Shko te përmbajtja

Ergastulum

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Reliev me skllevër të lidhur bashkarisht me vargonj, nga Mileti, shek. IIIII i e.s.

Një ergastulum (shumës: ergastula) ishte një ndërtesë pune romake e përdorur si një lloj fabrike me skllevër të mbajtur në vargonj ose për të ndëshkuar skllevërit.[1] Ergastulum-i ndërtohej zakonisht si një gropë e thellë me çati poshtë nivelit sipërfaqes së tokës, e madhe mjaftueshme për ti lejuar skllevërit të punonin brenda saj dhe të përmbanin hapsira të ngushta në të cilat ata do të flinin. Ergastula ishin struktura të zakonshme në të gjitha fermat që përdornin skllevër (latifundia).[2] Etimologjia e fjalës është e diskutuar midis dy rrënjëve të mundshme greke: ergasterios – "punishte"; dhe ergastylos – "shtyllë në të cilën lidheshin skllevërit."

Augusti krijoi inspektime të ergastula, për shkak të udhëtarëve që robëroheshin ilegalisht mbaheshin në to.[3] Ergastulum-i u bë i paligjshëm gjatë sundimit të Adrianit si pjesë e një vargu reformash për të përmirësuar kushtet e skllevërve.[4]

Lucius Junius Moderat Kolumela në veprën e tij De re rustica[5] pohon se një ergastulum nëntokësor duhet të ishte sa më i shëndetshëm të mundej dhe i ndriçuar nga dritare me hekura të ngushta, që të ishin larg nga toka që të mos ishte e mundur ti arrije me dorë.[6] Te Loeb Classical Library botimi i vitit 1941[7][8] Harrison B. Ash përkthen një seksion të mëpasëm në librin 1, kapitulli 8 i De re rustica si:

«Prapë, është vendosur zakoni për të gjithë njerëzit mbikëqyrës të inspektojnë të robëruarit e punëtorive [ergastuli[9]], për të gjetur nëse janë prangosur me kujdes, nëse vendet e robërimit janë mjaftueshëm të sigurta dhe të ruajtura përshtatshmërisht, nëse mbikëqyrësi ka vendosur ndonjërin në pranga ose i hoqi ato pa dijenin e pronarit[10] Ash e përkthen termin ergastulis si chain-gangs (të vargonjëzuar në grup)[11] në shfaqjen e tij të parë te De re rustica në librin 1, kapitullin 3.[12]

Një shembull ndërtese punëtorie të detyruar është Villa dei Volusii, i cili është një lokalitet arkeologjik në bashkinë e Fiano Romano në Provincën e Romës, pranë faltores së Lucus Feroniae, përgjatë rrugës së vjetër romake Via Tiberiana.[13]

  1. Christopher Francese (2007). Ancient Rome in So Many Words (në anglisht). Hippocrene Books. fq. 170–. ISBN 978-0-7818-1153-8.
  2. Annalisa Marzano (2007). Roman Villas in Central Italy: A Social and Economic History (në anglisht). BRILL. fq. 149–. ISBN 978-90-04-16037-8.
  3. Kaius Suetonius Trankuili (1889). "32. Divus Augustus". përmbledhur nga J. Eugene Reed; Alexander Thomson (red.). The Lives of the Twelve Caesars (në anglisht). Gebie & Co. Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2023. Marrë më 16 gusht 2023 nëpërmjet Perseus.tufts.edu.
  4. William Smith (1875). "Ergastulum". A Dictionary of Greek and Roman Antiquities (në anglisht). Londër: John Murray.
  5. Lucius Junius Moderat Kolumela (1940). "Books I-IV". përmbledhur nga Harrison Boyd Ash; William Heinemann (red.). Res Rustica (në anglisht). Vëll. 1. Harvard University Press. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2022 nëpërmjet Perseus.tufts.edu.
  6. Lucius Junius Moderatus Kolumela (1940). "book 1, chapter 6, section 3". përmbledhur nga Harrison Boyd Ash; William Heinemann (red.). Res Rustica (në anglisht). Vëll. 1, Books I-IV. Harvard University Press. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2022 nëpërmjet Perseus.tufts.edu.
  7. Lucius Junius Moderat Kolumela (1941). On Agriculture (në anglisht). Vëll. 1, Books 1-4. Përkthyer nga Harrison Boyd Ash. Kembrixh, MA: Harvard University Press.
  8. Lucius Junius Moderat Kolumel. "Book I". De Re Rustica (në anglisht). Penelope.uchicago.edu. Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2023 nëpërmjet LacusCurtius.
  9. Lucius Junius Moderatus Kolumela. "book 1, chapter 8". Res Rustica (në anglisht). Vëll. Books I-IV. Perseus.tufts.edu. Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2022.
  10. "LacusCurtius • Columella, De Re Rustica — Book I". penelope.uchicago.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2023.
  11. "Columella, De Re Rustica – Book I". penelope.uchicago.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2023 nëpërmjet LacusCurtius.
  12. "Columella, Lucius Junius Moderatus, Res Rustica, Books I-IV, book 1, chapter 3". Perseus.tufts.edu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 maj 2022.
  13. Gianfranco Gazzetti (1997). La villa dei Volusii a Fiano Romano (në italisht). Quasar. fq. 31.