Ferid Bala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ferid Bala (Shkodër, 12 prill 1934 - 1 korrik 2020) ka qenë këngëtar, kompozitor, arsimtar, muzikolog, studiues i muzikës dhe autor i disa teksteve didaktike.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Shkodër, ku ndoqi arsimin fillor dhe atë të mesëm pedagogjik. Më 1947 Prenk Jakova e afroi në korin e pionierëve të qytetit dhe më vonë në atë të Shtëpisë së Kulturës. Po atë nëntor mori pjesë në festivalin e Shtëpive të Kulturës në Tiranë me melodramën Dritë mbi Shqipni të Jakovës, ku kori u vlerësua me "Flamurin i Festivalit".

Më 1953 ishte pjestar i Ansamblit e Rinisë Shqipëtare në Bukuresht, dhe kur u kthye në atdhe u regjistrua si nxënës i vitit të parë për degën e kantos, në liceun artistik "Jordan Misja”, ku studioi për kanto nën kujdesin e pedagogëve më të mire të kohës tenorin Maliq Herri, sopranoja Jorgjia Truja dhe mezzo-sopranon me origjinë bullgare Vasilika Bakerxhieva. Pasi mbaroi maturën në lice, së bashku me kompozitorin Çesk Zadeja dhe tenorin Gaqo Çako, ishin elementët e parë që themeluam "Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore Shqipëtare”. Gjatë tre muajve të qëndrimit aty, ishte njëkohësist edhe drejtuesi i korit. Po në atë vit u thirr u tërhoq nga Gaqo Avrazi për t'u bërë pjestar i "Ansamblit të Ushtrisë Popullore”, ku mbaroi dhe shërbimin ushtarak në qershorin e vitit 1960.

U kthye në Shkodër me detyrën e shefit të muzikës pranë klubit të rinisë "Herojtë e Vigutⁱ."   Në dhjetor të 1961 u pranua pranë "Konservatorit Shtetëror të Tiranës,'' për studime të larta në degën e kantos ku do të studionte edhe tre vite teori muzikore me pedagog Ramiz Kovaçin dhe Marie Krajën nën kujdesin e së cilës do të përgatiste dhe mbronte edhe diplomën. Pasi mbaroi studimet e larta, u emerua solist në Teatrit të Operas dhe Baletit,' por nuk qëndroi gjatë sepse u transferua përsëri në Shkodër për arsye të luftës së klasave. Në Shkodër u emerua përsëri si shef i muzikës në klubin e rinisë "Herojt e Vigut”. Ideoi dhe drejtoi “Konkursin e Muzikës”, një spektakël me muzikë të lehtë dhe popullore, pjesë estrade me tematikën e rinisë, ku boshti kryesor ishte konkursi muzikor, drejtuesi dhe udhëheqësi artistik ishte po ai. Pjesmarrës të konkurseve ishin amator instrumentistë, aktor e solistë nga të gjithë Shqipëria.

Në qytetin e Shkodrës me forcat amatore të Shtëpisë së Kulturës dhe ato profesioniste të Teatrit “Migjeni” dhe Estradës së qytetit të Shkodrës,e të shkollës ”Preke Jakova”, realizoi në skenë dy role operetash,  “Drite kudo drite” të kompozitorit Mark Kaftalli dhe opera “Celula e Kuqe” e Gjon Kapidanit. Në vitin 1971 u transferua si  mësues i kantos në shkollën e mesme të muzikës "Preng Jakova” në Shkodër', ku themeloi për herë të parë degën e kantos, e ku më vonë do emërohej përgjegjës i këtij sektori. Gjatë viteve të qëndrimit si pedagog u thirr nga Ministria e Arsimit” për të hartuar progamin mësimor për katër vite të shkollës së mesme për degën e kantos, për studimet teknike dhe artistike. Gjatë këtyre viteve të mësuesisë boton edhe shumë artikuj mbi problematikat e mësimdhënies të kantos, në revistën pedagogjike të Ministrisë së Arsimit, po ashtu edhe në gazeta të ndryshme.

Pas daljes te tij në pension, vazhdoi studimet dhe hulumtimet për muzikën dhe pedagogjinë, ku do sillte edhe një numër të pasur me botime me vlerë për pedagogjinë, këshilla për këngëtarët,etj. Është autor i disa librave, si “Ushtrime Vokale”, “Përmbledhje me Arie e Romanca”, “Në lulishten e këngës dhe të këngëtarëve popullore shkodranë”, “Fjalor muzikor i komentuar”, “50 vjet Art e Kulturë”, “Këshilla për këngëtarët”, “Përmbledhje pjesësh popullore”, “Kënga dhe Këngëtarët”, etj. Për kontributin e palodhur dhe te vahdueshëm është dekoruar edhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i klasit të dytë edhe të tretë. Ndërsa, mban titujt “Mësues i dalluar” edhe “Prenk Jakova”. [1] [2] [3] [4][5]


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://www.bksh.al/
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2020. Marrë më 1 korrik 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ https://www.kultplus.com/muzika/vdiq-muzikologu-dhe-profesori-i-njohur-shkodran-ferid-bala/
  4. ^ https://telegrafi.com/vdes-muzikologu-ferid-bala/
  5. ^ https://www.youtube.com/watch?v=xyOqKu9Ne3k&t=7s/