Estrada e Tiranës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Estrada e Tiranës u themelua më 2 maj 1952 si pjesë përbërëse e teatrit të varietesë.

Në vitet menjëherë pas luftës teatri i varietesë morri një zhvillim të dukshëm i cili u konkretizua me krijimin e disa trupave humoristike në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë. Interpretimi në humor arriti vlera të larta artistike jo vetëm me krijimin e estradësTiranës.

Historia e Estradës së Tiranës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shfaqja e parë që hapi aktivitetin e estradës ishte pikërisht ajo me titullin “Estrada Nr. 1”. Pas kësaj pasuan edhe shfaqje të tjera me titujt “Estrada Nr. 2”, “Estrada Nr. 3”, “Estrada Nr. 4” e kështu me radhë.

Gjatë viteve 80' dhe 90' estrada e Tiranës kishte një trupë prej mëse 65 personash. Gjatë viteve 1980 - 2000 trupa e aktorëve dha mbi 320 shfaqje në vit, ku ndër të tjera spikatën komeditë, recitalet e këngëve, koncertet e shfaqura në pallate sporti, stadiume, etj. Brenda një viti organizoheshin rreth 80 shfaqje artistike përfshi këtu edhe ato të shfaqura nëpër fshate, ndërmarrje prodhimi, reparte ushtarake, etj. Përgjatë një periudhe mëse 50-vjeçare nga Estrada e Tiranës u shfaqën mbi 250 premiera artistike. Më 2 prill 2005 Estrada e Tiranës pushoi së ekzistuari si institucion duke u shndëruar në një shoqatë teatrore.[1]

Protagonistë të shquar të estradës së Tiranës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Disa nga artistët më të njohur, të cilët u angazhuan me pjesëmarrje aktive në trupën e estradës së Tiranës ishin: Ramazan Zyberi, Melpomeni Çobani, Enver Dauti, Ana Kçira, Lin Ndoka, Tonin Konçi, Skënder Sallaku, Vitore Sallaku, Skënder Plasari, Xhemal Myftiu, Anita Take, Aleksandër Lalo, Koço Devole, Agim Bajko, Veli Rada, Luan Zhegu, Xhevahir Zeneli, Irma Libohova, Bujar Kapexhiu, Marjana Kondi, Met Bega, Vasillaq Vangjeli, Vegim Xhani,Rita Lati, Arben Shaka, Pavlina Nika, Liljana Kondakçiu, Kozma Dushi, Ema Qazimi

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet e informacionit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ 360 grade website. "Na ishte një herë Estrada e Tiranës". Marrë më 5 shtator 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)[lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Estrada e Tiranës mbledh ikonat e skenës në 60-vjetorin e themelimit të saj Arkivuar 28 tetor 2019 tek Wayback Machine