Festivali i 3-të i Këngës në RTSH

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Festivali i 3-të i Këngës në RTSH
Edicioni 3-të
Qyteti Tirana
Vendi Shqipëri
Viti 1964
Datat 26, 27, 28 dhjetor
Prezantues Margarita Xhepa e Vangjel Heba
Artisti Fitues Nuk pati kenge fituese te çmimit te pare
Kënga Fituese
              1963 1965              

Parathënie[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përmbledhjet, këngët pjesëmarrëse të secilës natë, fituesit, deri në festivalin e 30-të, këtu e kudo që t'i lexoni, janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet.[1]Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Festivali i 3-të u zhvillua mbas kritikave e mbas ndalimit të këngëve të Festivalit të 2-të. Edhe numri i këngëve pjesëmarrëse ishte mjaft i reduktuar dhe, kuptohej, se disa këngë ishin hequr në provat e fundit. Kështu, morën pjesë gjithsej 17 këngë: 8 natën e parë dhe 9 natën e dytë. Në finale dolën 11 këngë.

Ky edicion u zhvillua në datat 26, 27, 28 Dhjetor 1964, pa ndonjë natë tjetër shtesë si dy festivalet e para. U paraqit nga aktorët Margarita Xhepa dhe Vangjel Heba. Këngët shoqëroheshin vetëm nga Orkestra Sinfonike e Radios drejtuar nga Ferdinand Deda dhe Fiqiri Kraja. Ky është festivali i parë ku merr pjesë Ferdinand Deda, dirigjenti i talentuar që do të drejtojë orkestrën në shumë festivale. Nga orkestra u hoqën disa vegla fryme që dëgjoheshin aq fort sidomos në Festivalin e dytë, ndër ta edhe saksofoni. Po kështu nuk u dëgjua më Kompleksi Ritmik i drejtuar nga Agim Krajka dhe as ndonjë këngë e tij.

Ky është festivali i vetëm ku merr pjesë kompozitori i talentuar Prenk Jakova me këngën "Margjelo" dhe këngëtarja e njohur nga Shkodra, Klotilde Shantoja.

Në përfundim të festivalit, duke dhëne çmimet, kryetari i jurisë së festivalit, Llazar Siliqi, sqaroi se kënga "Margjelo", më e bukura e atij festivali, ishte jashtë konkurrimit. Kështu ky festival mbeti pa çmim të parë. Thëniet e shkrimet e disave se këngës "Sot mbusha njëzet vjeç",kënduar nga Vaçe Zela dhe Nikolin Gjergji, mbas disa vitesh i ështe dhënë çmimi i parë nga RTSH, nuk qëndrojnë. Nuk ka ndodhur askund dhe asnjeherë që fituesja e festivalit të shpallet mbas disa vitesh. Kjo këngë ka marrë çmim të tretë. Nje kuriozitet: kjo këngë, aq e njohur me titullin "Sot jam njëzet vjeç", ne festival eshte paraqitur me titullin "Sot mbusha njëzet vjeç".

Arsyeja e lënies jashtë konkurimit të këngës "Margjelo" ishte se, në çastin e fundit, dikush kishte sinjalizuar se ajo këngë ishte kënduar një herë në një koncert në Shkodër dhe, sipas rregullores së festivalit, kënga që paraqitej në festival nuk duhej të ishte kënduar asnjëherë në publik në ndonjë koncert. Kjo rregullore është marrë nga festivali i Sanremos që është burimi i lindjes së festivaleve. Nuk dihet përse kjo rregullore është shkelur vetëm një herë në vitin 1995 kur dihej se kënga fituese "Eja" ishte kënduar më parë në një koncert transmetuar në Eurovision.

Nuk pati më çmime për kengëtarët dhe nuk do të ketë më në asnjë festival pasardhës. Kjo për arsyen e thjeshtë se gjithnjë çmimin e parë do ta merrte Vaçe Zela.


Nata e parë - 26.12.1964[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesit e parë Interpretuesit e dytë
1 Sot mbusha njëzet vjeç Llazar Morcka Dionis Bubani Vaçe Zela Nikolin Gjergji
2 Krojeve te vendit tim Mark Kaftalli Tano Banushi Maliq Çomo Fatmira Puka
3 Zemra këndon Aleko Kareco Arta Babaramo Sofika Hodo
4 Lulëzo i shtrenjti atdhe Koço Uçi Sotir Afezolli Myrvete Theodhosi
5 Dua të këndoj Gaqo Avrazi Nexhat Hakiu Sulejman Çela Vita Vilishtari
6 Nëntori Gjokë Vata Marjeta Çuni Gjyljana Marashi
7 Zemër ushtari Vangjel Petushi Sulejman Çela Meliha Doda
8 Natë feste Avni Mula Melita Shehu Qemal Kërtusha


Nata e dytë - 27.12.1964[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesit e parë Interpretuesit e dytë
1 Kthim nga fusha Nexhmedin Doko Luan Qafëzezi Fatmira Puka Qemal Kërtusha
2 Dritaren kërkoj Tonin Harapi Llazar Siliqi Klotilde Shantoja Vaçe Zela
3 Qytetit tim Pjetër Dungu Klotilde Shantoja

Marjeta Çuni

Klotilde Shantoja

Gjyljana Marashi

4 E thur sot këngën time Nikolla Zoraqi Myrvete Theodhosi Sotir Afezolli
5 Margjelo Prenkë Jakova Filip Ndocaj Nikolin Gjergji Klotilde Shantoja
6 Kush ka faj Enver Mara Sofika Hodo Vita Vilishtari
7 Këngë e vendit tim Kristo Kote Arta Babaramo Qemal Kërtusha
8 Urim për ditëlindjen Tasim Hoshafi Vangjel Moçka Meliha Doda Melita Shehu
9 Të lumtur të dua Pjetër Gaci Pjetër Gaci Sotir Afezolli Vaçe Zela


Nata finale - 28.12.1964[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në natën finale dolen 11 këngë si më poshtë:

  1. Natë feste
  2. Dritaren kërkoj
  3. Kthim nga fusha.
  4. Zemër ushtari
  5. Margjelo
  6. Krojeve të vendit tim
  7. Sot mbusha njëzet vjeç
  8. Urim për ditëlindjen
  9. Dua të kendoj
  10. Këngë e vendit tim
  11. Të lumtur të dua


Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmimi i parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Nuk u dha asnjë çmim i parë

Çmimi i dytë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çmimi i tretë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

.....

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale