Shko te përmbajtja

Evis Sala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Prof. Dr.
Evis Sala
Evis Sala, minister
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale
Titullar
Në detyrë
19 shtator 2025
PresidentiBajram Begaj
KryeministriEdi Rama
Paraprirë ngaOgerta Manastirliu
Të dhëna vetjake
U lind më5 korrik 1968 (57 vjeçe)
Shqipëri
NënshtetësiaShqiptare
Partia politikePartia Socialiste e Shqipërisë
ArsimimiUniversieti i Krembrixh
ProfesioniPolitikane, akademike, kërkuese mjekësore

Evis Sala Evis Sala (MD, PhD, FRCR, FRCP) është radiologe dhe akademike shqiptare. Që nga shtatori 2025, ajo mban postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Shqipërisë, si dhe titullin profesore e Radiologjisë në Università Cattolica del Sacro Cuore në Romë, Itali.[1][2][3][4]

Sala ka përfunduar studimet për Mjekësi (MD) në Universitetin e Tiranës në vitin 1991. Ajo ka marrë titujt MPhil dhe PhD në Epidemiologji dhe Biostatistikë në Universitetin e Kembrixhit në vitin 2020, ku më pas ka përfunduar edhe specializimin në Radiologji.[5]

Karriera akademike dhe profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga viti 2012 deri në vitin 2018, Sala ka shërbyer si profesore e Radiologjisë në Weill Cornell Medical College dhe si Shefe e Shërbimit të Imazherisë Trupore në Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Nju Jork.

Më pas, ajo ka qenë profesore e Imazherisë Onkologjike në Universitetin e Kembrixhit (Mbretëria e Bashkuar), ku ka bashkëdrejtuar programet Cancer Research UK Cambridge Centre Advanced Cancer Imaging dhe Integrated Cancer Medicine.[6][7]

Deri në shtator 2025, ajo ka shërbyer si Drejtore e Programit të Trajnimit në Radiologji në Università Cattolica del Sacro Cuore dhe si Shefe e Departamentit të Imazherisë Diagnostike dhe Radioterapisë në Fondazione Policlinico Universitario Agostino Gemelli IRCCRomë.[8]

Karriera Politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga shtatori 2025, Sala mban postin e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Shqipërisë.[9][10][11][12][13][14]

Kontributi shkencor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kontributet e saj shkencore lidhen kryesisht me radiogjenomikën dhe përdorimin e inteligjencës artificiale (IA) në imazherinë onkologjike, përfshirë zhvillimin e metodave sasiore të imazherisë për zbulimin e tumoreve, vlerësimin e heterogjenitetit tumoral dhe parashikimin e ecurisë së sëmundjes.[15]

Ajo është autore e mbi 340 publikimeve shkencore në revista ndërkombëtare dhe bashkëthemeluese e kompanisë Lucida Medical, e cila zhvillon softuerë për mbështetjen e diagnostikimit të kancerit përmes IA dhe MRI.[16][17]

Nderime dhe tituj

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vlerësim të kontributit të saj profesional, ajo është zgjedhur Fellow e:

Në vitin 2022 është nderuar me titullin Anëtare Nderi nga Radiological Society of North America (RSNA) dhe në vitin 2024 nga Shoqata Japoneze e Radiologjisë.[18][19]

Angazhime ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aktualisht, Sala është Presidente e zgjedhur (President-Elect) e ESUR dhe eksperte e emëruar në iniciativën Comprehensive Cancer Infrastructures for the European Union (CCI4EU).[20]

  1. "Evis Sala prezantohet si ministre e Shëndetësisë – Rama: Planifikohet një universitet në Fier". Scan TV. 20 shtator 2025. Marrë më 22 shtator 2025.
  2. "Iu besua Ministria e Shëndetësisë / Kush është Evis Sala". CNA. 11 shtator 2025. Marrë më 22 shtator 2025.
  3. www.kryeministria.al https://www.kryeministria.al/ministrat/evis-sala/. Marrë më 2026-02-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "Një mjeke për Ministrinë e Shëndetësisë, kush është Evis Sala? | Albanian Post". albanianpost.com. Marrë më 2026-02-09.
  5. "Professor Evis Sala". crukcambridgecentre.org.uk (në anglisht). Marrë më 2026-02-09.
  6. "Prof Dr Evis Sala".
  7. "Dr. Evis Sala bëhet pjesë e njësisë së rëndësishme në Universitetin e Kembrixhit ku mblidhen ekspertët më të mirë nga e gjithë bota". Marrë më 2026-02-09.
  8. SHQIP (2022-12-03). "Evis Sala nderohet me çmimin prestigjioz në SHBA". Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-02-09.
  9. "Evis Sala - Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale".
  10. "Prezantohet ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala: Sfidë e madhe. Rrjedhja e mjekëve do të ndalet!". Marrë më 2026-02-09.
  11. "Evis Sala prezantohet si ministre e Shëndetësisë/ Rama: Planifikohet hapja e një universiteti të ri në Fier". SCANTV. 2025-09-20. Marrë më 2026-02-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. "Iu besua Ministria e Shëndetësisë/ Kush është Evis Sala". CNA. 2025-09-11. Marrë më 2026-02-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. "Kush është Evis Sala që Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale".
  14. "Kush është Evis Sala që Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë". dritare.net. Marrë më 2026-02-09. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. "The politics of health: Evis Sala takes first steps in Albania". AuntMinnieEurope (në anglishte amerikane). 2025-10-27. Marrë më 2026-02-09.
  16. "Professor Evis Sala". crukcambridgecentre.org.uk (në anglisht). Marrë më 2026-02-09.
  17. "Health Literacy and Human Rights Listening and empowering people to build trust". {{cite web}}: Te parametri |title= ndodhet simboli i padukshëm "line feed character" - Pozicioni: 33 njësi duke numëruar nga e majta (Ndihmë!)
  18. SHQIP (2022-12-03). "Evis Sala nderohet me çmimin prestigjioz në SHBA". Shqip.com - Lajmet e fundit nga Shqipëria, Kosova dhe Bota (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-02-09.
  19. "Studiuesja e njohur shqiptare Evis Sala nderohet me çmimin prestigjioz në SHBA. Më parë mori edhe postin drejtues në spitalin "Gemelli" në Romë". Marrë më 2026-02-09.
  20. "Dr. Evis Sala bëhet pjesë e njësisë së rëndësishme në Universitetin e Kembrixhit ku mblidhen ekspertët më të mirë nga e gjithë bota". Marrë më 2026-02-09.