Ermal Beqiri
Ermal Beqiri | |
|---|---|
| Lindi | 1982 (mosha 43–44) Gjirokastër, Shqipëri |
| Profesioni | Inxhinier dhe njohës i TI-së |
Ermal Beqiri (lindur më 1982)[1] është një ekspert shqiptar i teknologjisë informative dhe sipërmarrës shqiptar në fushën e teknologjisë.
Ermali ka punuar si inxhinier elektronik dhe drejtor i IT-së në Universitetin e Tiranës, dhe fillimisht u bë i famshëm për publikun si një nga ekspertët e IT-së të përfshirë në ekspertimin e videos Meta-Prifti.[2][3] Në vitin 2025, ai ishte një nga individët e akuzuar nga SPAK për skandalin e prokurimit publik të AKSHI-t.[4]
Jeta & karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai u lind në Gjirokastër, Shqipëri, në vitin 1982. Studimet e larta i kreu në Francë, ku përfundoi ciklin Bachelor në Institutin Universitar të Teknologjisë Montpellier–Sète dhe studimet Master në University of Nîmes.[1]
Gjatë kësaj periudhe mori pjesë në një konkurs kombëtar universitar në Francë, ku u rendit i treti me një projekt të prezantuar në përfaqësim të institucionit të tij.[1] Më vonë, ai përfundoi studimet e doktoraturës në Universitetin e Tiranës, në fushën e aplikimit të sistemeve informatike në arsim.[1]
Karriera e tij profesionale nisi në Francë, ku punoi si menaxher projektesh dhe si pedagog i jashtëm në IUT GEII, duke fituar përvojë të rëndësishme si në sektorin privat, ashtu edhe në atë akademik. Pas kthimit në Shqipëri, ai mori një sërë rolesh drejtuese në institucione publike si Drejtor i Informacionit dhe Teknologjisë në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, si dhe Drejtor i TI-së në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.[1][5] Paralelisht, ka ushtruar aktivitet si ekspert i pavarur në çështje që lidhen me krimin informatik.[1][5]
Beqiri është vlerësuar me çmimin e parë “Shërbimi Publik i Vitit” në Albanian ICT Awards 2017 për projektin “51 shërbimet e ZRPP-së në portalin e-Albania”.[1][5][6][6]
Në vitin 2021, ai bleu kompaninë Soft & Solution, të cilën e zhvilloi më tej në tregun shqiptar të teknologjisë së informacionit.[1][5]
Në vitin 2024, Ermal Beqiri bën pjesë të grupit të kompanive Soft & Solution, Horizon, dhe ITirana, duke zgjeruar angazhimin e tij në sektorin e teknologjisë dhe inovacionit.[7][8]Po këtë vit, ai themeloi kompaninë R&D Solution, e fokusuar në zhvillimin e projekteve kërkimore, avancimin teknologjik dhe nxitjen e bashkëpunimeve ndërmjet sektorëve akademikë, privatë dhe institucionalë.[9]
Ndërsa në vitin 2025, Ermal Beqiri themeloi Albanian Council for Technology and Innovation (ACTI), një shoqatë industrie që promovon sigurinë kibernetike, startup-et dhe politikat digjitale.[10] Po atë vit, ACTI organizoi programin dhe konkursin ACT NOW 2025, të fokusuar në inovacion dhe sipërmarrje digjitale në Shqipëri, ku startup-et pjesëmarrëse konkuruan për mbështetje financiare dhe zhvillim. Çmimin kryesor prej 50,000 eurosh e fitoi startup-i InsectIntel.[11]
Videoja Meta–Prifti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Beqiri mori vëmendje publike në vitin 2011 si një nga tre njohësit e TI-së të ngarkuar nga gjykata për shqyrtimin e videos Meta–Prifti, një regjistrim i fshehtë që tregonte ish-zëvendëskryeministrin Ilir Meta duke diskutuar marrëveshje korruptive me ministrin e atëhershëm të ekonomisë Dritan Prifti.[12][13] Raporti i Beqirit dhe dy eksperëve të tjerë, doli në përfundim se regjistrimi nuk ishte origjinal, një gjetje që ishte në favor të mbrojtjes së Ilir Metës kundër akuzave për korrupsion.[12] Analizat të mëparshme, të kryera për prokurorinë nga ekspertë britanikë dhe amerikanë të TI-së, e kishin vlerësuar regjistrimin si autentik, por gjetjet e tyre u hodhën poshtë nga gjykata si të papranueshme.[14]
Skandali i prokurimeve publike të AKSHI-së
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Beqiri është një ndër figurat kryesore në hetimin e SPAK-ut mbi skandalin e prokurimit publik të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI); ndaj të cilit ngrihen akuza për korrupsion, manipulim të tenderëve, inflacion çmimesh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.[15] SPAK pretendon se kompanitë e tij kanë siguruar miliona euro përmes ofertave të manipuluara të prokurimit publik, në bashkëpunim me Ergys Agasin.[16][1][17]
Pamfleti e lidh ACTI-në e Beqirit poashtu me hetimin e SPAK-ut rreth një rrjeti kompanish që janë inkuadruar në parkun teknologjik Durana në Xhafzotaj[18]—që premtoi zero tatime mbi fitimet e kompanive pjesëmarrëse për 10 vitet e para të ekzistencës.[19] Parku, i përshkruar nga ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj si "parajsë fiskale" për afaristët teknologjikë, u mbështet mbi ACTI dhe përfshiu kompanitë e tjera të Beqirit—Horizon dhe Soft & Solution. Të gjitha kompanitë e tij ndërruan adresën e tyre në Xhafzotaj pa humbur kohë, që të shfrytëzonin parkun si mënyrë e shmangies së tatimeve.[18]
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 4 5 6 7 8 9 "Ermal Beqiri, figurë e rëndësishme e sipërmarrjes teknologjike në Shqipëri". fakti-news.com.
- ↑ "Miliarda me tenderat e AKSHI-t/ Historia e dyshimtë e "perandorisë" së Ermal Beqirit". Ora News.
- ↑ "SPAK fut në radar biznesmenin Ermal Beqiri, BKH kryen kontrolle në zyrë". Vox News.
- ↑ R, K. (2025-12-19). "BIRN: Kapja e AKSHI-t nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare". Gazeta Dita (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2026. Marrë më 2026-02-27.[lidhje e vdekur]
- 1 2 3 4 "Ermal Beqiri dhe sipërmarrja teknologjike në Shqipëri". lexolajmet.com.
- 1 2 "51 Shërbimet ZRPP në E-Albania: Intervistë me Shërbimin Publik të Vitit në Shqipëri në Albanian ICT Awards V". pcworld.al. 16 maj 2017.
- ↑ "Horizon Sh.p.k bëhet pjesë e Grupit të Kompanive të Soft & Solution. Një hap i ri drejt inovacionit në infrastrukturë". softsolution.al.
- ↑ "Pas Horizonit, Ermal Beqiri ble dhe ITiirana". kapitali.al.
- ↑ "R&D Solution inauguron qendrën e re të inovacionit në Shqipëri". lajmiri.com.
- ↑ "SCANDAL/ "Durana", an offshore zone in Durrës where the taxes of 40 companies linked to AKSHI were avoided!". Vox News. Marrë më 2026-03-29.
- ↑ "ACT NOW 2025 Successfully Concludes: A Step Forward for Digital Albania" (në anglisht).
- 1 2 "Ekspertët: Videopërgjimi Meta-Prifti jo origjinal, Prifti: Gjykata të kërkojë ekspertizë nga policitë e BE-së". Panorama.
- ↑ Likmeta, Besar (2011-11-01). "Albanian Experts Query Video in Meta Corruption Case". Balkan Insight (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-02-27.
- ↑ "Experts Say Albania Video Corruption Scandal a Fake". Balkan Insight.
- ↑ Peca, Vjolanda (2025-12-16). "Hostage taking and structured criminal group for AKSH tenders" (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-03-29.
- ↑ R, K. (2025-12-19). "BIRN: Kapja e AKSHI-t nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare". Gazeta Dita (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2026. Marrë më 2026-03-29.
- ↑ "PENGJE E TENDERA. SPAK ZBULON DOSJEN, Pse u arrestuar Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe izolimi i dy drejtueseve të AKSHI-t". MAPO. 16 dhjetor 2025.
- 1 2 ""Durana Tech Park", parajsa fiskale në zemër të Shqipërisë; rrënjët që të çojnë te Elira Kokona dhe Ermal Beqiri". Pamfleti. 2026-01-10. Marrë më 2026-03-29.
- ↑ "Parku teknologjik "Durana", hapet thirrja për përdoruesit e parë, shteti ofron lehtësi deri në 10 vite". A2 CNN. 2025-02-18. Marrë më 2026-04-09.