Shko te përmbajtja

Federico Chiesa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Federico Chiesa
Federico Chiesa me Juventusin (2021)
Informacioni personal
Emri i plotë Federico Chiesa[1]
Data e lindjes 25 tetor 1997 (28 vjeç)[2]
Vendi i lindjes Gjenova, Itali
Gjatësia 1.75 m (5 ft 9 in)[3]
Pozicioni(et) Anësor
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Liverpool
Numri 7
Karriera me të rinjtë
2002–2007 Settignanese
2007–2016 Fiorentina
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2016–2022 Fiorentina 137 (26)
2020–2022Juventus (huazim) 44 (10)
2022–2024 Juventus 54 (11)
2024– Liverpool 1 (0)
Karriera ndërkombëtare
2015–2016 Italia U19 3 (0)
2016 Italia U20 5 (0)
2017–2019 Italia U21 13 (6)
2018– Italia 42 (5)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 23:33, 4 qershor 2023 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 18 qershor 2023

Federico Chiesa (lindur me 25 tetor 1997) është një futbollist profesionist italian i cili luan si anësor për klubin anglez Liverpool dhe kombëtaren italiane. Ai është djali i ish futbollistit Enrico Chiesa.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Chiesa e nisi karrierën e tij futbollistike me Settignanese në Settignano, një qytez në verilindje të Firences. Aty ai ishte nën drejtimin e trajnerit Kurt Hamrin.[4]

2007–2016: Vitet e para

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Chiesa u bë pjesë e Fiorentinës në vitin 2007.[5] Ai fillisht ishte pjesë e sektorit të të rinjëve, të quajtur Giovanili. Pas kësaj, ai u aktivizua me ekipin nën-19 gjatë sezonit 2014–15, duke shënuar një gol në shtatë ndeshje. Në sezonin pasardhës, ai shënoi shtatë gola në 23 ndeshje.[6] Në shkurt 2016, ai firmosi kontratën e tij të parë si profesionist me klubin.

2016–2017: Debutimi dhe fitimi i vendit në formacion

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Chiesa bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin në humbjen 2–1 në transfertë kundër Juventusit në ndeshjen hapëse të kampionatit. Ai u aktivizua në pjesën e parë si titullar dhe u zëvendësua në të dytën nga Cristian Tello.[7] Më 29 shtator, ai bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Evropës në fitoren 5–1 kundër Qarabağ në fazën e grupeve.[8] Ai shënoi golin e parë si profesionist më 8 dhjetor kundër të njëjtit kundërshtar; po në të njëjtën ndeshje, ai u përjashtua për herë të parë pasi mori dy kartona të verdhë.[9][10]

Më 15 janar 2017, Chiesa u duk se shënoi golin e fitores 2–1 kundër Juventusit pas një asisti të Milan Badelj; megjithatë, goli j'u dha Badelj pasi përsëritjet nuk mundën të përcaktonin nëse Chiesa e kishte devijuar pasimin e tij në portë.[11] Ai gjithashtu firmosi një kontratë të re me klubin deri në qershor 2021.[12] Chiesa shënoi golin e tij të parë në Serie A më 21 janar në triumfin 3–0 në transfertë kundër Chievos.[13] Tetë ditë më vonë, ai shënoi edhe golin e dytë në kampionat në një barazim 3–3 kundër Genoas.[14] Më 7 maj, Chiesa shënoi golin e parë në barazimin 2–2 Sassuolo; ky ishte goli i tij i tretë në Serie A dhe i pari pas gati katër muajsh.[15]

2017–2019: Sezonet e fundit në Firence

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 16 shtator 2017, Chiesa festoi ndeshjen e tij të 30të në Serie A duke shënuar në Derby dell'Appennino kundër Bolonjës; ai shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 51të, me Fiorentinën që fitoi 2–1.[16] Më 30 janar 2019, Chiesa shënoi një tregolësh në fitoren rekord 7–1 kundër Romës në çerek-finalen e kupës.[17]

2020–2021: Sezoni debutues dhe triumfi në Coppa Italia

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 5 tetor 2020, Chiesa firmosi për dy sezone me Juventusin në formë huazimi; klubi bardhezi paguaji 3 milion € për sezonin e parë dhe 7 million € për sezonin e dytë me detyrim blerje për 40 milion € plus 10 milion € bonuse të ndryshme.[18] Ai debutoi zyrtarisht më 17 tetor në barazimin 1–1 kundër Crotone; ai fillimisht asistoi golin e Álvaro Moratës dhe më pas u përjashtua me karton të kuq.[19] Tre ditë më pas, ai debutoi edhe në UEFA Ligën e Kampioneve në fitoren 2–0 në transfertë kundër Dynamo Kyiv në fazën e grupeve.[20][21] Chiesa shënoi golin e parë me Juventusin ndaj të njëjtit kundërshtar në ndeshjen e kthimit më 2 dhjetor.[22]

Chiesa shënoi me një gjuajtje nga distanca golin e tij të parë në Serie A për Juventusin në barazimin 1–1 kundër Atalantës më 16 dhjetor.[23] Tre javë më pas, ai shënoi dy gola në fitoren 3–1 në San Siro kundër Milanit kryesues; kjo ishte humbja e parë e kuqezinjëve pas 27 ndeshjesh.[24][25] Chiesa shënoi tre gola kundër Portos në raundin e 16-tave të Ligës së Kampioneve: nje gol në ndeshjen e parë dhe dy në të dytën.[26] Megjithatë, Juventusi u eliminua me rregullin e golit jashtë fushe.[26] Më 19 maj, ai shënoi golin e fitores në fitoren 2–1 kundër Atalantës në finalen e kupës.[27]

2021–2024: Dëmtimet e shumta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 29 shtator 2021, Chiesa shënoi golin e vetëm të fitores kundër Çelsit, kampionit në fuqi të Ligës së Kampioneve, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve; ai barazoi rekordin e Alessandro Del Pieros si lojtari i vetëm që ka shënuar në katër ndeshje rradhazi në këtë kompeticion.[28] Më 9 janar 2022, Chiesa pësoi një dëmtim të rëndë ligamentin anterior, që do t'a mbante jashtë fushave për të paktën shtatë muaj.[29] Ai e mbylli sezonin 2021–22 para kohe me 18 ndeshje dhe 4 gola në të gjitha kompeticionet.

Chiesa u rikthye në aksion pas gati dhjetë muajsh më 2 nëntor në fitoren 2–1 kundër Paris Saint-Germain në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve 2022–23; ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 74të në vend të Fabio Mirettit.[30] Në sezonin 2023–24, Chiesa u aktivizua më shpesh, duke regjistruar 33 ndeshje dhe 9 gola në Serie A.[31] Më 15 maj 2024, ai luajti 69 minuta si titullar në fitoren 1–0 kundër Atalantës në finalen e kupës në Stadio Olimpico.[32]

Më 29 gusht 2024, Chiesa u transferua në Angli te Liverpooli për 10 milion £ plus 2.5 milion £ në bonuse.[33][34] Ai bëri debutimin e tij me ekipin në fitoren 3–1 kundër Milanit në Ligën e Kampioneve, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 93të.[35] Katër ditë më pas, ai luajti ndeshjen e parë në Premier Ligë në fitoren 3–0 kundër Bournemouthit në shtëpi.[36]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Chiesa u thirr për herë të parë në ekipin nën-19 në vitin 2015. Ai ishte pjesë e listës paraprake me 27 lojtarë të trajnerit Paolo Vanoli për të luajtur në UEFA Kampionatin Evropian nën-19 në Gjermani. Chiesa gjithashtu luajti në ndeshjet miqësore kundër Republikës Çeke, Spanjës dhe Francës. Në vitin 2016, ai u thirr në ekipin nën-20 nga trajneri Alberigo Evani për të luajtur në Turnamentin e Katër Kombeve 2015–16.

Në mars 2017, ai u thirr në ekipin nën-21 nga trajneri Luigi Di Biagio për ndeshjet miqësore kundër Polonisë dhe Spanjës.[37] Ai debutoi në fitoren 2–1 kundër Polonisë, duke asistuar golin e parë të ndeshjes të shënuar nga Lorenzo Pellegrini.[38] Pas kësaj, ai luajti si titullar edhe në ndeshjen ndaj Spanjës të cilën Italia e humbi 2–1.

Në qershor 2017, Chiesa ishte pjesë e listës që do të luante në Kampionatin Evropian nën-21.[39] Italia e nisi turnamentin me një fitore 2–0 kundër Danimarkës, me Chiesan që asistoi golin e shënuar nga Andrea Petagna.[40] Italia më pas u eliminua në gjysëm-finale nga Spanja me rezultatin 3–1.[41]

Chiesa mori pjesë edhe në Kampionatin Evropian nën-21 2019 të luajtur në Itali,[42] ku ai shënoi tre gola në fazën e grupeve.

2017–2020: Debutimi dhe ndeshjet e para

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Chiesa mori thirrjen e parë në ekipin e parë nga trajneri Gian Piero Ventura për ndeshjen miqësore jozyrtare kundër San Marinos më 31 maj 2017.[43][44] Ai luajti si titullar në këtë ndeshje, të cilën Italia e fitoi 8–0.[45][46]

Në mars 2018, ai u thirr për ndeshjet miqësore kundër Anglisë dhe Argjentinës nga trajneri i përkohëshëm Di Biagio;[47] ai debutoi zyrtarisht më 23 mars në humbjen 2–0 kundër Argjentinës.[48]

Goli i tij i parë ndërkombëtar erdhi më 19 nëntor në fitoren rekord 9–1 kundër Armenisë në kualifikueset e Euro 2020; ai gjithashtu asistoi një nga golat e Ciro Immobiles dhe golin e Riccardo Orsolinit.[49]

2021–vazhdon: Triumfi në Euro 2020 dhe paraqitjet e kufizuara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në qershor 2021, Chiesa ishte pjesë e ekipit që do të luante në Euro 2020.[50] Ai u shpall lojtari më i mirë nga UEFA i ndeshjes kundër Uellsit, të cilën Italia e fitoi 1–0; ky rezultat bëri që të të kaltrit të fitonin grupin e tyre.[51] Më 26 qershor, ai shënoi golin e parë të fitores 2–1 në kohën shtesë kundër Austrisë në raundin e 16-tave në Wembley Stadium.[52] Babai i tij Enrico kishte shënuar 25 vite e 12 ditë më parë në humbjen 2–1 kundër Republikës Çeke në edicionin e vitit 1996; ata u bënë dyshja e parë baba dhe bir që shënojnë në Kampionatin Evropian.[53][54]

Në ndeshjen gjysëm-finale kundër Spanjës më 6 korrik, Chiesa shënoi golin e vetëm të Italisë me ndeshjen që u mbyll në barazim 1–1; Italia fitoi 4–2 me penallti dhe avancoi në finale. Ai u shpall sërisht lojtari i ndeshjes nga UEFA për performancën e tij.[55] Pëse ditë më pas, në finalen e madhe kundër Anglisë, Chiesa pësoi një dëmtim në minutat e fundit të kohës së rregullt dhe u zëvendësua nga Federico Bernardeschi në minutën e 86të; Italia fitoi Kampionatin Evropian pasi mposhti anglezët 3–2 me penallti pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë u mbyll në barazim 1–1.[56][57] Për performancat e tij, Chiesa u emërua në Ekipin e Turnamentit.[58]

Në tetor 2021, Chiesa mori pjesë në finalet e Ligës së Kombeve 2020–21. Ai asistoi golin e Lorenzo Pellegrinit në humbjen 2–1 kundër Spanjës në gjysëm-finalen e kompeticionit.[59] Disa ditë më vonë, ai fitoi një penallti që u shënua nga Domenico Berardi në fitoren 2–1 kundër Belgjikës në ndeshjen për medaljen e bronztë.[60]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Chiesa konsiderohej një lojtari i talentuar me prespektivë në rininë e tij. Ai është një lojtar i aftë, i talentuar, puntor dhe me teknikë të mirë, i cili zotëron staminë dhe shpejtësi.[61] Ai luan zakonisht si anësor i majtë, pozicion në të cilin ai shfrytëzon aftësitë dribluese për të kaluar në qëndër dhe për të krijuar mundësi shënimi për shokët e ekipit.[62] Ai gjithashtu mund të godasi vetë nga ai krah si dhe të përballet me mbrojtësit kundërshtar në duele një-kundër-një. Pavarësisht së këmba e tij e preferuar është e djatha, Chiesa mund të godasi saktësisht edhe me të majtën.[63][64]

Chiesa mund të luaj në disa pozicione të tjera në sulm;[65][66] përvec rolit të tij të preferuar si anësor i majtë, ai mund të luaj si mesfushor sulmues ose sulmues i dytë.[67] Në disa raste ai ka luajtur edhe si qëndër-sulmues.[68] Përveç kësaj, në disa raste të tjera ai është aktivizuar në role më të tërhequra, si mesfushor qëndror.[69][70] Shpejtësia e tij dhe lëvizjet pa top i lejojnë të shfrytëzojnë hapsira dhe të bëjë inkursione sulmuese përpara.[71][72][73][74]

Përveç aftësive të tij sulmuese, Chiesa njihet edhe për energjinë dhe nivelin e punës.[75] Ai kontribon në mbrojtje duke vrapuar për të rifituar zotërimin e topit. Kjo gjë ka bërë që ai të aktivizohet edhe si anësor i tërhequr në formacionin 3–5–2 në disa raste të ralla.[67][76][77][78] Për më tepër, ai ka marrë vlerësime në media për gjakftohtësinë e tij, falë prirjes së tij për të shënuar gola vendimtarë në ndeshje të rëndësishme.[70]

Babai i tij, Enrico, ka qënë gjithashtu futbollist profesionist. Ai ka luajtur për disa klube, si Parma, Fiorentina dhe Siena si dhe ka përfaqsuar kombëtaren italiane.[79] Chiesa u regjistrua në Shkollën Ndërkombëtare të Firences, duke marrë klasa anglishteje. Ai qëndroi dy vite në universitet dhe studjoi në degën e shkencave sportive.[80]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 4 korrik 2023[81]
Klubi Sezoni Liga Coppa Italia Kontinenti Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Fiorentina 2016–17 Serie A 273205[a]1344
2017–18 36620386
2018–19 376464112
2019–20 3410313711
2020–21 3131
Gjithsej 13726117510 015334
Juventus (huazim) 2020–21 Serie A 308428[b]41[c]04314
2021–22 142004[b]200184
Juventus 2022–23 212418[d]1334
Gjithsej 651283207109422
Gjithsej karriera 2023819102581024756
  1. Të gjitha ndeshjet nē UEFA Ligën e Evropës
  2. 1 2 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. Ndeshje në Supercoppa Italiana
  4. Një ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, shtatë ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Evropës
Përditësuar më 18 qershor 2023[82][83]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar VitiNdshGola
Italia 2018110
201961
202040
2021173
202220
202321
Gjithsej425

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolona e golit tregon rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Chiesa.[82]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Federico Chiesa
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
118 nëntor 2019Stadio Renzo Barbera, Palermo, Itali17 Armenia9–19–1Kualifikueset e UEFA Euro 2020
226 qershor 2021Wembley Stadium, Londër, Angli29 Austria1–02–1UEFA Euro 2020
36 korrik 2021Wembley Stadium, Londër, Angli31 Spanja1–01–1 aet
4–2 pen.
UEFA Euro 2020
42 shtator 2021Stadio Artemio Franchi, Florence, Itali33 Bullgaria1–01–1Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022
518 qershor 2023De Grolsch Veste, Enschede, Holandë42 Holanda3–13–2Finalet e UEFA Ligës së Kombeve 2023
Juventus[81]
Italia

Urdhëra

  1. "Comunicato Ufficiale N. 45" [Deklarata zyryare Nr. 45] (PDF) (në italisht). Lega Serie A. 18 shtator 2018. fq. 5. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 16 mars 2022. Marrë më 14 qershor 2021.
  2. "Federico Chiesa" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 25 qershor 2023.
  3. "Federico Chiesa". fotmob.com (në anglisht). FotMob. Marrë më 19 shtator 2016.
  4. "Federico Chiesa incontra a Coverciano i bambini della Settignanese (Foto)" [Federico Chiesa takon në Coverciano fëmijët e Settignaneses (Foto)]. fiorentina.it (në italisht). Redazione Fiorentina.it. 21 dhjetor 2016. Marrë më 7 shkurt 2017.
  5. Vieri Capretta (11 shkurt 2017). "UEFA.com's weekly wonderkid: Federico Chiesa" [Djaloshi i artë i javës i UEFA.com]. UEFA.com (në anglisht). Marrë më 5 mars 2017.
  6. "Federico Chiesa: Serie A Profile" [Federico Chiesa: Profili i Serie A]. legaseriea.it (në anglisht). Lega Serie A. 20 gusht 2016. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2021. Marrë më 22 gusht 2016.
  7. "Juventus 2–1 Fiorentina" (në anglisht). BBC Sport. 20 gusht 2016. Marrë më 3 gusht 2023.
  8. "Fiorentina 5-1 Qarabağ" (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 20 janar 2017.
  9. "Europa League, Qarabag-Fiorentina 1-2: segnano Vecino, Reynaldo e Chiesa" [Liga e Evropës, Qarabag-Fiorentina 1-2: Shënojnë Vecino, Reynaldo dhe Chiesa] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 8 dhjetor 2016. Marrë më 20 janar 2017.
  10. "Europa League, Vecino-Chiesa: la Fiorentina batte 2-1 il Qarabag" [Liga e Evropës, Vecino-Chiesa: Fiorentina mposht 2-1 Qarabağun] (në italisht). Il Corriere dello Sport. 8 dhjetor 2016. Marrë më 20 janar 2017.
  11. Guglielmo Buccheri (18 qershor 2017). ""Il gol alla Juve è di Badelj, non di Chiesa..." Ecco chi (e come) assegna le reti della serie A" ["Goli ndaj Juves është i Badelj, jo i Chieses..." Ja kush (dhe si) i akordon golat e Serie A] (në italisht). La Stampa. Marrë më 20 janar 2017.
  12. "ViolaChannel - Chiesa signs new deal till 2021" [Chiesa firmos një marrëveshje të re deri në vitin 2021]. Viola Channel (në anglisht). ACF Fiorentina. 14 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2017. Marrë më 16 janar 2017.
  13. "Sousa: 'Satisfied with Fiorentina'" [Souda: 'I kënaqur me Fiorentinën'] (në anglisht). Football Italia. 21 janar 2017. Marrë më 22 janar 2017.
  14. "Fiorentina 3-3 Genoa: Highlights" [Fiorentina 3-3: Përmbledhja] (në anglisht). Viola Nation. 29 janar 2017.
  15. "ACF Fiorentina on Twitter: 36: Federico #Chiesa puts us in front! He latches onto @bvalero20's dinked pass and slots calmly beneath Consigli! #SassuoloFiorentina 0-1". Twitter (në anglisht). ACF Fiorentina. 7 maj 2017. Marrë më 7 maj 2017.
  16. "Fiorentina 2-1 Bologna: Highlights" [Fiorentina 2–1 Bologna: Përmbledhja] (në anglisht). Viola Nation. 16 shtator 2017. Marrë më 16 shtator 2017.
  17. "Coppa: Fiorentina put seven past Roma!" [Kupa: Fiorentina i shënon shtatë Romës] (në anglisht). Football Italia. 30 janar 2019.
  18. "Federico Chiesa è bianconero!" [Federico Chiesa është bardhezi!]. Juventus F.C. (në anglisht). 5 tetor 2020. Marrë më 5 tetor 2020.
  19. "Crotone 1-1 Juventus: Chiesa hero and villain" [Crotone 1-1 Juventus: Chiesa heroi dhe armiku] (në anglisht). Football Italia. 17 tetor 2020.
  20. Guido Vaciago (20 tetor 2020). "Bella Juventus, ma non segna: miracolo del portiere su Kulusevski" [Juventus i bukur por nuk shënon: mrekulli e portierit ndaj Kulusevskit] (në italisht). Tutto Sport. Marrë më 20 tetor 2020.
  21. "Cronaca e tabellino Dynamo Kiev v Juventus, Champions League" (në italisht). Goal.com. 20 tetor 2020. Marrë më 20 tetor 2020.
  22. "Juventus - Dynamo Kyiv, Chiesa: "I'm happy for my first goal"" [Juventus - Dynamo Kyiv: "I lumtur për golin tim të parë"] (në anglisht). Juventus F.C. 3 dhjetor 2020. Arkivuar nga origjinali më 9 korrik 2021. Marrë më 5 dhjetor 2020.
  23. "Juventus-Atalanta LIVE". Sky Sport (në italisht). 15 dhjetor 2020. Marrë më 15 dhjetor 2020.
  24. "Milan-Juventus 1-3: Chiesa fa ammattire il Diavolo, primo ko in Serie A per i rossoneri" [Milan-Juventus 1-3: Chiesa ndëshkon djallin, humbja e parë në Serie A për kuqezinjtë]. Goal.com (në italisht). Marrë më 6 janar 2021.
  25. "Chiesa show, la Juve si rilancia: Milan ko 3–1" [Chiesa show, Juve ngrihet: Milan mposhtet 3–1] (në italisht). Sky Sport Italia. 6 janar 2021. Marrë më 6 janar 2021.
  26. 1 2 "Juventus 3–2 FC Porto" (në anglisht). BBC Sport. 9 mars 2021.
  27. 1 2 "Coppa: Juventus end Atalanta dream" [Kupa: Juventusi i jep fund ëndrrës së Atalantës] (në anglisht). Football Italia. 19 maj 2021. Marrë më 19 maj 2021.
  28. "Serie A - Per Federico Chiesa c'è la lesione del legamento crociato: stagione finita. Che tegola per Juve e Nazionale" (në italisht). Eurosport. 10 janar 2022.
  29. "Serie A - Juventus, Chiesa operato: recupero in 7 mesi con obiettivo Mondiale" [Serie A - Juventus, Chiesa operohet: rikiperim në 7 muaj me objektiv Botërorin] (në italisht). Eurosport. 24 janar 2022. Marrë më 12 prill 2022.
  30. "Juventus 1–2 Paris". UEFA.com (në anglisht). 2 nëntor 2022.
  31. "Debrief | Juventus - Monza | i numeri post match" (në italisht). Juventus F.C. 26 maj 2024.
  32. "Juventus lift their 15th Coppa Italia" (në anglisht). Lega Serie A. 15 maj 2024. Marrë më 15 maj 2024.
  33. "Liverpool complete signing of Federico Chiesa" (në anglisht). Liverpool F.C. 29 gusht 2024. Marrë më 29 gusht 2024.
  34. Jamie Jackson (28 gusht 2024). "Liverpool agree deal to sign Federico Chiesa from Juventus for £10m" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 29 gusht 2024.
  35. "Liverpool 3-1 Milan (17 Sep, 2024) Game Analysis - ESPN (UK)" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 17 shtator 2024.
  36. "Liverpool 3–0 Bournemouth" (në anglisht). BBC Sport. 21 shtator 2024. Marrë më 4 dhjetor 2024.
  37. "Bonifazi, Chiesa and Favilli receive first call-ups for Poland and Spain games" [Bonifazi, Chiesa dhe Favilli marrin thirrjet e para për ndeshjet kundër Polonisë dhe Spanjës]. figc.it (në anglisht). FIGC. 16 mars 2017. Marrë më 4 prill 2017.
  38. "Poland U21 1 - 2 Italy - Match Report & Highlights" [Polonia U21 1 - 2 Italia U21 - Raporti i ndeshjes & Përmbledhja]. skysports.com (në anglisht). Sky Sports. 23 mars 2017. Marrë më 4 prill 2017.
  39. "U21: Italy squad for Euros named" [Nën-21: Shpallet ekipi i Italisë për Evropianin] (në anglisht). Football Italia. 6 qershor 2017. Marrë më 16 qershor 2017.
  40. "Denmark U21 v Italy U21 Live Commentary, 18/06/2017" (në anglisht). Goal.com. 18 qershor 2017. Marrë më 6 mars 2019.
  41. James Horncastle (28 qershor 2017). "Italy fall to familiar foe Spain at U21 Euros but there is hope for the future" [Italia bie nga kundërshtari i ngjashëm Spanja në Evropianin nën-21 por ka shpresa për të ardhmen] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 24 tetor 2017.
  42. "Parte l'avventura europea: Di Biagio ufficializza la lista dei 23 Azzurrini" [Nis aventura evropiane: Di Biagio zyrtarizon listën e 23 të kaltërve të vegjël]. figc.it (në italisht). FIGC. 6 qershor 2019. Marrë më 19 nëntor 2019.
  43. "Convocati per l'amichevole contro San Marino, Ventura chiama Emerson" [Të thirrurit për miqësoren kundër San Marinos, Ventura thërret Emerson] (në italisht). Eurosport. 25 maj 2017. Marrë më 27 gusht 2018.
  44. "Italia, i convocati per l'amichevole con San Marino" [Italia, të thirrurit për miqësoren kundër San Marinos] (në italisht). UEFA.com. 25 maj 2017. Marrë më 27 gusht 2018.
  45. Jacopo Manfredi (31 maj 2017). "Italia-San Marino 8-0: tripletta di Lapadula, Ventura sorride" [Italia-San Marino 8-0: tregolësh i Lapadulës, Ventura qesh] (në italisht). La Repubblica. Marrë më 27 gusht 2018.
  46. "Italia-San Marino 8-0: Lapadula-show, è tripletta" [Italia-San Marino 8-0: Lapadula show dhe tregolësh] (në italisht). Il Corriere dello Sport. 31 maj 2017. Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2018. Marrë më 27 gusht 2018.
  47. Joe Shread (17 mars 2018). "Gianluigi Buffon called-up by Italy for England and Argentina friendlies despite international retirement" [Gianluigi Buffon thirret nga Italia për miqësoret me Anglinë dhe Argjentinën pavarësisht tërheqjes ndërkombëtare] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 18 mars 2018.
  48. "Italy: Argentina defeat new Azzurri" [Italia: Argjentina mposht të kaltrit e rinjë] (në anglisht). Football Italia. 23 mars 2018.
  49. "Italy: Armenia annihilated 9-1!" [Italia: Armenia shfaroset 9–1!] (në anglisht). Football Italia. 18 nëntor 2019. Marrë më 19 nëntor 2019.
  50. "Mancini names uncapped striker Raspadori in final Italy Euro 2020 squad" [Mancini emëron sulmuesin pa asnjë ndeshje Raspadori në ekipin final të Italisë për Euro 2020] (në anglisht). Reuters. 1 qershor 2021. Marrë më 5 qershor 2021.
  51. "Italy-Wales UEFA EURO 2020" (në anglisht). UEFA.com. 20 qershor 2021. Marrë më 20 qershor 2021.
  52. "Italy need extra time to beat Austria" [Italia ka nevojë për kohën shtesë për të mposhtur Austrinë] (në anglisht). BBC Sport. 26 qershor 2021. Marrë më 26 qershor 2021.
  53. "Chiesa makes Euro 2020 history" [Chiesa bën historinë në Euro 2020] (në anglisht). Football Italia. 26 qershor 2021. Marrë më 27 qershor 2021.
  54. "Czech Republic-Italy UEFA EURO" (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 27 qershor 2021.
  55. "Italy 1-1 Spain (pens: 4-2): Azzurri hold nerve to reach EURO final" [Italia 1-1 Spanja (penallti: 4-2): të kaltrit mbajnë qetësinë dhe arrijnë finalen e Evropianit] (në anglisht). UEFA.com. 6 korrik 2021. Marrë më 7 korrik 2021.
  56. 1 2 Phil McNulty (11 korrik 2021). "England lose shootout in Euro 2020 final" [Anglia humbet gjuajtjet e penalltive në finalen e Euro 2020] (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 korrik 2021.
  57. "Italy 1-1 England (aet, 3-2 on pens): Euro 2020 final at Wembley player ratings" [Italia 1-1 Anglia (pksh, 3-2 me penallti): Notat e lojtarëve të finales së Euro 2020 në Wembley] (në anglisht). The Guardian. 11 korrik 2021. Marrë më 13 korrik 2021.
  58. 1 2 "UEFA EURO 2020 Team of the Tournament revealed" [Zbulohet Ekipi i Turnamentit të UEFA Euro 2020] (në anglisht). UEFA. 13 korrik 2021. Marrë më 13 korrik 2021.
  59. "Italy 1-2 Spain: Ferran Torres double ends Azzurri run" [Italia 1-2 Spanja: Dopieta e Ferran Torres i jep fund ecurisë së të kaltërve] (në anglisht). UEFA.com. 6 tetor 2021. Marrë më 10 tetor 2021.
  60. "Nations League - Italy 2-1 Belgium: Azzurri take bronze medal" [Liga e Kombeve - Italia 2-1 Belgjika: të kaltrit marrin medaljen e bronzit] (në anglisht). Football Italia. 10 tetor 2021. Marrë më 10 tetor 2021.
  61. Jacopo Gerna (20 gusht 2016). "Juve-Fiorentina, Chiesa junior debutta in serie A: somiglia proprio al papà..." [Juve-Fiorentina, Chiesa junior debuton në Serie A: ai i ngjan babait të tij...] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 20 janar 2017.
  62. Giovanni Sardelli (6 prill 2020). "Chiesa: "Un sogno giocare in viola. Europeo rimandato? Un anno in più per crescere"" [Chiesa: "Një ëndër për të luajtur me violën. Evropiani i shtyrë? Një vit më shumë për t'u rritur] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 7 shkurt 2021.
  63. Francesco Oddi (1 gusht 2016). "Fiorentina, da Chiesa, Hagi a Satalino, ecco i giovani in ritiro con Paulo Sousa" [Fiorentina, nga Chiesa, Hagi e deri te Satalino, ja ku janë të rinjtë në tërheqje me Paulo Sousan] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 20 janar 2017.
  64. Alberto Rubio (15 janar 2017). "Federico Chiesa, en el nombre del padre" [Federico Chiesa, në emër të babait] (në italisht). Marca.com. Marrë më 20 janar 2017.
  65. "Hagi e Chiesa jr quando il talento è una questione di famiglia" [Hagi dhe Chiesa jr, kur talenti vjen nga familja] (në italisht). La Repubblica. 17 korrik 2016. Marrë më 20 janar 2017.
  66. Paolo Pegoraro (13 dhjetor 2016). "Nel nome del padre: la fulminea scalata di Federico Chiesa" [Në emër të babait: ngjitja e shpejtë rrufe e Federico Chiesës] (në italisht). Eurosport. Marrë më 7 prill 2017.
  67. 1 2 Michael Yokhin (19 shtator 2017). "Federico Chiesa keeping it in the family as Enrico's son prepares for Juventus" [Federico Chiesa e mban në familje. Djali i Enricos përgatitet për Juventusin] (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 27 gusht 2018.
  68. Paolo Bandini (25 shtator 2017). "Federico Chiesa a chip off the old block as Serie A youngsters flourish" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 27 gusht 2018.
  69. "Mancini's first Serie A goal proves decisive, Chiesa puts Fiorentina back on track" [Goli i parë i Mancinit në Serie A është vendimtar, Chiesa rikthen Fiorentinën në shina] (në italisht). vivoazzurro.it. 5 shkurt 2018. Marrë më 27 gusht 2018.
  70. 1 2 Mark Doyle (2 korrik 2021). "Italy's big-game player: Chiesa proving the value of patience and perseverance" [Lojtari i ndeshjeve të mëdha i Italisë: Chiesa dëshmon vlerën e durimit dhe këmbënguljes] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 4 shtator 2021.
  71. Emanuele Atturo (30 qershor 2021). "La faccia di Federico Chiesa" [Fytyra e Federico Chiesës] (në italisht). L'Ultimo Uomo. Marrë më 14 nëntor 2021.
  72. Marco D'Ottavi (11 shtator 2018). "Breve storia di Federico Chiesa in Nazionale" [Historia e shkurtër e Federico Chiesës në kombëtare] (në italisht). Sky Sport. Marrë më 14 nëntor 2021.
  73. "Why Chiesa must start against Belgium" [Pse Chiesa duhet të luaj si titullar kundër Belgjikës] (në anglisht). Football Italia. 1 korrik 2021. Marrë më 14 nëntor 2021.
  74. David Hytner (29 shtator 2021). "Federico Chiesa sinks Chelsea to put Juventus top of the group" [Federico Chiesa zhyt Chelsin dhe vendos Juventusin në krye të grupit] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 14 nëntor 2021.
  75. Mark Doyle (5 tetor 2020). "Chiesa to Juventus: Where on earth does €50m signing fit into Pirlo's side?" [Chiesa te Juventus: Ku mund të futet blerja 50 milion € në ekipin e Pirlos] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 7 shkurt 2021.
  76. "Inter Target Federico Chiesa: "I Have Already Played In A 3-5-2 System"" [Objektivi i Interit Federico Chiesa: "Unë kam luajtur në një formacion 3-5-2"] (në anglisht). Sempre Inter. 7 prill 2020.
  77. Daniele Proch (2 tetor 2020). "Juventus Try To Close Deal On Federico Chiesa As Transfer Window Approaches Deadline" [Juventus do përpiqet të mbylli marrëveshjen për Federico Chiesën me merkaton që po vjen drejtë fundit] (në anglisht). Forbes. Marrë më 7 shkurt 2021.
  78. "Mancini explains Italy changes" [Mancini shpjegon ndryshimet e Italisë] (në anglisht). Football Italia. 11 qershor 2019. Marrë më 7 shkurt 2021.
  79. Joshua Mason (12 shtator 2016). "Serie A- Keeping in it in La Famiglia" [Duke e mbajtur në familje]. italianfootballdaily.com (në anglisht). Italian Football Daily. Arkivuar nga origjinali më 26 nëntor 2016. Marrë më 25 nëntor 2016.
  80. Emanuele Atturo (27 janar 2017). "Chiesa il giovane" [Chiesa i riu]. L'Ultimo Uomo (në italisht). Marrë më 12 mars 2017.
  81. 1 2 "Federico Chiesa" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 5 gusht 2023.
  82. 1 2 Benjamin Strack-Zimmermann. "Federico Chiesa" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 2 shtator 2021.
  83. "Chiesa, Federico". figc.it (në italisht). FIGC. 5 gusht 2020. Marrë më 11 korrik 2021.
  84. "The squad list for the UEFA Nations League finals" [Lista e ekipit për finalet e UEFA Ligës së Kombeve]. figc.it (në anglisht). FIGC. 30 shtator 2021. Marrë më 10 tetor 2021.
  85. "Italy 2-1 Belgium: Azzurri secure third place at Nations League finals" [Italia 2-1 Belgjika: Të kaltrit sigurojnë vendin e tretë në finalet e Ligës së Kombeve]. UEFA.com (në anglisht). UEFA. 10 tetor 2021. Marrë më 11 tetor 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  86. "Netherlands 2-3 Italy: Azzurri claim third place with thrilling win" [Holanda 2-3 Italia: Të kaltrit marrin vendin e tretë në fitoren emocionuese]. UEFA.com (në en)). UEFA. 18 qershor 2023. Marrë më 18 qershor 2023.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja)
  87. "A DARMIAN IL "PALLONE AZZURRO 2021", TRA LE DONNE LA VINCITRICE È ROSUCCI". figc.it (në italisht). FIGC. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2016. Marrë më 15 dhjetor 2015.
  88. "Lukaku, Ronaldo and Conte win Serie A awards for 2020-21" [Lukaki, Ronaldo dhe Conte fitojnë çmimet e Serie A për sezonin 2020-21] (në anglisht). Football Italia. 21 mars 2022. Marrë më 21 mars 2022.
  89. "Mattarella ha conferito onorificenze motu proprio ai giocatori e allo staff della Nazionale vincitrice del campionato europeo" [Mattarella ndau nderimet për lojtarët dhe stafin e ekipit kombëtar që fitoi kampionatin evropian]. quirinale.it (në italisht). 16 korrik 2021. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2021. Marrë më 5 gusht 2023.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]