Ervin Skela

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ervin Skela
Të dhënat vetjake
Emri i plotëErvin Skela
Datëlindja (1976-11-17) 17 Nëntor 1976 (46 vjeç)
VendlindjaVlorë, Shqipëri
Gjatësia1.73 m (5 ft 8 in)
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
FC Hanau 93
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1992–1995Flamurtari Vlorë31(5)
1993KF Tirana (Huazim)5(0)
1995–1997Union Berlin57(9)
1998–1999Erzgebirge Aue47(8)
1999–2000Chemnitzer FC50(11)
2001Waldhof Mannheim15(3)
2001–2004Eintracht Frankfurt92(26)
2004–2005Arminia Bielefeld32(0)
2005–20061. FC Kaiserslautern34(4)
2006Ascoli7(0)
2007–2009Energie Cottbus72(9)
2009–2010TuS Koblenz18(0)
2011Arka Gdynia5(0)
2014–FC Hanau 936(4)
Karriera ndërkombëtare
2000–2011Shqipëria75(13)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 14 prill 2014
‡ National team caps and goals correct as of 4 shtator 2011

Ervin Skela (i lindur më 17 nëntor 1976Vlorë) është një futbollist shqiptar i cili luan aktualisht me FC Hanau 93Kreisoberliga, në kategorinë e tetë të futbollit gjerman.

Ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës në Gjermani, ku ka luajtur me klube si Energie Cottbus, 1. FC Kaiserslautern, Union Berlin, Chemnitzer FC, Erzgebirge Aue dhe me Eintracht Frankfurt ku pati kulmin e karrierës së tij. Ai ka pasur eksperienca në Itali, Poloni dhe Shqipëri ku filloi karrierën e tij.

Ai ka luajtur për 11 vite me kombëtaren Shqiptare, ai ka lujtur 75 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola duke u bërë edhe golashënuesi i tretë më i mirë në histori.

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqipëria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skala filloi karrierën e tij futbollistike në Shqipëri që në moshë të vogël. Ai filloi karrierën e tij me klubin e vendit të lindjes Flamurtari, që në ato kohë ishte një skuadrat me të mira në vend. Ai qëndroi tek Flamurtari gjatë perudhës së viteve 1992–95. Gjatë kësaj kohe, Skela u huazua në vitin 1993 tek KF Tirana, por pa mbaruar viti u rikthye sërisht në Vlorë.

Gjermania[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas 3 viteve në Shqipëri, Skela vendosi se ishte koha për të zgjeruar horizontet e tij dhe kështu u transferua në Gjermani për të luajtur me Union Berlin. Pasi luajti 57 ndeshje dhe shënoi 9 gola në 57 ndeshje pas 3 vitesh, ai u transferua tek Erzgebirge Aue. Gjatë 2 sezoneve ku qëndoi, Skela luajti 47 ndeshje duke shënuar edhe 8 gola. Në 1999, Skela u transferua tek Chemnitzer duke shënuar 11 gola në 50 ndeshje. Në janar 2000, ai lëvizi tek Waldhof Mannheim, e cila ra nga kategoria për vetëm 1 pikë. Por, pasi shpenzoi 1 vit e gjysëm tek Chemnitzer duke luajtur vetëm 15 ndeshje, ai u transferua te Eintracht Frankfurt. Te Eintracht Frankfurt Skela kaloi vitet më të arta të karrierës. Pas 3 vitesh ku luajti 92 ndeshje dhe shënoi 26 gola, Skela u transferua te Arminia Bielefeld ku luajti vetëm në sezonin 2004–05, ai luajti 32 ndeshje në ligë.

Kaiserslautern dhe Ascoli[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubi i tij i rradhës do të ishte 1. FC Kaiserslautern, ku Skela u transferua në vitin 2005. Në sezonin e vetëm që luajti tek klubi ai shënoi katër gola në 34 ndeshje. Pas sezonit të dobët 2005–06, ku klubi ra në 2. Bundesliga Skela prishi kontratën e tij me klubin dhe u transferua në Itali te Ascoli si lojtar i lirë në vitin 2006.

Ai firmosi një kontratë 1 vjeçare me klubin italian dhe bëri debutimin me Bianconerin më shtator 2009. Megjithatë, Skela nuk dhuroi impaktin e dukur në skuadër dhe nuk e fitoi dot vendin në formacion dhe shpejt u largua si lojtar i lirë.[1] Gjatë sezonit të tij të vetëm në futbollin italian, Skela luajti vetëm 7 ndeshje pa arritur të gjejë rrugën e golit.

Energie Cottbus[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë merkatos dimërore të vitit 2007, Skela u rikthye në Gjermani më 29 janar 2007, ku firmosi një kontratë 2 vjet e gjysëm me Energie Cottbus. Gjatë kohës së tij me klubin gjerman, Skela u bë një nga të preferuarit dhe një nga lojtarët kyç. Në sezonin 2007–08, ai luajti 34 ndeshje dhe shënoi 7 gola, golat dhe paraqitjet e tij të mira e ndihmuan klubin që të mos binte nga kategoria. Në fund të sezonit, Skela kishte luajtur 137 ndeshje në Bundesligë dhe kishte shënuar 21 gola. Pas dy viteve me Energie Cottbus, Skela u largua nga klubi më 30 qershor 2009.[2]

Koblenz[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi qëndroi plot 4 muaj pa skuadër, më 14 tetor 2009, Skela firmosi një kontratë 3 vjeçare për TuS Koblenz.[3] Ai luajti tek klubi gjerman gjatë sezonit 2009–10 duke luajtur 19 ndeshje por pa mundur të gjej rrugën e rrjetës.

Windeck[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1 shkurt 2011, Skela u transferua tek FC Germania Windeck.[4] Pa luajtur asnjë ndeshje, ai u largua pas vetëm 2 muajsht.

Arka Gdynia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 4 mars 2011, Skela u largua nga Germania Windeck,[5] dhe firmosi me Arka Gdynia.[6]

FC Hanau 93[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi nuk luajti futboll profesionist që kur u largua nga Arka Gdynia në 2011, Skela i'u rikthye futbollit duke firmosur me skuadrën e divizionin të tetë gjerman FC Hanau 93 më 29 janar 2014 në moshën 37 vjeçare.[7][8] Ai firmosi një kontratë deri në fund të sezonit dhe zgjodhi fanellën me numrin 7. Më 5 prill 2014, Skela shënoi në fitoren 3–0 kundër FC Mittelbuchen në minutën e 83-të me penallti.[9] Ai vazhdoi formë e tij të mirë pasi më 13 prill shënoi në një fitore të klubit 4–1, kjo ishte hera e parë që Skela shënon Gol në lojë të hapur pasi Golat e tjerë kishin ardhur me penallti.

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Statistikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombëtarja Shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2000 4 0
2001 5 1
2002 0 0
2003 11 3
2004 8 1
2005 10 1
2006 6 2
2007 7 1
2008 7 1
2009 8 2
2010 7 1
2011 2 0
Total 75 13

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "KOMUNIKATË" (në italisht). Ascoli Calcio 1898. 5 janar 2007. Arkivuar nga origjinali më 9 mars 2012. Marrë më 28 dhjetor 2010.
  2. ^ "Skela surprizon 1860-n, zgjedh Koblencin". albania-sport.com. 13 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2012. Marrë më 16 tetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Koblenz verpflichtet Skela". transfermarkt.de. 14 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2013. Marrë më 16 tetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Unglaublich, aber wahr! Ervin Skela wechselt nach Windeck". RevierSport. 1 shkurt 2011. Marrë më 5 mars 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Perfekt! Ervin Skela unterschreibt Dreijahresvertrag bei der TuS". tuskoblenz.de. 14 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2009. Marrë më 16 tetor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Ervin Skela w Arce!". arka.gdynia.pl. 28 shkurt 2011. Marrë më 28 shkurt 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Ervin Skela i rikthehet futbollit". Gazeta Tema. 30 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2014. Marrë më 30 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Ex-Bundesligaspieler wechselt in die 8. Liga". t-online.de. 29 janar 2014. Marrë më 30 janar 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Ervin Skela, vjen goli i tretë me modestët e Hanaut". Panorama Sport. 7 prill 2014. Marrë më 12 prill 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]