Ferit Lamaj
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ferit Lamaj | |
|---|---|
| Lindi | 1955 (Error: Invalid date format for input date vjeç) |
| Kombësia | Shqipëria |
| Profesioni | Shkrimtar, fabulist |
| Nderimet |
|
Ferit Lamaj (Korçë, 6 janar 1955) është shkrimtar shqiptar për fëmijë. Kreu studimet e larta për gjuhë-letërsi shqipe në Tiranë. Lamaj është një nga fabulistet me te mire shqiptare. Ka publikuar 60 libra, në faqet e të cilëve renditen mbi 3500 fabula. Disa nga titujt e librave: “Në verë dhe në dimër”; “Në kopshtin zoologjik”; “Tosi me fustan”; “Kush e hëngri mjaltin ?”; “Gjelkokoshi zgjon derrkucin”; “Bilbili dhe gjinkalla”; “201 fabula”; “Dhelpra doganiere”; “Dhelpra e Trojës”; “Kafshët flasin”; “Bubi, beci dhe kaleci”; “1111 fabula”; “Papagalli pinguin”; “Një deve pranë Eifelit”; “Derri me tri këmbë”; “Fabula erotike”; “Gërvisht e gërvisht”; “Mikrofabula”; “Lakuriqi lakuriq”; “Miss Dhia”; “Mbreti xhuxh”; “Gici dhe polici”; etj.
Fabulat e Ferit Lamajt janë përkthyer e botuar në disa gjuhë : anglisht, frëngjisht, spanjisht, italisht, greqisht e rumanisht. Krijimtaria e tij është ekranizuar në albume fabuleske nga TV shqiptar, nën interpretimin e aktorëve Kadri Roshi, Margarita Xhepa, Lazër Filipi e Roland Trebicka.
Është hartues i përmbledhjes antologjike të fabulës shqiptare si dhe fitues i mjaft çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, ku spikatin: çmimi i parë në konkursin kombëtar të 45-vjetorit të Çlirimit (1989); çmimi "La Fonten" nga Ambasada Franceze në Tiranë (1995); çmimi “Libri më i mirë për fëmijë në gjuhën shqipe” (Maqedoni, 1996); çmimi i Karrierës (1996); medalja e argjendtë në konkursin ndërkombëtar "Il faro d'Argento" (Itali, 1998); medalja e argjendtë nga Biblioteka Ndërkombëtare e Poezisë (SHBA, 2002); medalja “Naim Frashëri i argjendtë” akorduar nga Presidenti i Republikës (2005); lista e Nderit e IBBY-t (Kinë, 2006).
Ka studiuar e hulumtuar në fushë të fabulës në Greqi, Itali, Francë, Gjermani, SHBA, Bullgari, Rumani, Zvicër, Austri, Egjipt, Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi, Çeki, Kinë.
Është anëtar i Shoqatës Botërore të Fabulistëve si dhe i Shoqatës Ndërkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë e të Rinj.
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Në verë dhe në dimër (1977)
- Veci, Veci mburraveci (1980)
- Zemërqeshur (1981)
- Vogëlushi ynë Tan (1984)
- Në kopshtin zoologjik (1984)
- Lepuri që bën shaka (1985)
- Tosi me fustan (1987)
- Kush e hëngri mjaltin? (1988)
- Gjelkokoshi zgjon derrkucin (1989)
- Bilbili dhe gjinkalla (1990)
- Fabula (1992)
- Teli dembeli (1993)
- Tori piktori (1994)
- Mjau, mjau! (1994)
- Ham, ham! (1994)
- Ki, ki, ki! (1995)
- Çamarrokët (1995)
- 201 fabula (1995)
- Dhelpra doganiere (1995)
- Ç'është? (1995)
- Lepurush vjedhacaku e qen qimekuqi (1995)
- Ka, ka, ka! (1996)
- Mak, mak! (1996)
- Dhelpra e Trojës (1996)
- La volpe di Troia/Le renard de Troie (1996)
- Kukafshehthi (1996)
- Mos u nxeh! (1997)
- Kafshët flasin (1997)
- Bubi, beci dhe kaleci (1997)
- Viçi dhe kërriçi (1998)
- Tri të vërtetat (1998)
- Ngriva, shkriva (1998)
- 1111 fabula (1999)
- Fables/fabula 1 (1999)
- Fables/fabula 2 (1999)
- Fables/fabula 3 (1999)
- Papagalli pinguin (2000)
- Derri, derri... (2000)
- A pig with three legs (2000)
- A camel at the Eiffel (2000)
- The fox of Troy (2000)
- 201 kryefabula (2000)
- Derri me tri këmbë (2001)
- Gërvisht e gërvisht (2002)
- Fabula erotike (2002)
- Zëra në shtratin e shpirtit tim (2002)
- Mikrofabula (2003)
- Lakuriqi lakuriq (2004)
- Fabula të zgjedhura (2004)
- Miss dhia (2005)
- Dhelpra e Trojës-përzgjedhje shkollore (2005)
Bashkëpunime letrare:
- Antologjia e fabulës shqiptare (1989)