Festivali i 62-të i Këngës në RTSH
| Festivali i Këngës 2023 | |
|---|---|
| Datat | |
| Gjysmëfinalja e parë | 19 dhjetor 2023 |
| Gjysmëfinalja e dytë | 20 dhjetor 2023 |
| Gjysmëfinalja e tretë | 21 dhjetor 2023 |
| Finalja | 22 dhjetor 2023 |
| Pritës | |
| Vendi | Pallati i Kongreseve Tiranë, Shqipëri |
| Prezantues |
|
| Kryetar | Pali Kuke |
| Mbikëqyrës ekzekutiv | Alfred Peza |
| Transmetuesi pritës | Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) |
| Pjesëmarrës | |
| Numri i pjesëmarrësve | 31 |
| Votimi | |
| Sistemi i votimit | Juria do të zgjedhë fituesin; publiku do të zgjedhë përfaqësuesin Shqiptar për Festivalin Evropian të Këngës 2024 |
Festivali i Këngës 2023 është edicioni i 62-të i konkursit të përvitshëm të muzikës shqiptare Festivali i Këngës, organizuar nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH). Ai u mbajt nga data 19 deri më 22 dhjetor 2023 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, me nikoqire Adriana Matoshi dhe Kledi Kadiu me Xhuliano Dulen dhe Krisa Çaushin.[1][2] Për të dytin vit radhazi, fituesi i një televotimi të dedikuar do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2024. [3] [4]
Formati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës përbëhet nga dy gjysmëfinale më 19 dhe 20 dhjetor 2023, një "natë nostalgjie" më 21 dhjetor 2023 dhe një finale më 22 dhjetor 2023. Detajet mbi formatin u zbuluan në një konferencë shtypi më 1 nëntor 2023.[2]
Struktura e votimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një juri prej 11 anëtarësh voton për të përcaktuar artistët që kalojnë në finale nga faza kualifikuese, që shpallet në fund të natës së tretë, si dhe fituesin e finales. Televotimi i prezantuar në edicionin e kaluar do të përbëjë sërish një përzgjedhje më vete kushtuar përfaqësueses shqiptare në Eurovizion.[4] Dy votimet fillimisht u krijuan për t'u kombinuar në një raport 50/50 ose 60/40 për të përcaktuar një fitues të vetëm. [5] [6]
Garuesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]RTSH hapi një periudhë aplikimi për artistët dhe kompozitorët e interesuar për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës më 1 shtator 2023, [3] më vonë duke vendosur një afat deri më 10 tetor 2023. [7] Në mbyllje të periudhës së dorëzimit, ishin pranuar mbi 80 aplikime. [8] [9] Pavarësisht planit fillestar për të zgjedhur 14 artistë të themeluar dhe 13 të ardhur, [5] gjithsej 31 artistë u shfaqën në listën e akteve të përzgjedhura konkurruese, e cila u publikua më 17 tetor. [10] [11] Megjithatë, pas konferencës për shtyp më 1 nëntor 2023, Kejsi Tola dhe Samanta Karavella, të cilat ishin paraqitur në listën e pjesëmarrësve, njoftuan tërheqjen e tyre nga konkursi; [2] [4] [12] ata u zëvendësuan nga Irma Lepuri dhe PeterPan Quartet. [2] Më 1 dhjetor 2023, edhe Sardi Strugaj njoftoi tërheqjen e tij; [13] ai u zëvendësua nga Eden Baja. [14] Ndër artistet e përzgjedhura është edhe Elsa Lila, e cila fitoi festivalet e 1996, 1997 dhe 2022.
Për herë të parë, paneli përzgjedhës u informua vetëm për identitetin e aplikantëve pas procesit, për të siguruar një rezultat më të drejtë; ishte gjithashtu hera e parë që dy poetë ishin pjesë e panelit. [15]
Legjenda: I tërhequr Hyrja zëvendësuese
| Artist(ët) | Kënga | Kantautor(ët) |
|---|---|---|
| Andi Tanko | "Herë pas here" | Andi Tanko |
| Anduel Kovaci | "Nan'" | Anduel Kovaci |
| Arsi Bako | "Zgjohu" | Arsi Bako, Denis Hima |
| Besa Kokëdhima | "Zemrën n'dorë" |
|
| Besa Krasniqi | "Esenciale" | Besa Krasniqi |
| Big Basta dhe Vesa Luma | "Mbinatyrale" |
|
| Bledi Kaso | "Çdo gjë mbaroi" |
|
| Eden Baja | "Ajër" | Anxhela Llaha |
| Eldis Arrnjeti | "Një kujtim" |
|
| Elsa Lila | "Mars" | Elsa Lila |
| Erina and the Elementals | "Jetën n'skaj" |
|
| Festina Mejzini | "Melos" | Sokol Marsi |
| Irma Lepuri | "Me prit" | Irma Lepuri |
| Jasmina Hako | "Ti" |
|
| Jehona Ponari | "Evol" | Jehona Ponari |
| Kastro Zizo | "2073" |
|
| Kejsi Tola | "Vallëzoj me dritën" |
|
| Kleansa Susaj | "Pikturë" |
|
| Luan Durmishi | "Përsëritja" |
|
| Mal Retkoceri | "Çmendur" | Mal Retkoceri |
| Martina Serreqi | "Vetëm ty" |
|
| Melodajn Mancaku | "Nuk jemi ne" |
|
| Michela Paluca | "Për veten" | Enis Mullaj |
| Olimpia Smajlaj | "Asaj" |
|
| Olsi Ballta | "Unë" | Bledar Gramo |
| PeterPan Quartet | "Edhe nje here" |
|
| Samanta Karavella | "N'majë" |
|
| Santino De Bartolo | "Dua të rri me ty" | Santino De Bartolo |
| Sardi Strugaj | "Boshatisur" | Sardi Strugaj |
| Sergio Hajdini | "Uragan" | Sergio Hajdini |
| Shpat Deda | "S'mund t'fitoj pa ty" | Shpat Deda |
| Stivi Ushe | "Askush si ty" |
|
| Tiri Gjoci | "Në ëndërr" |
|
| Troy Band | "Horizonti i ëndrrave" |
|
Shfaqje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjysmëfinalet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjysmëfinalet e Festivalit të Këngës u zhvilluan më 19 dhjetor dhe 20 dhjetor 2023. [16] Rendi i garës për të dy gjysmëfinalet u hodh në një konferencë shtypi të mbajtur më 1 nëntor. [2]
Umberto Tozzi ishte i ftuar special në gjysmëfinalen e parë; Aleksandër Gjoka, Adelina Ismaili dhe Indrit Mesiti kanë qenë interpretuesit e ftuar të gjysmëfinales së dytë.[17] Të ftuar të tjerë gjatë festivalit kanë qenë Aurela Gaçe, Elton Deda, Eneda Tarifa, Ilir Shaqiri, Sidrit Bejleri, Fitnete Tuda dhe Jehona Sopi.
|
|
Nata e nostalgjisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]“Nata e nostalgjisë” e Festivalt të Këngës u zhvillua më 21 dhjetor 2023. Garuesit interpretuan këngë nga historia e Festivalt të Këngës dhe Eurovizionit.[18]
Irma & Eranda Libohova dhe Eugent Bushpepa u paraqitën si të ftuar specialë.[17]
Finalja e madhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Finalja e Festivali i Këngës u zhvillua më 22 dhjetor 2023.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Albania: 'Festivali i Këngës 62' lineup is announced". Eurovision.tv. European Broadcasting Union (EBU). 18 tetor 2023. Marrë më 18 tetor 2023.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 3 4 5 Bijuvignesh, Darshan (2023-11-01). "Albania: More Details of Festivali i Këngës 62 Announced Including Line-up Change". Eurovoix (në anglishte britanike). Marrë më 2023-11-01.
- 1 2 Ibrayeva, Laura (1 shtator 2023). "Albania: RTSH Opens Submissions for Festivali i Këngës 62". Eurovoix. Marrë më 1 shtator 2023.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 3 Argyropoulos, Dimitris (2023-11-01). "Albania: The public will choose the 2024 Eurovision representative, while the jury the winner of Festivali i Këngës 62!". Eurovisionfun. Marrë më 2023-11-03.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 Ntinos, Fotios (2023-10-09). "Albania: A 50/50 combination of jury and public vote will decide the winner of Festivali i Këngës 62!". Eurovisionfun. Marrë më 2023-10-09.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Fest' 62 në RTSH, drejtori artistik Bojken Lako: Përzgjedhja ishte e drejtë, s'mbajtëm anë" [Fest 62 on RTSH, artistic director Bojken Lako: The selection was fair, we did not take sides]. RTSH Lajme. RTSH. 2023-10-20. Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2024. Marrë më 2023-10-21.
- ↑ Van Dijk, Sem Anne (2023-09-19). "Albania: RTSH Announces Submissions Deadline for Festivali i Këngës 62". Eurovoix. Marrë më 2023-09-19.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Farren, Neil (2023-10-12). "Albania: More Than 80 Submissions for Festivali i Këngës 62". Eurovoix. Marrë më 2023-10-12.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Toroveci, Keti (2023-10-12). "Festivali i këngës në RTSH/ Mbyllen aplikimet, mbi 80 krijime nga të gjith" [Festivali i Këngës në RTSH/ Applications are closed, over 80 entries in total]. Festivali i Këngës. RTSH. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2023. Marrë më 2023-10-17.
- ↑ "Festivali 62 i Këngës në RTSH, shpallen artistët pjesëmarrës në ngjarjen" [Festivali 62 i Këngës në RTSH, the artists participating in the event have bene announced]. RTSH Lajme. RTSH. 2023-10-17. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2023. Marrë më 2023-10-17.
- ↑ Juhász, Ervin (2023-10-17). "Meet all the participants of the 62nd Festivali i Këngës!". ESCBubble (në anglishte britanike). Marrë më 2023-10-17.
- ↑ Tejeci, Erdi (2023-11-01). "Albania: Kejsi Tola and Samanta have withdrawn from Festivali i Këngës 62". Wiwibloggs (në anglishte amerikane). Marrë më 2023-11-01.
- ↑ Papadopoulos, Giorgos (2023-12-02). "Albania: Another performer drops out of Festivali i Këngës 62!". Eurovisionfun. Marrë më 2023-12-02.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Van Dijk, Sem Anne (2023-12-11). "Albania: Eden Baja Replaces Sardi Strugaj in Festivali i Këngës". Eurovoix. Marrë më 2023-12-11.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Granger, Anthony (2023-10-26). "Albania: Song Selection Process Was Revamped For Festivali i Këngës 62". Eurovoix. Marrë më 2023-10-26.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Granger, Anthony (2023-10-15). "Albania: Festivali i Këngës 62 to be Held December 19 to 22". Eurovoix (në anglishte britanike). Marrë më 2023-11-01.
- 1 2 Davies, Megan (2023-12-18). "Albania: More Guests Announced For Festivali i Këngës 62". Eurovoix. Marrë më 2023-12-18.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Festivali i 62-të, 'Natën e Nostalgjisë' artistët pjesëmarrës performojnë këngët që kanë bërë histori" [62nd Festival, 'Nostalgia Night' participating artists perform the songs that made history]. Festivali i Këngës. RTSH. 2023-12-13. Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2023. Marrë më 2023-12-17.