Enrik Mehmeti
Pamja
Enrik Mehmeti ishte një gazetar shqiptar, i njohur kryesisht si reporter terreni [1] në Vlorë për News24, si edhe për raportimet në BalkanWeb dhe Gazetën Shqiptare. Ai u dallua për mbulimin e kronikës, ngjarjeve lokale dhe zhvillimeve të rëndësishme në jug të Shqipërisë. Karriera e tij në gazetari zgjati mbi 20 vjet, me fokus të veçantë në raportimin nga terreni në qarkun e Vlorës. Raportohet se hapat e parë në media i hodhi shumë i ri, gjatë periudhës së operacionit "Alba" në vitin 1997, fillimisht si përkthyes, përpara se të angazhohej si gazetar. U nda nga jeta më 18 korrik 2026 [2], nga një aksident [3] [4]rrugor pranë Zvërnecit në Vlorë, në moshën 40-vjeçare.
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ https://top-channel.tv/2021/05/11/gazetari-vlonjat-enrik-mehmeti-i-kercenuar-kerkon-leje-per-arme/
- ↑ https://tvklan.al/nderron-jete-si-pasoje-e-nje-aksidenti-gazetari-enrik-mehmeti/
- ↑ https://shqiptarja.com/lajm/humbi-jeten-ne-aksident-homazhet-per-gazetarin-enrik-mehmeti-mbahen-sot-ne-teatrin-petro-marko-ne-vlore/
- ↑ https://www.syri.net/sociale/904121/i-jepet-lamtumira-gazetarit-enrik-mehmeti-familjare-e-kolege-ne-homazhe-ne-nderim-te-tij/