerë nuk lëshohen, dhe ndikimi në mjedis është i vogël në krahasim me karburantet konvencionale. Gjithashtu, përfitimet ekonomike të një rajoni nga zhvillimi i industrisë së erës janë të rëndësishme. Energjia e erës është një formë e burimeve të qëndrueshme. Energjia e erës përshkruan procesin me të cilin era është përdorur për të gjeneruar energji elektrike. Turbinat e erës konvertohen nga energjia kinetike e erës në energji mekanike dhe përfundimisht në energji elektrike. Një gjenerator mund të konvertoje fuqinë mekanike në energji elektrike. [3]

Hapësirat ose sipërfaqet e caktuara në të cilat vendosën gjeneratorët e erës quhen ferma të energjisë së erës. Fermat e erës përbëhen nga shumë turbina gjenerative individuale, të cilat janë të lidhura me rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike. Era në tokë është një burim i lirë i energjisë elektrike, konkurrues, ose në shumë vende është shumë më i lirë se sa impiantet e qymyrit ose gazit. Fermat me erë në tokë kanë një ndikim më të madh vizual në peizazh sesa stacionet e tjera të energjisë, pasi ato duhet të shpërndahen në më shumë sipërfaqe tokësore dhe duhet të ndërtohen në zonat rurale, gjë që mund të çojë në "industrializimin e fshatit" dhe në këtë mënyrë humbjen e habitatit natyror. Era në det të hapur (sipërfaqet detare) është më e qëndrueshme dhe më e fortë se në sipërfaqet tokësore. Fermat e erës në det të hapur gjithashtu kanë më pak ndikim vizual, por kostot e ndërtimit dhe mirëmbajtjes janë dukshëm më të larta. Fermat e vogla me erë në tokë mund të japin pak energji në rrjet ose të sigurojnë energji në vendet e izoluara jashtë rrjetit.[4] [5]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Literatura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • B. Trueb, Lucien (2015), Astonishing the Wild Pigs, Highlights of Technology, ATHENA-Verlag, fq. 119, ISBN 9783898967662 Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Ahmad Y Hassan, Donald Routledge Hil] (1986). Islamic Technology: An illustrated history, Cambridge University Press. ISBN 0-521-42239-6.
  • Lucas, Adam (2006), Wind, Water, Work: Ancient and Medieval Milling Technology, Brill Publishers, ISBN 90-04-14649-0 Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Savenkov, M (2009). "On the truncated weibull distribution and its usefulness in evaluating potential wind (or wave) energy sites" (PDF). University Journal of Engineering and Technology. 1 (1). Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  • "Describing Wind Variations: Weibull Distribution". Danish Wind Industry Association. Marrë më 8 korrik 2021. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Ananthaswamy, Anil & Le Page, Michael (30 janar 2012). "Power paradox: Clean Might Not Be Green Forever". New Scientist. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Jacobson, M.Z.; Archer, C.L. (2012). "Saturation wind power potential and its implications for wind energy". Proceedings of the National Academy of Sciences. 109 (39): 15679–84. Bibcode:2012PNAS..10915679J. doi:10.1073/pnas.1208993109. PMC 3465402. PMID 23019353. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Adams, A.S.; Keith, D.W. (2013). "Are global wind power resource estimates overstated?" (PDF). Environmental Research Letters. 8 (1): 015021. Bibcode:2013ERL.....8a5021A. doi:10.1088/1748-9326/8/1/015021. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Nathan F. Jones, Liba Pejchar, Joseph M. Kiesecker. "The Energy Footprint: How Oil, Natural Gas, and Wind Energy Affect Land for Biodiversity and the Flow of Ecosystem Services". BioScience, Volume 65, Issue 3, March 2015. pp.290–301
  2. ^ Szarka, Joseph. Wind Power in Europe: Politics, Business and Society. Springer, 2007. p.176
  3. ^ "Harvesting the Wind: The Physics of Wind Turbines" (PDF). Arkivuar nga origjinali origjinali (PDF) më 24 gusht 2015. Marrë më 10 maj 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "What is wind?". Renewable UK: Education and careers. Renewable UK. 2010. Arkivuar nga origjinali origjinali më 4 mars 2011. Marrë më 9 prill 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Huang, Junling; McElroy, Michael B (2015). "A 32-year perspective on the origin of wind energy in a warming climate" (PDF). Renewable Energy. 77: 482–92. doi:10.1016/j.renene.2014.12.045. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)