Erifili Bezhani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Erifili Bezhani (16 nëntor 1910, Vlorë - 15 shkurt 1959, Tiranë) juriste e shquar nga Vlora.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Erifili Bezhani lindi në Vlorë, më 16 nëntor 1910. Pas mbarimit të shkollës fillore në vendlindje, e ëma e dërgon për shkollim në Korfuz dhe pas mbarimit të shkollës së mesme atje shkon në Francë me të motrën, ku studion fillimisht për Letërsi frënge dhe më pas kryen studimet në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e qytetit Alix-en- Provence, në 1939. Vazhdon me studime të mëtejshme derisa merr edhe “Licenciee en Droit”. Ushtron 2 vjet profesionin e avokates në Marsejë.

Në vitet 1941-42 fejohet me një avokat të njohur aristokrat francez dhe kur ishte në kulmin e lumturisë, nga një fatkeqësi e së motrës Evrinomi, e diplomuar edhe ajo si “Profesore e D’Etudes Francaises” në të njëjtin universitet, Erifili Bezhani lë pas gjithçka dhe e shoqëron të motrën në Shqipëri. Ishte dimri i egër i vitit 1943, kohë lufte, kur të dy motrat zbritën në portin e Vlorës për të mos u larguar më kurrë për shkak të luftës, deri në vdekje nga Shqipëria.[1]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]