Shko te përmbajtja

Ermanno Armao

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ermanno Armao (Izmir, 14 tetor 1889 - Alassio, 1976) ka qenë diplomat, jurist dhe studjues italian.

U lind në Izmir, në kohën e Perandorisë Osmane, më 14 tetor 1889 nga Adolfo dhe Irene Scherer.[1] Familje me mbiemrin e tyre janë përmendur si me kombësi greke, por katolikë, si dhe francezë,[2] apo venedikas;[3] i ati ishte për vete i lindur në Izmir dhe mbahej si njeri me rëndësi në mesin e komunitetit italian të qytetit bregdetar.[4] U diplomua për Jurisprudencë në Universitetin Mbretëror të Romës më 10 korrik 1909.

Hyri në karrierën konsullore më 1912, pas një konkursi me anë të të cilit u emërua I Ngarkuar me Punë konsullore. Ushtroi karrierën konsullore prej vitit 1912 deri më 1940, duke mbuluar detyrën e Konsullit të ItalisëAntalia, Kordovë, Shkodër, Boston, Stamboll e Këln.

I dhënë pas hartografisë, i interesoi vepra e hartografit të madh venedikas, Vinçenco Koroneli. Për hartën e të cilit (Corso delli fiumi Drino e Boiana, Venezia 1688) Armao botoi një studim më 1933 në Romë, të titulluar "Località, chiese, fiumi, monti, e toponimi varii di un'antica carta dell'Albania Settentrionale", të cilin e saktësoi me të dhëna të imtësishme për toponiminë e përdorur nga Coronelli.

Më 1944 botoi edhe biografinë e titulluar Vincenzo Coronelli, cenni sull'uomo e la sua vita mbi hartografin, botuar në Firence.

Ndërroi jetë më 1976.[1]

  1. 1 2 Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). I.B.Tauris, 2013. fq. 17–18. ISBN 9781780764313.
  2. "My Mother's Family, The Exarhos – Exarchos - Exarque and their Relatives with some observations on the Levantine Marriages". levantineheritage.com (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. Olschki, Leo (1951). Ermanno Armao, in giro per il Mar Egeo con Vincenzo Coronelli (në italisht). La Civiltà cattolica. fq. 696.
  4. Frangini, Aldo (1903). "Italiani in Smirne, strenna nazionale: cenni biografici" (PDF). giustiniani.info (në italisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)