Kërceni tek përmbajtja

Fabio Capello

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fabio Capello
Capello në 2014
Personal information
Emri i plotë Fabio Capello
Data e lindjes 18 qershor 1946 (78 vjeç)
Vëndi i lindjes San Canzian d'Isonzo, Itali
Gjatësia 1.77 m (5 ft 10 in)
Pozicioni(et) Mesfushor
Karriera rinore
1962–1964 SPAL
Karriera e lartë*
Vitet Team Apps (Gls)
1964–1967 SPAL 49 (3)
1967–1970 Roma 62 (11)
1970–1976 Juventus 165 (27)
1976–1980 Milan 65 (4)
Total 341 (45)
Karriera ndërkombëtare
1972–1978 Itali 32 (8)
Managerial career
1982–1986 Milan Primavera
1987 Milan (kujdestar)
1991–1996 Milan
1996–1997 Real Madrid
1997–1998 Milan
1999–2004 Roma
2004–2006 Juventus
2006–2007 Real Madrid
2008–2012 Anglia
2012–2015 Rusia
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Fabio Capello (Canzian San d'Isonzo, 18 qershor 1946) është një tranier dhe ish-futbollist Italian, në rolin mesfushor.

Karriera si futbollist

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fabio Capello gjate karrieres se tij ka luajtur si mesfushor.Ai ka luajtur per SPAL,Roma,Juventus,Ac Milan.Ne keto kater klube ai ka luajtur 341 ndeshje duke shenuar 45 gola.

Trajner tek Milan

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Capello si trajner ne fillim ka udhehequr per 5 vite ekipin e te rinjve te Milanit.

Periudha e pare tek Milan

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne vitin 1991 Capello zevendsoi Sacchi si trajner i Milanit.Gjate periudhes te pare tek Milani ai beri shum transferime dhe arrite te fitonte titullin e UEFA Champions League te vitit 1994 duke mundur Barcelonen 4-0 ne finale. Ai po ashtu arriti dy here ne finale te kti kompeticioni ne vitin 1993 kur humbi 1-0 nga Olympiacos dhe ne vitin 1995 dhe humbi nga Ajax qe kishte nje gjenerate te arte ne ate kohe.Ne vitin 1996 ai fitoi Serie A me Milanin.

Ne fund te sezonit 1995/96 Capello u emerua trajner i Real Madridit.Ai arriti sukses ne ate klub duke fituar La Ligen me epersi te vogel 2 pikshe kunder Barcelones.Por ai i kishte marrdheniet e tensionuara me presidentin Lorenzo Sans,po ashtu edhe me fansat te cilet ishin zemeruar me te pasi qe e linte Raulin ansor,per ket arsye ai u shkarkua,por gjate kohes tek Milani ai beri transferime te mira siq ishin Roberto Carlos,Clarence Seedorf,etj.

Periudha e dyte tek Milan

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai u kthye tek Milan me vitin 1997 por periudha e dyte nuk ishte aq e suksesshme.Pasi ekipi ishte i shkatrruar psikologjikisht arriten te fitonin vetem 11 ndeshje ate sezon dhe perfunduan ne vendin e 10 dhe humben ne finalen e kupes 3-2 kunder Lazios.Ne sezonin e dyte ai mori meritat per fitimin e titullit duke thene se titullin e kishte fituar ekipi i tij pasi qe ai i riktheu ata.

Si trajner tek Roma ai u ktheu atyre Scudetton e pare pas shum kohesh ne sezonin 2000-01 dhe SuperCoppen ne vitin 2001 por e humbi Cupen Italiane ne finale ne vitin 2003.

Tek Juventusi ai fitoi dy vite radhazi Scudetton por deshtoi ne Champions League dhe ne Coppa Italia.Por ato dy tituj ju morren Juventusit pas skandalit CalcioPoli.

Ne vitin 2006 pas skandalit Capello u rikthye tek Real Madrid.

Periudha e dyte tek Reali

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne Real Madrid ai prap kaloi vetem nje vit por ne ate vit fitoi La Ligen.Ai nuk e fuste gati asnjehere ne formacion David Beckhamin dhe i kishte marrdheniet e tensionuara me Cassanon.Ne mars Reali ishte eleminuar heret nga Champions League dhe ishte e 4ta me rend ne lige dhe pritej te shkarkohej Capello. Por ai riktheu Beckhamin dhe ata arriten te fitonin Ligen por Capello gjithsesi u shkarkua.

Ai vendosi ne 2008 qe te udheheqte Angline por ne 4 vjet ai nuk arriti ndonje sukses te larte dhe vetem sa periudhen e tij tek Anglia e shoqeruan skandalet e shumta.

Ai ne vitin 2012 u be trajner i Rusise ku arriti sukses pasi me lojtare jo-cilesor e kualifikoi Rusine ne kampionatin boteror 2014 qe mbahej ne Brazil.Ne ate kampionat Rusia u eleminua ne grupe ku ne ndeshjen e pare barazoi me Korene Jugore 1-1 ne ndeshjen e dyte humbi 1-0 nga Belgjika dhe ne ndeshjen e trete vetem sa barazoi me Algjerine 1-1,keshtu qe Rusia perfundoi ne vendin e 3 ne grupin H me 2 pike dhe ishte 7 pike larg nga Belgjika dhe 2 pike larg nga Algjeria qe ishte ne vend te dyte.