Jump to content

Familja Rashiti - Koka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Të plagosur

  • Të plagosur nga fshati Kokaj gjatë Luftës II botërore:
  • Jonuz Halit Haziri u plagos në nëntor të vitit 1944 në Dukagjin. Me moshë 33 vjeçar. Pjesëtar i shumëfishtë i rradhëve ushtarake të grupimit SS dhe Brigada nacional-çlirimtare të Kosovës.

Të burgosur

  • 7. Ajet Rushiti në tetor të vititi 1946 u dënua me 13 vjet burg në Mitrovicën e Sremit, i mbajti 10 vjet burg. Jetoi nga viti 1975 në fshatin Leran.
  • 8.Vehbi Hetë – Kokaj më tetor të vitit 1946 u dënua 6 vjet burg në Prishtinë. I mbajti 1,5 vjet në Prishtinë, kurse 1 vit në Mitrovicë. Me moshë ishte 17 vjeç. Jetoi pas Aksionit të Armëve i shpërngulur në Kumanovë (Sipas kujtesës së Vehbi Etem Rushitit, i lindur më 2 shtator 1929 në fshatin Kokaj, jetoi në Kumanovë që nga viti 1971, i cili rrëfeu për ekzekutimet dhe torturat e rënda fizike ndaj familjes Rushiti)

Të likuiduar

  • 9.Mustafë Hetem Rashiti pas një përleshje më dy udbash gjatë arrestimit të tij në Remnik që shkuan ta burgosnin. Por, Mustafa i vrau të (dy udbashët) dhe doli në mal me Hasan Alijën e Remnikut. Ata u vranë me tradhti në vendkalimin kufitar te Bistrica të Prizrenit. Mustafa ishte 21 vjeç i shkolluar në Tiranë. Varri nuk i dihet.
  • 9.Rabije (shoqja e Mustafës) Kokaj, më shtator 1951 në Zhur të Prizrenit u masakrua nga UDB`ja bashkë me të shoqin Mustafë Etemin. Ishte 20 vjeçe. Varri nuk i dihet. Hasan Alija-Remniku më shtator 1951 në Zhur të Prizrenit u kap dhe u vra nga UDB`ja mashkë me Mustafën dhe Rabijën. Me moshë ishte 48 vjeç. Varri nuk i dihet.Të vrarë me atë aksion kanë mbetur edhe. Agush Metaj Bresalci u bra në shtator 1951 në Zhur të Prizrenit së bashku me personat e lartpërmendur. Me moshë 35 vjeçar. Qibrije Agush Bresalci u vra nga UDB`ja në shator të vitit 1951 në vendkalimin kufitar te lumi Bistrica të Prizrenit. Vëllai i Mustafës Ramiz H. Rashiti si përkahës i grupin e parë politik që operonte në Karadakun e atyre viteve, e kaloi jetën e tij si emigrant politik i internuar në Gjermani.
  • Të humburë:
  • Qemajl Haqif Zeqiri i lindur me 1938 në Kokaj, duke u kthyer për pushim nga shërbimi ushtarak vdes aksidentalisht pasiqë treni Express nuk ndalet në Tasaj, ai hidhet nga treni dhe godet shtyllën nga merrë plagë vdekjeprurëse.Aksidenti pasoi pasiqë ushtarët që kishin prejardhjen nga kufizohej pas termetit katastrofal të Shkupit më 1963. Nga Stacioni i trenit në Preshevë edhe trupi i tij bartet në Shkup dhe përzihet sëbashku me trupat e viktimave të paidentifikume të termetit, varroste në Shkup. Varri as sot nuk i dihet.

Dëshmorët, martirët e të plagosurit e luftës së fundit në Kosovë dhe Kosovën lindore 1999-2000

  • 10. Rabit (Tahir) Dalipi, nga fshati Kokaj, mosha 48 vjeçar, babai 8 fëmijëve, i vrar me 6 prill 1999, nga paramilitarët serb në Llocë, duke u kthyer në shtëpi në Kokaj pasi që një ditë më pare ishin larguar nënbreshrin e armëve nga forcat militare serbe.
  • 11.Avdi (Selver) Rexhepi, mosha 22 vjeçar i vrar me 6 prill 1999, nga paramilitarët serb në Llocë, duke u kthyer së bashku me Rabitin (dhe dy moshatarët e tij të fshatit Llocë) në shtëpi në Kokaj pasi që një ditë më pare ishin larguar nënbreshrin e armëve nga forcat militare serbe.
  • Qemajl Jakup Zeqiri-Kokaj i lindur më 1979, pjesëtar i Brigadës 128, operacioni "Shigjeta" të UÇK-sëtë Zonës së Pashtrikut, i plagosur në maj 1999, gjatë luftimeve pas thyrjes së kufirit shqiptaro-kosovarë. Invalid i luftës së UÇK-së.
  • 13.Arben Ramadani i lindur më 13 qershor 1981 në Kokaj. Ishte pjesëtar i UÇK-së pas luftës së Kosovë iu bashkua rradhëve të luftëtarëve të Lirisë në Kosovën Lindore dhe me me 19 maj(2000), gjatë kalimit të zonës kufitare me armatim qëllohet për vdekje nga plumbat e armikut. Ashtu të plagosur, shokët e tërheqin deri në pikën Apokalips e [KFOR]-it në Pogragjë. Përkundër përpjekjeve të KFOR-it për t`ia shpëtuar jetën në Sojevë - Ferzaj, sytë e tij perëndojnë përgjithmonë për të mos vdekur kurrë. Sot eshtërat e tij pushojnë në vendlindjen e tij, në Kokaj.

Të rënët dhe martirët e Luftës II Botërore 1943-1945/51

Të arestuarit, të burgosurit, të denuarit dhe të torturuar nga Sigurimi serb-jugosllav pas ngjarjeve të pranverës së '81/shit për veprimtari ilegale nga fshati Kokaj:

Të internuar 1941/45

  • Asllan Aziz Azizi, Gjermani ku edhe vdiq.
  • Rexhep Ilaz Rrustemi, Internuar në Gjermani 1941-1945
  • Haqif Zeqiri
  • Jonuz Halit-Haziri