Shko te përmbajtja

Festivali Evropian i Këngës 2012

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Festivali Evropian i Këngës 2012

Gjysmëfinalja e parë 22 maj, 2012
Gjysmëfinalja e dytë 24 maj, 2012
Finalja 26 maj, 2012
Televizioni transmetues İTV
Vendi Crystal Hall
Baku, Azerbajxhan
Kënga fituese Suedia Suedia
Euphoria nga Loreen
Sistemi votues
Këtë vit, si vitet e fundit, do votohet prapë në mënyrën 50 % juri, 50 % publik, të gjithë votuesit nga publiku do të jenë gjysma e votave të një shteti, ndërsa pjesa tjetër do jetë juria profesionale që shteti votues zgjedh. Në fund pasi votat e publikut dhe jurisë të bashkohen, shtetet më të votuara do të marrin pikët nga 1-7, 8, 10 dhe 12.
Shqipëria
Këtë vit, shteti ynë do të prezantohet nga këngëtarja kosovare Rona Nishliu me këngën "Suus" të shkruar nga vet Rona e të kompozuar nga kompozitori i njohur kosovar Florent Boshnjaku. Shqipëria do të prezantohet më 22 maj në Baku, në pjesën e parë të gjysëm finales.
Numri i pjesëmarrësve 42 (zyrtare)
Vendet e kthyera Mali i Zi Mali i Zi
Vendet e larguara Armenia Armenia
Polonia Polonia
Festivali Evropian i Këngës 2012
◄20112013►

Festivali Evropian i Këngës 2012 (Anglisht: Eurovision Song Contest 2012, Frëngjisht: Concours Eurovision de la chanson 2012) apo ndryshe Eurosong 2012 do jetë edicioni i 57-të i Eurovizionit. Festivali do mbahet në BakuAzerbajxhanit nga data 22 deri 26 maj të vitit 2012. Këtë vit, do të marrin pjesë gjithsej 43 shtete, në mesin e tyre edhe Shqipëria, të cilën do ta përfaqësoj këngëtarja kosovare Rona Nishliu. Maroko ishte rrugës për tu kthyer në festival, por që vendosi të mos kthehej.[1][2]. Gjithashtu Republika Çeke është duke u menduar të jetë pjesë e Eurosong-ut të këtij viti por që vendosi të jetë larg edhe për këtë vit [3], ata kanë marrë pjesë në këtë festival prej vitit 2007-2009, por u tërheqën për shkak të rezultateve "Të Tmerrshme", e quajtur kështu nga faqja e Eurosongut në internet, Republika Çeke ka falimentuar në këtë festival, ç'do vit, duke qenë e fundit për dy herë me radhë, dhe e para-fundit. Ndërsa sa i përket çështjes së Kosovës, EBU ka lëshuar një artikull ku flet për këtë çështje. Sipas EBU, Kosova është përpjekur të marrë pjesë në Eurosong, prej vitit 2009, por ka falimentuar për shkak të kushteve financiare, gjithashtu edhe për shkak të kundërshtimeve nga Serbia, Rusia dhe Spanja (pjesë e Big 5) [4]. Kurse, krahas shteteve që nuk morrën pjesë edhe këtë vit, befasisht Polonia vendosi të tërhiqej nga gara për shkak të rezultatit të keq në vitin 2011, në të cilën u rendit e fundit.[5] Gjithashtu arsya tjetër që Polonia u tërheq ishte për shkak që këtë vit do të organizojnë UEFA-në dhe vendosën të përqendrohen më shumë aty. Kurse, këtë vit Mali i Zi vendosi të kthehej në garë. Pas rezultateve të këqija viteve të fundit, televizioni malazez vendosi të rikthehej në festivalin më të madh evropian.[6]

Këtë vit si ndryshim nga vitet e mëparshme, tele-votimi apo votimi i publikut do bëhet ndryshe, në vitin 2010 dhe 2011, publiku mund të votonte në fillim të spektaklit ndërsa tani sikur vitet e mëparshme, publiku mund të votoj vetëm pasi të gjithë shtetet të kenë performuar.[7]. Kështu që pasi publiku të votoj, votat e jurisë dhe publikut do mblidhen së bashku (50:50), duke bërë rezultatet përfundimtare nga 1 deri 12. Sipas EBU procedura e votimit (1-7, 8, 10 dhe 12), nuk do ndryshoj sepse sipas tyre pika e 12 apo në anglisht (The Twelve Points), është si simbol i vetë Eurosong-ut !.[8]

Shtetet pjesëmarrëse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjysëm-Finalja e parë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
RendiShtetiGjuhaPjesmarrësiKëngaPërkthimi
1
Mali i Zi Mali i ZiAnglishtRambo Amadeus"Euro Neuro"
2
Islanda IslandaAnglishtGréta Salóme dhe Jónsi"Mundu Eftir Mér"Më Kujto
3
Greqia GreqiaAnglishtEleftheria Eleftheriou"Aphrodisiac"Përforcues
4
 LetoniaAnglishtAnmary"Beautiful Song"Këngë e Bukur
5
Shqipëria ShqipëriaShqipRona Nishliu"Suus"Personale 1
6
Rumania RumaniaAnglisht, SpanjishtMandinga"Zaleilah"
7
Zvicra ZvicraAnglishtSinplus"Unbreakable"I pathyeshëm
8
Belgjika BelgjikaAnglishtIris"Would You""A do të.."
9
Finlanda FinlandaSuedishtPernilla Karlsson"När jag blundar"Kur mbyll sytë
10
Izraeli IzraeliAnglisht, HebraishtIzabo"Time"Kohë
11
San Marino San MarinoAnglishtValentina Monetta"The Social Network Song"Kënga e rrjeteve sociale
12
Qipro QiproAnglishtIvi Adamou"La La Love"Da Da Dashuri
13
Danimarka DanimarkaAnglishtSoluna Samay"Should've Known Better"Është dashur ta dije më mirë
14
Rusia RusiaUdmurt, AnglishtBuranovskiye Babushki"Party for Everybody"Festë për të gjithë
15
Hungaria HungariaAnglishtCompact Disco"Sound of our Hearts"Tingulli i Zemrave tona
16
Austria AustriaGjermanisht/BavarishtTrackshittaz"Woki mit deim Popo"Dridhe by***
17
Moldavia MoldaviaAnglishtPasha Parfeny"Lăutar"Këngëtar popullorë Rumun
18
Irlanda IrlandaAnglishtJedward"Waterline"Vijë lundrimi

1 Edhe pse e gjithë kënga është në gjuhën shqipe, titulli i këngës rrjedh nga gjuha latine, që do të thot "Personale".

Gjysëm finalja e dytë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rendi
ShtetiGjuhaPjesmarrësiKëngaPërkthimi
1
Serbia SerbiaSerbishtŽeljko Joksimović"Nije ljubav stvar"Dashuria nuk është send
2
Maqedonia e Veriut Maqedonia e VeriutMaqedonishtKaliopi"Crno i belo"Bardh e Zi 2
3
Holanda HolandaAnglishtJoan Franka"You and Me"Ti dhe Unë
4
Malta MaltaAnglishtKurt Calleja"This Is the Night"Kjo është nata
5
Bjellorusia BjellorusiaAnglishtLitesound"We are the Heroes"Ne jemi heronjtë
6
Portugalia PortugaliaPortugalishtFilipa Sousa"Vida minha"Jeta ime
7
Ukraina UkrainaAnglishtGaitana"Be My Guest"I ftuari im
8
Bullgaria BullgariaBullgarishtSofia Marinova"Love Unlimited"Dashuri pa kufi
9
Sllovenia SlloveniaSllovenishtEva Boto"Verjamem"Besoj
10
Kroacia KroaciaKroacishtNina Badrić"Nebo"Qiell
11
Suedia SuediaAnglishtLoreen"Euphoria"Eufori
12
Gjeorgjia GjeorgjiaAnglishtAnri Jokhadze"I'm a Joker"Jam shakaxhi
13
Turqia TurqiaAnglishtCan Bonomo"Love Me Back"Më duaj 3
14
Estonia EstoniaEstonishtOtt Lepland"Kuula"Ndëgjo
15
Sllovakia SllovakiaAnglishtMax Jason Mai"Don't Close your Eyes"
16
Norvegjia NorvegjiaAnglishtTooji"Stay"Qëndro
17
Lituania LituaniaAnglishtDonny Montell"Love is Blind"Dashuria është e verbër
18
Bosnja dhe Hercegovina Bosnja dhe HercegovinaBoshnjakishtMayaSar"Korake ti Znam"I di hapat e tu

2 Përkthimi i vertetë i këngës është "Zi dhe Bardhë" por për shkak të "e-së" fjalët ndryshojnë vendet. Gjithashtu, edhe sepse në gjuhën shqipe "Bardh e Zi" tingëllon më mirë.
3 Në fakt, kënga përkthehet "Më Duaj Mbrapa" por që në gjuhën shqipe nuk ka kuptim.

RendiShtetiGjuhaPjesmarrësiKëngaPërkthimiPikëtVendi
1
Britania e Madhe Britania e MadheAnglishtEngelbert Humperdinck"Love will set you Free"Dashuria të le të lirë1225
2
Hungaria HungariaAnglishtCompact Disco"Sound of our Hearts"Tingulli i Zemrave tona1924
3
Shqipëria ShqipëriaShqipRona Nishliu"Suus"Personale1465
4
Lituania LituaniaAnglishtDonny Montell"Love is Blind"Dashuria është e verbër7014
5
Bosnja dhe Hercegovina Bosnja dhe HercegovinaBoshnjakishtMayaSar"Korake ti Znam"I di hapat e tu5518
6
Rusia RusiaUdmurt, AnglishtBuranovskiye Babushki"Party for Everybody"Festë për të gjithë2592
7
Islanda IslandaAnglishtGréta Salóme dhe Jónsi"Mundu Eftir Mér"Më Kujto4620
8
Qipro QiproAnglishtIvi Adamou"La La Love"Da Da Dashuri6516
9
 FrancaFrëngjisht, AnglishtAnggun"Echo (You and I)"Eho (Ti dhe Unë)"2123
10
Italia ItaliaItalishtNina Zilli“L’Amore È Femmina”Dashuria është Femër1019
11
Estonia EstoniaEstonishtOtt Lepland"Kuula"Ndëgjo1206
12
Norvegjia NorvegjiaAnglishtTooji"Stay"Qëndro726
13
Azerbajxhani Azerbajxhani
(Shteti organizatorë)
AnglishtSabina Babayeva"When the Music Dies"Kur muzika vdes1504
14
Rumania RumaniaAnglisht, SpanjishtMandinga"Zaleilah"7112
15
Danimarka DanimarkaAnglishtSoluna Samay"Should've Known Better"Është dashur ta dije më mirë2122
16
Greqia GreqiaAnglishtEleftheria Eleftheriou"Aphrodisiac"Përforcues6417
17
Suedia SuediaAnglishtLoreen"Euphoria"Eufori3721
18
Turqia TurqiaAnglishtCan Bonomo"Love Me Back"Më duaj1127
19
Spanja SpanjaSpanjishtPastora SolerQuédate conmigoQëndro me mua9710
20
Gjermania GjermaniaAnglishtRoman Lob"Standing Still"Ende në Këmbë 41108
21
Malta MaltaAnglishtKurt Calleja"This Is the Night"Kjo është nata4121
22
Maqedonia e Veriut Maqedonia e VeriutMaqedonishtKaliopi"Crno i belo"Bardh e Zi7113
23
Irlanda IrlandaAnglishtJedward"Waterline"Vijë lundrimi4619
24
Serbia SerbiaSerbishtŽeljko Joksimović"Nije ljubav stvar"Dashuria nuk është send2143
25
Ukraina UkrainaAnglishtGaitana"Be My Guest"I ftuari im6515
26
Moldavia MoldaviaAnglishtPasha Parfeny"Lăutar"Këngëtar popullorë Rumun8111

4 Bukfalisht, titulli i këngës përkthehet "Ende duke qëndruar" por për shkak të përshtatjes dhe kuptimit të vërtetë të këngës, titulli përkthehet si "Ende në Këmbë"

  1. Moroko mund të kthehet në Eurovizion ! (nga Oikotimes.com)[lidhje e vdekur]
  2. "Maroku do kthehet në Eurovizion ? (nga Escdaily.com". Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2011. Marrë më 4 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "Çekët dhe Sllovakët në Eurosong 2012?". Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2011. Marrë më 4 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "Artikulli për Kosovën në Eurosong 2012". Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2011. Marrë më 4 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. "Polonia tërhiqet nga Eurovizioni!". Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2012. Marrë më 22 shkurt 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. 43 shtete në Eurovizion. Rikthehet Mali i Zi!
  7. "EBU rikthen mënyrën e mëparshme të votimit nga publiku". Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2011. Marrë më 6 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. "Ndryshime të vogla në votime të Eurosong-ut!". Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2011. Marrë më 6 gusht 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]