FA Premier League 1992–93
| FA Premier League | |
| Sezoni | 1992–93 |
| Datat | 15 gusht 1992 – 11 maj 1993 |
| Kampionët | Manchester United |
| Largohen | Crystal Palace Middlesbrough Nottingham Forest |
| Liga e Kampionëve | Manchester United |
| Kupa e Fituesve të Kupave | Arsenal |
| UEFA Kupa | Aston Villa Norwich City |
| Ndeshje të luajtura | 462 |
| Gola të shënuar | 1222 (2.65 për ndeshje) |
| Golashënuesi kryesor | Teddy Sheringham (22 gola) |
| ‹‹ First Division 1991-92 | 1993–94 ›› |
FA Premier League 1992–93 ishte sezoni i parë i Premier League të sapoformuar, i cili u organizua nga FA, dhe gjithashtu sezoni i 94-të i divizionit të lartë në futbollin anglez. Filloi më 15 gusht 1992 dhe përfundoi më 11 maj 1993. Të kualifikuar për të luajtur në ligën e re ishin 19 klubet që kishin arritur të ruanin vendin e tyre në Divizionin e Parë, ligën më të lartë angleze të futbollit në atë kohë, sezonin e mëparshëm, si dhe tre ekipet e ngjitura nga Divizioni i Dytë. Nga ky sezon e tutje, liga e dytë më e lartë tani quhej Divizioni i Parë.
Manchester United fitoi titullin, duke u bërë kampion i Anglisë për herë të tetë. Middlesbrough i ngjitur në kategori, si dhe Crystal Palace dhe Nottingham Forest, ranë në First Division. Golashënuesi më i mirë me 22 gola ishte Teddy Sheringham i Tottenham Hotspur.
Tabela e ligës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Rendi | Skuadra | N | F | B | H | G.SH | G.P | Pikë |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Manchester United | 42 | 24 | 12 | 6 | 67 | 31 | 84 |
| 2 | Aston Villa | 42 | 21 | 11 | 10 | 57 | 40 | 74 |
| 3 | Norwich City | 42 | 21 | 9 | 12 | 61 | 65 | 72 |
| 4 | Blackburn Rovers | 42 | 20 | 11 | 11 | 68 | 46 | 71 |
| 5 | Queens Park Rangers | 42 | 17 | 12 | 13 | 63 | 55 | 63 |
| 6 | Liverpool | 42 | 16 | 11 | 15 | 62 | 55 | 59 |
| 7 | Sheffield Wednesday | 42 | 15 | 14 | 13 | 55 | 51 | 59 |
| 8 | Tottenham Hotspur | 42 | 16 | 11 | 15 | 60 | 66 | 59 |
| 9 | Manchester City | 42 | 15 | 12 | 15 | 56 | 51 | 57 |
| 10 | Arsenal | 42 | 15 | 11 | 16 | 40 | 38 | 56 |
| 11 | Chelsea | 42 | 14 | 14 | 14 | 51 | 54 | 56 |
| 12 | Wimbledon | 42 | 14 | 12 | 16 | 56 | 55 | 54 |
| 13 | Everton | 42 | 15 | 8 | 19 | 53 | 55 | 53 |
| 14 | Sheffield United | 42 | 14 | 10 | 18 | 54 | 53 | 52 |
| 15 | Coventry City | 42 | 13 | 13 | 16 | 52 | 57 | 52 |
| 16 | Ipswich Town | 42 | 12 | 16 | 14 | 50 | 55 | 52 |
| 17 | Leeds United | 42 | 12 | 15 | 15 | 57 | 62 | 51 |
| 18 | Southampton | 42 | 13 | 11 | 18 | 54 | 61 | 50 |
| 19 | Oldham Athletic | 42 | 13 | 10 | 19 | 63 | 74 | 49 |
| 20 | Crystal Palace | 42 | 11 | 16 | 15 | 48 | 61 | 49 |
| 21 | Middlesbrough | 42 | 11 | 11 | 20 | 54 | 75 | 44 |
| 22 | Nottingham Forest | 42 | 10 | 10 | 22 | 41 | 62 | 40 |
Golashënuesit më të mirë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Golashënuesi më i mirë në sezonin e parë të Premier Ligës ishte Teddy Sheringham, i cili shënoi një gol për Nottingham Forest para transferimit të tij në fillim të sezonit, i ndjekur nga 21 për Tottenham Hotspur për një total prej 22 golash.[1] Alan Shearer kishte shënuar 16 gola deri në Krishtlindje përpara se të pësonte një dëmtim që i dha fund sezonit.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Bateson, Bill; Sewell, Albert (1993). News of the World Football Annual 1993–1994 (në anglisht). Invincible Press. fq. 56. ISBN 0-85543-208-X.