Fatmire Berisha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fatmire Berisha ishte deputete e Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar i LDK-së në periudhën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 Shkurt, 2008. E diplomuar në Fakulteti Filozofik, Departamenti Letërsi e Gjuhë Shqipe, Berisha ishte angazhuar si Profesoreshë në gjimnazin “Frang Bardhi” në Mitrovicë. Ka qenë edhe zv/kryetare në Kuvendin Komunal në Mitrovicë. Përveç gjuhës së saj amtare, Berisha flet dhe gjuhën frënge, angleze dhe serbe.