Lockheed Martin F-35 Lightning II
| F-35 Lightning II | |
|---|---|
| Lloji | Avion luftarak shumërolësh i padallueshëm nga radarët |
| Prejardhja | |
| Historia në shërbim | |
| Në shërbim | mbas 2016 |
| Përdorur nga | Forcat Ajrore të SHBA Forcat Ajrore Mbretërore |
| Historia e prodhimit | |
| Dizajnuesi(t) | Lockheed Martin |
| Dizajnuar | 2001 - në zhvillim |
| Prodhuesi | Lockheed Martin Aeronautics |
| Çmimi për njësi | F-35A: US$154 milion F-35B: US$237.7M F-35C: US$236.8M |
| Prodhuar | 2006 - sot |
| Nr. i ndërtuar | 63 |
Lockheed Martin F-35 Lightning II është një familje e avionëve luftarak me një ulëse, një motor dhe me shumë role e brezit të pestë në zhvillim për të kryer sulme në tokë, zbulim dhe misione të mbrojtjes ajrore me aftësi të qëndroj i fshehtë. F-35 ka tre modele kryesore: F-35A është një variant me ngritje dhe ulje konvencionale, F-35B është variant me ngritje të shkurtër dhe ulje vertikale, dhe F-35C është një variant për aeroplanëmbajtëse.
F-35 është zhvilluar nga X-35, produkt i programit Joint Strike Fighter (JSF). Zhvillimi i JSF-së është duke u financuar kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe qeveritë e tjera partnere sigurojnë fonde shtesë. Shtetet partnere janë ose anëtare të NATO-s ose aleatë të ngushtë të SHBA-së. Ajo është duke u projektuar dhe ndërtuar nga një ekip i industrisë ajrore të udhëhequr nga Lockheed Martin. F-35 bëri fluturimin e tij të parë më 15 dhjetor 2006.
Shtetet e Bashkuara ka në plan për të blerë një total prej 2.443 aeroplanëve për të siguruar shumicën e forcës së saj taktike ajrore për Forcat Ajrore Amerikane, Korpusit të Marinës dhe Flotës Detare gjatë dekadave të ardhshme. Mbretëria e Bashkuar, Italia, Holanda, Australia, Kanadaja, Norvegjia, Danimarka, Turqia, Izraeli dhe Japonia janë pjesë e programit të zhvillimit dhe mund të pajisin shërbimet e tyre ajrore me F-35.
Specifikimet e (F-35A)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Stampa:Specifikimet e avionëve
| F-35A CTOL (Ulje vetëm në pistë të drejtë) |
F-35B STOVL (Ulje në pistë vertikalisht) |
F-35C CATOBAR (Projektuar për aeroplanmbajtëse) | |
|---|---|---|---|
| Gjatësia | 15.7 m | 15.6 m | 15.7 m |
| Hapja e krahëve | 10.7 m | 10.7 m | 13.1 m |
| Sipërfaqja e krahëve | 42.7 m² | 42.7 m² | 62.1 m² |
| Pesha bosh | 13,300 kg | 14,700 kg | 15,800 kg |
| Karburanti i brendshëm | 8,280 kg | 6,125 kg | 8,860 kg |
| Peshsa maksimale e ngritjes | 31,800 kg | 27,300 kg | 31,800 kg |
| Rrezja e veprimit | 2,220 km | 1,670 km | 2,520 km |
| Rrezja e luftimit me karburant të brendshëm |
1,082 km | 869 km | 1,141 km |
| Shtytje/peshë • 100% karburant: • 50% karburant: |
0.87 1.07 |
0.90 1.04 |
0.75 0.91 |