Shko te përmbajtja

Ermal Hasimja

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ermal Hasimja
Lindi
Ermal Hasimja

8 shtator 1975 (51 vjeç)
Tiranë, Shqipëri
Alma materUniversiteti i Tiranës
Universiteti Paris VIII
London School of Economics and Political Science
ProfesionetAkademik
Pedagog
Administrator arsimor
Vitet aktive2001–sot

Ermal Hasimja (lindur më 8 shtator 1975) është akademik, pedagog dhe administrator arsimor shqiptar. Aktualisht ushtron funksionin e administratorit të shkollës së mesme private "Ernest Koliqi" në Tiranë. Në tetor 2025, ai kandidoi për kryetarin e Bashkisë së Tiranës për një kohë të shkurtër.

Hasimja ka lindur në Tiranë më 8 shtator 1975. Studimet e para i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës, ku është diplomuar në degën e gazetarisë (1994–1998). Më pas ka ndjekur studimet në Universitetin Paris VIII në Francë, ku ka përfituar diplomë, master dhe doktoraturë në Shkenca Politike (1998–2006). Në vitin 2008 ka zhvilluar një vizitë postdoktorale në London School of Economics në Londër, me studimet mbi përfaqësimin politik.[1]

Në fillim të karrierës, Hasimja ka punuar për organizata ndërkombëtare në Kosovë, në projekte që lidhen me administratën publike dhe qeverisjen vendore. Nga viti 2002 deri në vitin 2004 ka qenë drejtor i Programit të Administratës Publike dhe Pushtetit Vendor në Kosovo Foundation for Open Society dhe menaxher i Radio Plus në Prishtinë.[1]

Në vitin 2005 u bë pjesë e Komitetit të Orientimit të Politikave (KOP) pranë Partisë Demokratike dhe shërbeu si këshilltar për marrëdhënie publike pranë Kryeministrit. Pas përfundimit të kësaj detyre, u përfshi në fushën akademike dhe në nisma arsimore.[2]

Nga viti 2005 deri në vitin 2010 ka dhënë mësim në Universitetin e Tiranës, ku ka mbajtur edhe postin e shefit të Departamentit të Shkencave Politike. Më vonë ka qenë zëvendësrektor në Universitetin Europian të Tiranës, institucion ku ka qenë ndër themeluesit. Që prej vitit 2011, ushtron detyrën e administratorit në shkollën e mesme private “Ernest Koliqi” në Tiranë.[1][3][4]

Hasimja ka ligjëruar edhe në New York University dhe në Shkollën Politike të Këshillit të Europës në Tiranë dhe Prishtinë.[1]

Aktiviteti politik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, Hasimja ishte kandidat për deputet në qarkun e Tiranës, propozuar nga subjekti politik Sfida për Shqipërinë.[1]

Në tetor 2025 ai shpalli kandidaturën si i pavarur për kryetar të Bashkisë së Tiranës, pasi kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, e propozoi për këtë pozicion, duke njoftuar synimin për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të pjesshme të datës 9 nëntor 2025.[5][6]

Më 7 tetor 2025, Hasimja njoftoi tërheqjen nga gara për kryetar bashkie, duke deklaruar se, pasi Florjan Binaj kishte marrë mbështetjen e disa partive opozitare, ai nuk do të vazhdonte më si kandidat i pavarur. Ai u shpreh se do të mbështeste Binajn në fushatën zgjedhore.[7]

  1. 1 2 3 4 5 "Jetëshkrimi i kandidatit Ermal Hasimja, Partia Sfida, Tiranë". Reporter.al. Marrë më 5 tetor 2025.
  2. ↑ "KOP-i i PD-së dhe mesazhi domethënës i Pashkos". Gazeta Tema. 5 maj 2016. Marrë më 5 tetor 2025.
  3. ↑ "UET 15 vite, një histori europiane". Universiteti Europian i Tiranës. 25 shtator 2021. Marrë më 6 tetor 2025.
  4. ↑ "Stafi i Shkollës "Ernest Koliqi"". Shkolla "Ernest Koliqi". Marrë më 6 tetor 2025.
  5. ↑ "I doli emri si kandidat për Bashkinë e Tiranës, reagon pedagogu Ermal Hasimja". Newsbomb. 1 tetor 2025. Marrë më 6 tetor 2025.
  6. ↑ "Ermal Hasimja shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës". Telegrafi. 5 tetor 2025. Marrë më 6 tetor 2025.
  7. ↑ "Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn". Opinion.al. 7 tetor 2025. Marrë më 7 tetor 2025.