Jump to content

Fatmir Ibishi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fatmir Hajdar Ibishi lindi më 10.10.1964 – 26.02.2000 në fshatin UglarGjilanit.

Fatmiri kreu shkollën fillore Emin Duraku në Uglar. Në vitin 1998 kur në Kosovë kishte shpërthyer lufta Komandanti Fatmir Ibishi kthehet nga perëndimi në vendlindje dhe menjëherë kyçet në njësitet guerile të UÇK-së në Z.O. të Karadakut në pikën e Zhegocit në brigadën 171 Kadri Zeka. Në fillimin të luftës së UÇPMB-së Fatmiri ishte ndër të parët në themelimin e sajë. Z.O. e Dobrosinit 111. Fatmir Ibishi ishte Dëshmor i parë i UÇPMB-së! Gryka klisura e Konçulit që lidhë Republikën e Kosovës me Sërbinë është një prej pikave ma strategjike në Kosovën Lindore. Ditë e më shumë ushtrohej dhunë psiqike e fizike ndaj banorëve të Kosovës Lindore në punktin policor në Konçul e gjith ka nëpër vend banimet shqiptare. Pikërisht Komandant Fatmir Ibishi me 26 Shkurt rreth orës 23:00 me një grup bashkëluftëtar prej dy njisitëve pjestareve të UÇPMB-së kishin zënë pritë në kthesën e parë në hyrje të fshatit Konçul, nga drejtimi Bujanoc-Gjilan, sulmuan xhipin e policis në të cilën ishin katër policë Serb, në mesin e tyre dhe oficer pjesëmarrs në të gjitha luftatish-Jugosllavi. Në përleshje në mes të ushtarve të UÇPMB-së dhe policis e paramilitarve Sërb. Fatmir Ibishi pati fatin që të jetë dëshmori i parë i UÇPMB-së. Që ra për mos të vdekur kurrë. Pas vrasjes të Fatmirit bashkëluftetart nuk munden fare që ta terheqin kufomën e tij, se sipas bashkëluftëtarve të lirisë,thuhet që i arritën forca të mdhaja me paramilitar e polici Sërbe. Fatmiri kishte ende shenja jete ishte gjall me plaga të rënda, por policia fashiste e masakruan me plumba duke gjuajtur mbi trupin e tij. Ku dëshmon kufoma e tij kur u sjell në Gjilan. Pas vrasjes së komandantit policia Sërbe e marrin kufomën e komandantit, dhe e kan varrosur në varrezat Rome në Bujanoc. Fal ndërkombtarve që i bën presion pales Sërbe, pas një muaji nxirret nga varri dhe kufoma e komandantit kthehet në vendlindje në Kosovë. Fatmir Ibishi ishte i martuar la pasë veti bashkëshorten Lumnien, vajzën Fitoren dhe djemt Flamurin e Valonin. Brigada 111 emërohet me emrin e Fatmir Ibishi. Në këtë sulm ndaj policis e paramilitarve Sërb, mbetën të vrarë tre policë, majori Sllavisha Dimitrijevic (1968) nga Graçanica i cili kishte ardhur me një dëshir të zjarrt për të vrar civil në popullatën e pambrojtur shqiptare. Dhe ishte deklaruar me këto fjal :”DA POPIJEM SHIPTARSKI KERV”. Dhe le të plagoset edhe një polic. Nga humbja e tre policëve Sërbe të mllefosur forcat paramilitare policore Sërbe menjiher ndërmorën një ofenzive të malltretimeve e vrasjeve të civilve shqiptare në Komunen e Bujanocit. Rrembien Osman Sulejmanin me 28 shkurt, u gjet i vdekur e i masakruar nga vet policija fashiste serbe. Kufoma e të ndjerit u gjet në një fshat serb afër Vranjes në Pavllovc. Me 03 Mars u zhduk Bari (Alit) Musliu nga Verbani. Me 14.03 2000 u vra ne rrethana të panjohura biznismeni nga Terrnoci Agim (Zija) Aliu. Nga viti 99/2000 në rrethana të panjohura u kidnapuan dhe u vran 21 shqiptar. Që gjerë me tani askush nuk ka dhënë përgjegjësi për vrasjen e civilve të kidnapuar. Kjo ishte arsyja e vetme që serbija na imponoi luftën, dhe për një kohë të shkurt u radhitën mbi 1800 vetran, për ti ndal vrasjet e malltretimet që ju bëhehin qytetarve të Bujanocit dhe fshatrave të saj. Ushtrija Çlirimtare UÇPMB-ja të gjith ushtart e ushtaret ishin vullnetar, dhe mbizotrojke një diciplin jashtëzakonisht e madhe. Por dhe fitoret ishin të një pas njëshme. Qe 75/100 e vendbanimeve shqiptare ranë nën mbrojtejen e kontrollin e UÇPMB-së. Komandant Fatmir Ibishi ishte e mbeti një figur e madhe. Ra për mos të vdekur kurr, fitoi përjetsin.

[1]