Epitafi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Epitafi në Greqinë e lashtë shënonte një fjalim pranë një varri si dhe një mbishkrim varri që mund të jetë njëherit edhe shume i shkurtër si që është rasti në Spartë ku shënohej vetëm emri dhe mbiemri i të ndjerit. Kjo formë e reduktuar vetëm në emër e mbiemër, përdoret më së shumti te muslimanët që nga shekulli i VII.

Epitafi i një gjatësie më të madhe, është zakonisht lavdi për herojtë, për dëshmorët si dhe për merita e të aritura të tjera në jetë. Epitafi është gjini letrare, elozh foljor gjatë një varimi apo elozh i shkruar si mbishkrim.

Në kohët moderne epitafi vazhdon të jetë gjini letrare por tanimë, i rimëzuar dhe që shpreh një adhurim për një person apo për veprën e tij.

Në raste të rralla (për tradhti psh), epitafi shpreh edhe një përçmim.