Esra'a Al Shafei

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Esra'a Al Shafei
Esra'a Al Shafei avatar.png

Esra'a Al Shafei është një aktiviste për të drejtat e njeriut në Bahrein, blogere dhe themeluese dhe drejtore ekzekutive e Majal (Mideast Youth) dhe projektet e tij të lidhura, duke përfshirë CrowdVoice.org. [1] Al Shafei është bashkëpunëtore e lartë e TED, [2]dhe e Echoing Green[3] dhe është referuar nga gazetari i CNN George Webster si "Mbrojtëse e hapur e fjalës së lirë". [4] Ajo është paraqitur në revistën " Fast Company " si një nga "100 njerëzit më kreativë në biznes". [5] Në vitin 2011, The Daily Beast renditi Al Shafei si një nga 17 blogerët më të guximshëm në mbarë botën. [6] Ajo është gjithashtu promovuese e muzikës si një mjet për ndryshime sociale [4] dhe themeloi Mideast Tunes , e cila aktualisht është platforma më e madhe për muzikantët nëntokësorë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. [7]

Al Shafei ka marrë Çmimin Berkman për Inovacionin në Internet nga Berkman Klein Center for Internet & Society në Shkollën Juridike të Harvardit në vitin 2008 për "kontributet e shquara në internet dhe ndikimi i saj në shoqëri".[8] Në vitin 2012, ajo mori një Shuttleworth Foundation Fellowship për punën e saj në platformën me burim të hapur CrowdVoice.org.[9] Ajo është gjithashtu fituese e cmimit Monaco Media Price.[10] Në vitin 2014, ajo u paraqit në listën e "30 Under 30" të revistës Forbes të sipërmarrësve socialë që kishin një ndikim në botë.[11] Forumi Ekonomik Botëror e renditi atë si një nga "15 Femra Ndryshojnë Botë në 2015". [12] Po atë vit, ajo fitoi çmimin "Most Courageous Media" [13] nga Free Press Unlimited. [14] Në vitin 2018 ajo u rendit si një prej 100 grave të BBC-së . [15]

Al Shafei ishte drejtues kryesor në Wikimania 2017. Në dhjetor të të njëjtit vit, ajo u emërua në Bordin e Fondacionit Wikimedia . [16]

Rrjeti Social[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Esra'a Al Shafei, në rrejtin e saj social, dëshmon trajtimin çnjerëzor të punëtorëve emigrantë. Kjo, së bashku me stereotipet që i portretizon media për të rinjtë e Lindjes së Mesme. Këto ishin edhe shkak që ajo të krijonte rrjetin Rinor të Lindjes së Mesme(Mideast Youth network). [17] Me kalimin e kohës, rrjeti u zgjerua dhe filloi të përfshij edhe çështje të tjera të të drejtave civile brenda Lindjes së Mesme.

We want our humanity and our futures in our own hands and we use the internet and other forms of technology to fight for those rights[17]

— Esra'a Al Shafei

Në vitin 2006, ajo filloi të blogoj me WordPress. [18] Ajo përdor Twitter për të komunikuar, por nëse ato bëhen virale ajo i fshin. [19]

Zona e saj e muzikës i jep mundësi që muzika nëntokësore të depërtojë në treg.[20] Faqet e saj përhapin informacione edhe tek masat që nuk gjenden në degët kryesore. [21] Bloget e saj janë burim i informacionit botëror. [22] Al Shafei ka bloguar për CNN dhe Huffington Post.[23]

Shiko gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Majal (Mideast Youth)

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Archiving the world, one protest at a time". Arkivuar nga origjinali origjinali më 26 qershor 2014. Marrë më 12 qershor 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "TED fellows directory". TEDGlobal 2009. Marrë më 29 prill 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Echoing Green fellows directory". Echoing Green 2009. Arkivuar nga origjinali origjinali më 30 dhjetor 2010. Marrë më 29 prill 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b George Webster (12 mars 2010). "YouTube gives Bahraini youth window to world". CNN. Arkivuar nga origjinali origjinali më 3 korrik 2010. Marrë më 29 prill 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "the 100 most creative people in business in 2011". Arkivuar nga origjinali origjinali më 13 gusht 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "World's Bravest Bloggers". Arkivuar nga origjinali origjinali më 18 nëntor 2011. Marrë më 8 shkurt 2019. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Chalfoun, Romeo. "Mideast Tunes Hosts 1300 Underground Bands from the MENA". ArabNet. Arkivuar nga origjinali origjinali më 17 nëntor 2015. Marrë më 11 tetor 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Berkman Award for Internet Innovation for Mideast Youth in 2008 Arkivuar 8 gusht 2014 tek Wayback Machine.
  9. ^ Shuttleworth Foundation Fellowship .
  10. ^ Andy Plesser (11 nëntor 2011). "Bahraini Blogger Wins Monaco Media Prize". Business Insider. Arkivuar nga origjinali origjinali më 23 shtator 2015. Marrë më 18 gusht 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ William White (7 janar 2014). "Who Topped the Forbes 30 Under 30 List?". InvestorPlace. Arkivuar nga origjinali origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 18 gusht 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Parker, Ceri. "15 Women Changing the World in 2015". World Economic Forum. Arkivuar nga origjinali origjinali më 30 shtator 2015. Marrë më 10 tetor 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Free Press Unlimited. "Bahraini journalist Esra'a Al Shafei wins' Most Courageous Media Award 2015". Arkivuar nga origjinali origjinali më 13 gusht 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ MIT Media Lab (30 maj 2017). "Media Lab announces 2017 Director's Fellows". Arkivuar nga origjinali origjinali më 29 nëntor 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "BBC 100 Women 2018: Who is on the list?". BBC News (në anglisht). 19 nëntor 2018. Marrë më 2018-11-21.
  16. ^ "Esra'a Al Shafei joins Wikimedia Foundation Board of Trustees". Wikimedia Foundation. 1 dhjetor 2017. Arkivuar nga origjinali origjinali më 2 dhjetor 2017. Marrë më 1 dhjetor 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ a b Simon Columbus (19 korrik 2009). "Interview with Esra'a Al Shafei on freedom of expression in the Middle East". Gulli. Arkivuar nga origjinali origjinali më 9 tetor 2011. Marrë më 28 prill 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Hicks, Jennifer (3 shkurt 2012). "Esra'a Al-Shafei Uses Blogs To Create A Voice For Those Without One". Forbes (në anglisht). Arkivuar nga origjinali origjinali më 5 janar 2013. Marrë më 29 nëntor 2017.
  19. ^ Elgin, Benjamin; Robison, Peter (27 tetor 2016). "Why Your Tweets Are Incredibly Valuable—and Dangerous". Bloomberg Technology. Bloomberg. Arkivuar nga origjinali origjinali më 16 nëntor 2017. Marrë më 29 nëntor 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Holland, Jessica (27 tetor 2013). "Music of the Middle East: The website and app Mideast Tunes allows users to stream music from across the Mena region for free. Bands can now register for inclusion". The National (në anglisht). Arkivuar nga origjinali origjinali më 29 nëntor 2017. Marrë më 29 nëntor 2017.
  21. ^ Davies, Catriona (15 shtator 2011). "The Middle East's leaders of the future? - CNN". CNN. Arkivuar nga origjinali origjinali më 2 qershor 2015. Marrë më 29 nëntor 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ Yerman, Marcia G. (23 gusht 2010). "The BlogHer'10 Conference – Women Power Up". Huffington Post. Arkivuar nga origjinali origjinali më 12 maj 2017. Marrë më 29 nëntor 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ Al Shafei, Esra'a (24 gusht 2010). "Young Muslims must use social media to promote peace – CNN.com". CNN (në anglisht). Arkivuar nga origjinali origjinali më 14 prill 2011. Marrë më 29 nëntor 2017.

Linqe të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]