Fahrudin Ebibi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dr. Fahrudin Ebibi - Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame të Maqedonis
Dr. Fahrudin Ebibi - Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame të Maqedonis

Dr. Fahrudin Ebibi është dekan i Fakultetit të Shkencave IslameMaqedonisë.

Doc. Fahrudin Ebibi u lind më 10.05.1963, në fshatin Nikushtak. Shkollën Fillore e kreu në vendlindje. Pas mbarimit të shkollës fillore u regjistrua në Medresenë “Alauddin”, në Prishtinë, në vitin shkollor 1979/80, kurse e mbaroi më 1983/84. Pas medresesë ai u regjistrua në Univerzitetin ‘AL-Az’har”, në KajroEgjipt, ne Fakultetin e Usuluddin-it, në degën e hadithit, në vitet 1987-1992. Pas diplomimit u kthye në vendlindje dhe u punësua në fshatin Nikushtak vaiz, mual-lim dhe hatib në Xhaminë e Bardhë. Në shtator të vitit 1997, u pranua ligjerues ne Fakultetine Shkencave Islame, në Shkup, në lëndën e hadithit. Më 2006, ai përpos që është ligjërues në lëndën e hadithit, mban edhe postin e dekanit te Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup. Në vitin 2003 mbrojti titullin magjistër, në Univerzitetin “EZ-zejtun”, ne Tunis në temën “BURIMET E BUHARIUT DHE METODOLOGJIA E TIJ NË KREUN. DITURIA NGA PËRMBLEDHJA EL-XHAMIUS-SAHIH”, Fakulteti i Usuluddin-it. Ndërsa më 2009, vazhdon doktoraturën në temën “STUDIMI SOCIOLOGJIK I SUNNETIT”, Instituti Sociologjik, Shkup.

Hoxhë Faredin Ebibi ka marrë pjesë në mbledhje me karakter Botëror si ajo në vitin 2007 në Ohër. Është autor i disa librave, siç janë: -Ebxhedia e Kur’anit Famëlartë, Kumanovë 1996 -Hyrje në Shkencën e Texhvidit, Shkup 1995 -Hyrje në Shkencën e Hadithit 1, Shkup 1999 -Hyrje në Shkencën e Hadithit 2, Shkup 1999 -Buhariu, jeta dhe veprimtaria e tij, Shkup 1996 -Xhamia. Shkup 2004 -Fjalor Shkollor SHQIP–ARABISHT – ARABISHT-SHQIP, Shkup 2005 -Fjalor Arabisht- Shqip, Shkup 2005 -Kurbani, Shkup 2004 -Terminologjia e Shkencës së Hadithit (Dispensë për Studentë) Shkup 2008 -Metodologjia e Buhariut (Dispensë për Studentë) Shkup 2008 Është edhe bashkautor i librave që vojojnë: -E Drejta Familjare në Islam. Shkup 1996 -Pesë Shtyllat e Fesë Islame, Shkup 1998.