Entoni Hopkins

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

I lindur në Uels, si një djalë i vetëm i familjes, Entoni Hopkins që nga mosha 17 vjeçare angazhohet në Teatër, për t’u regjistruar më vonë në Akademinë e arteve dramatike, ashtu si edhe disa aktorë të njohur anglezë, siç ishin : Lorens Olivie, Riçard Barton, Piter O’Tul, Albert Fini, Tom Kartnei, Derek Xhekobi dhe të tjerë.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Suksesin e tij të parë të madh në Teatrin londinez, Entoni Hopkins e arrin me pjesën "Jul Qesari" për t’u bërë së shpejti njëri ndër aktorët më të shquar dramatik në atdheun e tij. Duke i kombinuar elementet e vjetra të artit me ato moderne, Hopkins e gjen veten në rrugën e tij të zgjedhur artistike, duke hyrë në grupin e aktorëve më të kërkuar në Angli. Në fillim të karrierës së tij, bie në sy me filmin “Luani në dimër” (1968), me rolin e Riçard Zemërluanit, por edhe me filmin “Autobusi i bardhë” i cili bëhet një hit i vërtetë i asaj kohe, kurse në vitin 1971 realizon projektin e shkëlqyer ”Vinstoni i ri” me të cilin bëhet actor kolosal për t’i vazhduar rrugët e tij të lavdishme drejt Holivudit të lakmuar, i cili ishte një ëndërr për të gjithë aktorët. Në vitin 1974 krijon edhe serialin fenomenal ”QB VII” me të cilin bëhet shumë i njohur dhe i adhuruar për shikuesit e shumtë. Debuton në Broduej me pjesën teatrore ”Equius”, duke u shquar si njëra ndër pjesët më të suksesshme të artit skenik, e me të cilën i hapen dyert për në Holivud. Është i njohur edhe filmi i tij "Maxhiku" me të cilin bëri jehonë të madhe te publiku dhe qarqet e kritikës filmore. Në filmin "Rebelimi në anijen Bounti" (versioni i tretë i ngjarjes), luajti me aktorin Mel Gibson në të cilin intrepreton kapitenin e ashpër Blajt me të cilin acarohet personazhi kryesor Kristian Flejçer, me ç’rast ndodhë rebelimi i njohur i ekuipazhit. Gjatë karierës së tij të begatshme Entoni Hopkins bashkëpunoi me regjisorë, kineastë dhe aktorë të shquar si : Ajlen Dis, Terens Mark, Vali Stot, Xhon Bari, Riçard Robins, Brajan Forbs, Riçard Atenboro, Bred Pit, Ajdan Kuin, Xhudi Foster, Mel Gibson, Fredi Xhouns, Robert Morli, Xhin Simons, An Benkroft, Ben Mendelson, Rebeka Rig, Xhef Truman, dhe me aktorë të tjerë. Ai vazhdimisht ishte aktiv dhe i kërkuar nga regjisorë të mëdhenj, duke realizuar edhe filmat antologjik.

Entoni Hopkins është shumë i njohur për role dramatike me të cilat ka mbetur në kujtesë të përhershme, sidomos në filmat më lart të theksuar e ku bënë pjesë edhe ”Legjendat e vjeshtës” që është një Sagë e vërtetë kushtuar një familjeje të pasur tradicionale ku luajnë aktorët e shquar : Bred Pit, Xhulia Ormond dhe Ajdan Kuin. Në këtë film shkëlqen i tërë ekipi, ashtu siç dinë të veprojnë përherë aktorët e tillë aq të mëdhenj të cilët i udhëhiqte Entoni Hopkinsi që kishte realizuar një bagazh rolesh fenomenale dhe të paharruara. Siç dihet, me Bred Pitin realizoi edhe filmin tjetër antologjik "Ta njihni Xho Doin" në të cilin interpreton një milioner të cilin vie ta merr vdekja, e cila është e inkarnuar në personazhin e një të riu (Bred Pitit). Entoni Hopkins edhe në atë film krijon një performansë të jashtëzakonshme filmore, me të cilën na mahnit si rëndom me filmat e tij të shumtë. Ai ishte maestral edhe në filmin aventuristik ”Maska e Zoros”, si një i burgosur që ishte bërë legjendar në popullin e tij e të cilit i kishte mbetur epiteti ”Zoro” që luftonte padrejtësitë njerëzore të shfaqura nga aristolracia e vendit në dëm të shtresave të gjëra popullore. Zoro (Don Diego De La Vega) burgoset nga kundërshtari i tij kriminel por ai del një ditë nga burgu për t’u hakmarrë ndaj padrejtësive që i ishin bërë e të cilit i ndihmon Zoro i ri (Antonio Bandersas) i dashuruar në vajzën e Zoros së vjetër të cilën e luan bukuroshja Ketrin Zeta Xhons. Kujtojmë se gati të gjithë adhuruesit filmorë e kanë shikuar filmin "Maska e Zoros" dhe e kanë parë forcën kreative të aktorit Entoni Hopkins. Në vazhdim duhet theksuar edhe filmat "Kur qengjat janë të qetë" dhe "Hanibali" në të cilët Hopkins interpreton një maniak vrastar të përmasave të jashtëzakonshme të cilin duhet ta studjonte detektivja e re (Xhudi Foster). Në të gjithë filmat e tij Hopkins shpreh forcën dhe talentin e tij të akumuluar artistik me të cilin është i pajisur nga vetë natyra. Interpretimi i roleve shumë të vështira ishte dhunti e tij e lindur për çka është shpërblyer disa herë edhe me çmimin Oskar për kryeveprat e veta filmore, por edhe me shpërblime të tjera të ngjashme. Në vitin 1991 mori çmimin Oskar për filmin ”Kur qengjat janë të qetë”, duke u shpallur edhe aktori më i mirë i vitit për atë rol aq të ndërlikuar në të cilin luajti një personazh abnormal kanibalist çfarë e kishim pare rrallëherë në kinematografinë botërore, për të cilin e mori edhe shpërblimin e Kritikëve filmorë të Nju Jorkut dhe Globin e artë. Në vitin 1993 për filmin ”Zgjimi i ditës” e fiton Oskarin britanik dhe Globin e Artë, në të cilin interpreton një profesor universiteti të dashuruar në një femër të sëmurë nga kanceri e cila e kishte birin e saj student tek ai, të cilën e interpretoi në mënyrë mahnitëse aktorja e famshme Debra Venger. Për filmin tjetër ”Toka e hijeve” e fiton sërish çmimin Oskar dhe çmimin e Kritikëve filmorë të Los Anxhellosit. Edhe për filmin ”Niksoni” nominohet për çmimin Oskar, por e fitoi Globin e artë për filmin “Amistad”. Për merita të mëdha dhënë filmit dhe atdheut edhe Entoni Hopkins dekorohet me titullin e lartë të nderit – Ser Entoni Hopkins, ashtu siç ishte vepruar edhe me figura të tjera të shquara angleze si : Çarli Çaplini, Lorens Olivie, majkëll Gilgud, Dejvid Lin, Shon Koneri, Piter O’Tul, Alek Ginis, Albert Fini, Riçard Atenboro, e të tjerë.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • ”gushti” (1966),
  • “Fëmijët e humbur në Berlin” (1997),
  • ‘’Legjendat e vjeshtës’’,
  • “Kur qengjat janë të qetë”,
  • “Bukvorm” (1997),
  • “Amistad” (1997),
  • “Maska e Zoros” (1998),
  • “Ta njohësh Xho Blejkun” (1998),
  • “Instinkti” (1999),
  • “Titus” (1999),
  • “Sigfridi dhe Roji” (1999),
  • “Misioni i pamundur” (2000),
  • “Dr. Zeusi” (2000),
  • “Zemrat në Atllantis” (2001).