Fadil Pëllumbi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fadil Pullumbi, lindi në Tiranë, ishte piktor shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fadil Pullumbi, u lind në Tiranë, më 14 mars 1918. Në periudhën 1932-1936, studion në shkollën e vizatimit duke qënë brezi i parë i kësaj shkolle. Më 1939 përfundon studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, me profesorë të njohur si Guido Agostini etj. Në vitin 1938 realizoi pllakatin e parë artistik-politik në vendin tonë, që pasohet pas një viti me një sërë punimesh pejsazhi, portretesh, në akuarel një pjesë e të cilave u riprodhuan nga De Agostini i Novarës. Në vitin 1945 hapi ekspozitën e tij të parë me punime në akuarel dhe me vizatime. Organizoi ekspozitën e parë të Artizanatit Shqiptar. Në vitin 1946 projektoi dhe zbatoi Pavionin e parë Shqiptar në panairet ndërkombëtare në Zagreb, e më pas në Rumani, në Bullgari, në Poloni, në Pragë, në Gjermani etj. Deri më 1960 punon për kulturën tregtare pranë Ministrisë së Tregtisë. Në vitin 1960-1963 punoi si piktor pranë Estradës së Shteti, e më pas në Ndërrmarrjen Artistike “Migjeni”. Në vitin 1992, hapi në Tiranë një ekspozitë vetiake me 120 punime akuarel, pastel e teknika te tjera. Krijime të ndryshme të tij gjenden në vende të ndryshme të Evropës. Ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve që nga themelimi i saj.

Vdiq më 23 maj të vitit 1997.

Për informacion më të zgjeruar shih në: fadilpullumbi.wordpress.com