Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin, i njohur gjerësisht si Berlinale shqiptimi German: [bɛʁliˈnaːlə] është një festival i përvitshëm filmi, i cili mbahet në Berlin, Gjermani. Festivali u themelua në vitin 1951 dhe fillimisht organizohej çdo muaj qershor deri në vitin 1978, kur organizimi i tij u zhvendos në muajin shkurt. Prej atij viti, çdo muaj shkurt Berlinalja shënon një nga " Tre festivalet e mëdha " të filmit në Evropë, së bashku me Festivalin e Filmit në Venecia që mbahet në Itali dhe Festivalin e Filmit në Kanë që mbahet në Francë. Për më tepër, është një nga " Pesë Festivalet më të Mëdhenj ", festivalet më prestigjioze të filmit në botë. Festivali tërheq rregullisht dhjetëra mijëra vizitorë çdo vit.
Çdo vit, rreth 400 filma shfaqen në kinema të ndryshme të Berlinit, kryesisht në dhe përreth Potsdamer Platz . Filmat përfaqësojnë të gjithë zhanret kinematografike dhr shfaqen në nëntë seksione, me rreth njëzet filma që konkurrojnë për çmimet kryesore të festivalit në seksionin e Konkurrencës. Çmimet kryesore, të quajtura Ariu i Artë dhe Ariu i Argjendtë, vendosen nga juria ndërkombëtare, e kryesuar nga një personalitet i kinemasë i njohur ndërkombëtarisht. Kjo juri dhe juri të tjera të specializuara të Berlinales japin gjithashtu shumë çmime të tjera, dhe përveç kësaj ka edhe çmime të tjera të dhëna nga juri dhe organizata të pavarura.
Tregu Evropian i Filmit (EFM), një panair tregtar filmi, është një takim i rëndësishëm i industrisë që mbahet njëkohësisht me Berlinalen. Panairi tregtar u shërben distributorëve, blerësve të filmave, producentëve, financuesve dhe agjentëve të bashkëprodhimit. “ Talentet e Berlinales”, një seri njëjavore leksionesh dhe punëtorish, është një takim i regjisorëve të rinj që mbahet në partneritet me festivalin.