Shko te përmbajtja

FA Premier League 1992–93

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
FA Premier League
Sezoni 1992–93
Datat 15 gusht 1992 – 11 maj 1993
Kampionët Manchester United
Largohen Crystal Palace
Middlesbrough
Nottingham Forest
Liga e Kampionëve Manchester United
Kupa e Fituesve të Kupave Arsenal
UEFA Kupa Aston Villa
Norwich City
Ndeshje të luajtura 462
Gola të shënuar 1222 (2.65 për ndeshje)
Golashënuesi kryesor Teddy Sheringham
(22 gola)
‹‹ First Division 1991-92 1993–94 ››

FA Premier League 1992–93 ishte sezoni i parë i Premier League të sapoformuar, i cili u organizua nga FA, dhe gjithashtu sezoni i 94-të i divizionit të lartë në futbollin anglez. Filloi më 15 gusht 1992 dhe përfundoi më 11 maj 1993. Të kualifikuar për të luajtur në ligën e re ishin 19 klubet që kishin arritur të ruanin vendin e tyre në Divizionin e Parë, ligën më të lartë angleze të futbollit në atë kohë, sezonin e mëparshëm, si dhe tre ekipet e ngjitura nga Divizioni i Dytë. Nga ky sezon e tutje, liga e dytë më e lartë tani quhej Divizioni i Parë.

Manchester United fitoi titullin, duke u bërë kampion i Anglisë për herë të tetë. Middlesbrough i ngjitur në kategori, si dhe Crystal Palace dhe Nottingham Forest, ranë në First Division. Golashënuesi më i mirë me 22 gola ishte Teddy Sheringham i Tottenham Hotspur.

Rendi Skuadra N F B H G.SH G.P Pikë
1Manchester United4224126673184
2Aston Villa42211110574074
3Norwich City4221912616572
4Blackburn Rovers42201111684671
5Queens Park Rangers42171213635563
6Liverpool42161115625559
7Sheffield Wednesday42151413555159
8Tottenham Hotspur42161115606659
9Manchester City42151215565157
10Arsenal42151116403856
11Chelsea42141414515456
12Wimbledon42141216565554
13Everton4215819535553
14Sheffield United42141018545352
15Coventry City42131316525752
16Ipswich Town42121614505552
17Leeds United42121515576251
18Southampton42131118546150
19Oldham Athletic42131019637449
20Crystal Palace42111615486149
21Middlesbrough42111120547544
22Nottingham Forest42101022416240
  Kampionët anglezë dhe pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve
  Pjesëmarrja në UEFA Kupa

Golashënuesit më të mirë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Teddy Sheringham ishte golashënuesi më i mirë në sezonin e parë të Premier League.

Golashënuesi më i mirë në sezonin e parë të Premier Ligës ishte Teddy Sheringham, i cili shënoi një gol për Nottingham Forest para transferimit të tij në fillim të sezonit, i ndjekur nga 21 për Tottenham Hotspur për një total prej 22 golash.[1] Alan Shearer kishte shënuar 16 gola deri në Krishtlindje përpara se të pësonte një dëmtim që i dha fund sezonit.

Rënditja Lojtari Skuadra Gola
1 Anglia Teddy Sheringham Nottingham Forest
Tottenham Hotspur
22
2 Anglia Les Ferdinand Queens Park Rangers 20
3 Anglia Dean Holdsworth Wimbledon 19
4 Anglia Micky Quinn Coventry City 17
5 Anglia Alan Shearer Blackburn Rovers 16
Anglia David White Manchester City
7 Anglia Chris Armstrong Crystal Palace 15
Franca Eric Cantona Leeds United
Manchester United
Anglia Brian Deane Sheffield United
Uellsi Mark Hughes Manchester United
Anglia Matt Le Tissier Southampton
Anglia Ian Wright Arsenal
13 Anglia Mark Robins Norwich City 14
  1. Bateson, Bill; Sewell, Albert (1993). News of the World Football Annual 1993–1994 (në anglisht). Invincible Press. fq. 56. ISBN 0-85543-208-X.