Fadil Fazliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fadil Fazliu I lindur më 15 korrik 1960, në Prishtinë. Ka kryer shkollën e lartë komerciale në Pejë, në vitin 1992. Profesioni i tij është ekonomist. Gjatë vitit 2004, ka ndjekur kurs diplomatik në Tiranë. Punon në KEK në Divizionin e Furnizimit si Kordinator i Mbrojtjes së Sigurisë në Punë. Prej vitit 1992 ka vepruar në organizata ilegale në Kosovë deri në vitin 1993 kur është bërë pjestar i LKÇK-së, deri te marrveshja me UÇK-në, më 11 maj 1998 kur është bërë pjestar i UÇK-së.

Si kryetar dhe më pas nënkryetar i Lëvizjes për Integrim dhe Bashkim, me Lëvizjen VETËVENDOSJE! e ka bashkuar programi i përafërt politik dhe veprimtaria disa vjeçare.