Fëmijëria e hershme

Fëmijëria e hershme është një term nga fusha e studimeve të fëmijërisë që përfshin një nënfazë në kuadër të fazave të zhvillimit të fëmijës. Kjo zakonisht përfshin kohën prej fundit të foshnjërisë e deri rreth moshës tri (3) vjeçare. Për shkak se interesimi kryesor i fëmijës gjatë kësaj periudhe janë lojërat dhe lodrat atëhere edhe gjithë kjo periudhë ngnjëhere quhet mosha e lojës dhe e lojërave, gjë që është një përcaktim i përafërt por jo i specifikuar saktësisht brenda fushës së fëmijërisë së hershme.[1]
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në psikologji sidomos nē psikologjinë fëmijënore dhe psikologjinë zhvillimore ka edhe përkufizime e klasifikime tjera të kësaj periudhe, madje edhe aso të cilat fëmijërinë e hershme e përkufizojnë si "periudhë kohore e cila zgjat prej lindjes e deri në moshën tetëvjeçare",[2] duke mbuluar kështu foshnjërinë, periudhën parashkollore (kopshtin e fëmijëve) dhe vitet e hershme të shkollës deri në klasën e dytë të shkollës fillore.
Në literaturën profesionale, termi fëmijëri e hershme zakonisht përkufizohet si periudha kohore nga lindja deri në moshën pesë ose gjashtë vjeç,[3] duke përfshirë kështu edhe periudhën e kopshtit të fëmijëve dhe klasën e parë. Ekzistojnë tre faza të njëkohshme zhvillimi:[4] Kjo periudhë nganjëherë dallohet edhe nga edukimi i fëmijërisë së hershme dhe nuk i referohet domosdoshmërisht të njëjtës fazë zhvillimi të fëmijërisë së hershme. Është një kategori arsimore e krijuar për të mbështetur fëmijët nga çerdhet, deri në ekuivalentin e klasës së tretë.
Gjatë periudhës së fëmijërisë së hershme mund të vërehen tre karakteristika kryesore të zhvillimit e që janë:[5]
- Zhvillimi fizik
- Zhvillimi kognitiv
- Zhvillimi social-emocional
Gjithashtu ka edhe arritje të tjera të rëndësishme në këtë periudhë, të cilat prindërit shpesh nuk i theksojnë aq sa ecjen dhe të folurit. Njëra prej tyre është aftësia e fëmijës për të treguar me gisht atë që dëshiron që të tjerët ta vërejnë. Kjo sjell përfitime të mëdha psikologjike dhe zakonisht shfaqet para ose rreth ditëlindjes së parë.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Cairney, John; Wade, Terrance J. (maj 2002). "Single parent mothers and mental health care service use". Social Psychiatry and Psychiatric Epidemiology (në anglisht). 37 (5): 236–242. doi:10.1007/s00127-002-0539-6. PMID 12107716. S2CID 39744411.
- Campbell, Susan B.; Cohn, Jeffrey F.; Meyers, Teri (maj 1995). "Depression in first-time mothers: Mother-infant interaction and depression chronicity". Developmental Psychology (në anglisht). 31 (3): 349–357. doi:10.1037/0012-1649.31.3.349.
- Davis, Owen (prill 2019). "What is the Relationship between Benefit Conditionality and Mental Health? Evidence from the United States on TANF Policies". Journal of Social Policy (në anglisht). 48 (2): 249–269. doi:10.1017/S0047279418000363. S2CID 150006206.
- Eamon, Mary Keegan; Zuehl, Rachel M. (2001). "Maternal depression and physical punishment as mediators of the effect of poverty on socioemotional problems of children in single-mother families". American Journal of Orthopsychiatry (në anglisht). 71 (2): 218–226. doi:10.1037/0002-9432.71.2.218. PMID 11347362.
- Lipman, Ellen L.; Waymouth, Marjorie; Gammon, Tara; Carter, Patricia; Secord, Margaret; Leung, Olivia; Mills, Brenda; Hicks, Frances (tetor 2007). "Influence of group cohesion on maternal well-being among participants in a support/education group program for single mothers". American Journal of Orthopsychiatry (në anglisht). 77 (4): 543–549. doi:10.1037/0002-9432.77.4.543. PMID 18194034.
- "Supplemental Material for The Development of Self-Regulation Across Early Childhood". Developmental Psychology (në anglisht). 2016. doi:10.1037/dev0000159.supp.
- "Supplemental Material for Parenting Stress and Parent Support Among Mothers With High and Low Education". Journal of Family Psychology (në anglisht). 2015. doi:10.1037/fam0000129.supp.
- Zuravin, Susan J. (1989). "Severity of maternal depression and three types of mother-to-child aggression". American Journal of Orthopsychiatry (në anglisht). 59 (3): 377–389. doi:10.1111/j.1939-0025.1989.tb01673.x. PMID 2764072.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Early Childhood Care and Education" (në anglisht). UNESCO. Arkivuar nga origjinali më 2010-11-07.
- "APP for Early Childhood Stimulation" (në anglisht).artbaby.com
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Pajazit Nushi:Leksikon i Psikologjisë, Vëllimi 1, (A - M), Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2014, fq. 236.
- ↑ "National Association for the Education of Young Children". About Us (në anglisht). Marrë më 12 korrik 2018.
- ↑ "APA Dictionary of Psychology" (në anglisht).
- ↑ Doherty, J. and Hughes, M. (2009) Child Development; Theory into Practice 0–11 (1st ed). Harlow, Essex; Pearson. pp. 8.
- ↑ Doherty, J. and Hughes, M. (2009) Child Development; Theory into Practice 0–11 (1st ed). Harlow, Essex; Pearson. pp. 8.