Festivali i 64-t i Këngës në RTSH
| Festivali i Këngës 64 | |
|---|---|
| Datat dhe vendi | |
| Gjysmëfinalja 1 |
|
| Gjysmëfinalja 2 |
|
| Gjysmëfinalja 3 |
|
| Finalja |
|
| Vendi | Pallati i Kongreseve Tiranë |
| Prodhimi | |
| Transmetuesi nikoqir | Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) |
| Producenti ekzekutiv | Belioza Çoku |
| Prezantuesit |
|
| Pjesëmarrësit | |
| Numri i hyrjeve | 28[a] |
| Votimi | |
| Sistemi i votimit |
|
| Kënga fituese | "Nân" nga Alis |
Festivali i 64-t i Këngës (Festivali i Këngës 64, ose Fest 64) ishte edicioni i 64-t i konkursit vjetor të muzikës shqiptare Festivali i Këngës, organizuar nga Radio Televizioni Shqiptar (RTSH). Ai u mbajt nga datat 17-20 dhjetor 2025 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe u prezantua nga Arilena Ara dhe Salsano Rrapi. Fituesi i festivalit, Alis, me këngën Nân, përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion 2026.
Edicioni i 64-të i Festivali i Këngës përbëhej nga dy gjysmëfinale më 17 dhe 18 dhjetor 2025, një"natë nostalgjie" më 19 dhjetor 2025 dhe një finale më 20 dhjetor 2025.[1]
Në korrik 2025, u njoftua se Elhaida Dani që fitoi Festivalin e 53-të të Këngës në RTSH do të ishte sërish edhe këtë vit drejtoreshë artistike, pas edicionit të vjetshëm, ku u vlerësua për rritjen e cilësisë së shfaqjeve .[2] Belioza Çoku u shpall producente ekzekutive në tetor 2025,[3] ndërsa Arilena Ara – fituesja e edicionit të 58-të të konkursit – dhe komediani Salsano Rrapi u emëruan prezantues më dhjetor 2025.[4]
Gazetari Andri Xhahu dhe Antoneta Koçi organizuan një Post-Festival, i cili u transmetua pas secilës natë të spektaklit.[5]
Votimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Juria, e përbërë nga shtatë anëtarë: Ramë Lahaj, Belinda Budini, Bleona Qereti, Olen Çezari, Anila Basha, Valentin Veizi dhe Zef Çoba, votoi për të përcaktuar pesë artistët debutues që do të kalonin në finale nga faza kualifikuese. Emrat u shpallën në fund të natës së tretë. Në natën finale, juria vendosi 50% të rezultatit - pjesën tjetër publiku shqiptar dhe kosovar (me anë të votave me SMS).[6][7][8][9] Një votim online, në të cilin mund të merrnin pjesë nga e gjithë bota, fillimisht ishte planifikuar të realizohej krahas televotimit nga Shqipëria e Kosova,[6] por u anulua në ditën e parë të festivalit me qëllim"garantimin e transparencës".[10]
Konkurrentët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]RTSH hapi një periudhë aplikimi për artistët dhe kompozitorët e interesuar më datë 1 shtator 2025, me aplikime të hapura deri më 30 shtator. Një risi në këtë fazë qe refuzimi i këngëve të krijuara me ndihmën e inteligjencës artificiale , në mënyrë që të"ruhej autenticiteti"i festivalit.[11] 28 artistë u shfaqën në listën e artistëve të përzgjedhur konkurrues, e cila u publikua më 13 tetor.[12] Më 22 nëntor, Egzon Pireci njoftoi tërheqjen e tij nga festivali për shkak të"arsyeve personale";[13] Lynx u caktua zëvendësuesi i tij dhe u shpall konkurrent tri ditë më vonë.[14] Zhanret dhe titujt e këngëve u zbuluan të grupuara nga data 21 deri në 28 tetor[15]. Këngët u publikuan përfundimisht më 1 dhjetor.[16]
Shfaqjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjysmëfinalet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjysmëfinalet u zhvilluan më 17 dhe 18 dhjetor 2025 në orën 21:00. Kroni Pula, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin e Këngës për Fëmijë 2025, ishte e ftuar speciale gjysmëfinalen e parë.[17]
Nata e nostalgjisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Nata e nostalgjisë" u zhvillua më 19 dhjetor 2025, në orën 21:00. 18 artistët e njohur performuan këngë nga historia e Festivalit të Këngës në duet me interpretues të ftuar.[5]
| Numri | Artisti konkurrues | Artisti i ftuar | Kënga |
|---|---|---|---|
| 1 | Alis | Anxhela Peristeri | "Jon" |
| 2 | Sara Kapo | Eneda Tarifa | "Vajzat e fshatit tim" |
| 3 | Lynx | Altin Goci | "Me ty kaq pranë" |
| 4 | Rezarta Smaja | Sidrit Bejleri | "Lule të bukura sjell pranvera" |
| 5 | Luna Çausholli | Keli | "Ende ka shpresë" |
| 6 | Kleansa Susaj | Gili | "Xixëllonjë" |
| 7 | Erik Lloshi | Mateus Frroku | "Djaloshi dhe shiu" |
| 8 | Gresa Gjocera dhe Bledi Kaso | Elton Deda | "Nuk kërkoj tjetër njeri" |
| 9 | Lorenc Hasrama | Vesa Luma | "Shiu" |
| 10 | Evi Reçi | Kastriot Tusha | "Këputa një gjethe dafine" |
| 11 | Enxhi Nasufi | Vikena Kamenica | "Flakë e borë" |
| 12 | Gerta Mahmutaj | Kleiti Mahmutaj | "Valsi i lumturisë" |
| 13 | Frensi | Rosela Gjylbegu | "Në moshën e rinisë" |
| 14 | 2 Farm | Kozma Dushi | "Bardhësi" |
| 15 | Inis Neziri | Jonida Maliqi | "Jetoj" |
| 16 | Vedat Ademi | Teuta Kurti | "Ti nuk më meriton" |
| 17 | Kamela Islamaj | Orgesa Zaimi | "Sot jam 20 vjeç" |
| 18 | Fifi dhe Tiri Gjoci | Young Zerka | "Jehon" |
Finalja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Finalja u mabjt më 20 dhjetor 2025 në orën 21:00. Tommy Cash, i cili përfaqësoi Estoninë në Festivalin e Këngës në Eurovision 2025, ishte i ftuar special.[19]
| Numri | Kënga | Juria | Televotimi | Gjithsej | Vensi | |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Gerta Mahmutaj | "Në krahët e tu" | 0 | 7 | 7 | 16 |
| 2 | Lynx | "Nuk kthehem pas" | 0 | 0 | 0 | 20 |
| 3 | Frensi | "Tresh" | 22 | 0 | 22 | 11 |
| 4 | Evi Reçi | "Kodi i jetës" | 0 | 0 | 0 | 20 |
| 5 | Rezarta Smaja | "Balukeprera" | 15 | 0 | 15 | 13 |
| 6 | Rigersa Loka | "Albanian Heart" | 5 | 0 | 5 | 17 |
| 7 | Vedat Ademi | "Kur fjala mbaron" | 42 | 21 | 63 | 5 |
| 8 | Erik Lloshi | "Dy pika dashuri" | 4 | 0 | 4 | 18 |
| 9 | Kleansa Susaj | "Hije" | 0 | 0 | 0 | 20 |
| 10 | Sara Kapo | "Të dua shumë" | 6 | 49 | 55 | 6 |
| 11 | Sheila | "Zemra e tokës" | 65 | 28 | 93 | 3 |
| 12 | Savjana Vjerdha | "Dimër për dimër e vjeshtë për vjeshtë" | 11 | 0 | 11 | 14 |
| 13 | 2Farm | "Valle mbi hi" | 10 | 42 | 52 | 8 |
| 14 | Kamela Islamaj | "Pa pretendime" | 4 | 0 | 4 | 18 |
| 15 | Gresa Gjocera and Bledi Kaso | "Busulla e zemrës" | 0 | 0 | 0 | 20 |
| 16 | Inis Neziri | "Ta kam fal" | 32 | 70 | 102 | 2 |
| 17 | Lorenc Hasrama | "Lamtumirë" | 10 | 0 | 10 | 15 |
| 18 | Endri Kaçaçi | "Si unë" | 40 | 14 | 54 | 7 |
| 19 | Luna Çausholli | "Pa kufij" | 1 | 35 | 36 | 9 |
| 20 | Alis | "Nân" | 68 | 84 | 152 | 1 |
| 21 | Ghiti | "Okej!" | 17 | 0 | 17 | 12 |
| 22 | Enxhi Nasufi | "Dritë" | 25 | 0 | 25 | 10 |
| 23 | Fifi and Tiri Gjoci | "Rri" | 29 | 56 | 85 | 4 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Godolja, Besmir (2025-10-14). "'Nuk ka ndere shoqërore', Elhaida Dani zbulon surprizat e këtij edicioni të Festivalit në RTSH" ["There is no social honor", Elhaida Dani reveals the surprises of this edition of the Festival on RTSH]. Radio Televizioni Shqiptar (RTSH). Marrë më 2025-12-16.
- ↑ Granger, Anthony (2025-07-19). "🇦🇱 Albania: Elhaida Dani Artistic Director for Festivali i Këngës 64". Eurovoix (në anglishte britanike). Marrë më 2025-12-16.
- ↑ "Festivali i 64-t i Këngës, producentja: RTSH ka patentën e vetme që çon Shqipërinë në arenën ndërkombëtare" [64th Festivali i Këngës producer: RTSH has the only patent that takes Albania to the international arena]. RTSH. 2025-10-01. Marrë më 2025-12-16.
- ↑ Quku, Bardhi (2025-12-16). "Nga juria, të ftuarit dhe këngëtarët. Prezantuesit Salsano Rrapi dhe Arilena Ara zbulojnë çfarë do të ndodhë në Fest '64" [From the jury, guests and singers. Presenters Salsano Rrapi and Arilena Ara reveal what will happen at Fest '64]. RTSH. Marrë më 2025-12-16.
- 1 2 Sheshi, Jonida (2025-12-16). "Prapaskenat e Fest 64, Andri Xhahu dhe Antoneta Koçi tregojnë disa nga surprizat e këtij edicioni" [Behind the scenes of Fest 64, Andri Xhahu and Antoneta Koçi reveal some of the surprises of this edition]. RTSH. Marrë më 2025-12-16. Gabim citimi: Invalid
<ref>tag; name ":1" defined multiple times with different content. - 1 2 Godolja, Besmir (2025-10-14). "'Nuk ka ndere shoqërore', Elhaida Dani zbulon surprizat e këtij edicioni të Festivalit në RTSH" ["There is no social honor", Elhaida Dani reveals the surprises of this edition of the Festival on RTSH]. Radio Televizioni Shqiptar (RTSH). Marrë më 2025-12-16.
- ↑ Granger, Anthony (2025-07-19). "🇦🇱 Albania: Elhaida Dani Artistic Director for Festivali i Këngës 64". Eurovoix (në anglishte britanike). Marrë më 2025-12-16.
- ↑ Kokonozi, Ina (2025-12-17). "Fest 64 – Nga tenorë, kompozitorë e gazetarë, prezantohet juria e Festivalit të Këngës" [Fest 64 – Tenors, composers and journalists present the jury of the Song Festival]. RTSH. Marrë më 2025-12-17.
- ↑ "Festivali i 64-t i Këngës, producentja: RTSH ka patentën e vetme që çon Shqipërinë në arenën ndërkombëtare" [64th Festivali i Këngës producer: RTSH has the only patent that takes Albania to the international arena]. RTSH. 2025-10-01. Marrë më 2025-12-16.
- ↑ Quku, Bardhi (2025-12-16). "Nga juria, të ftuarit dhe këngëtarët. Prezantuesit Salsano Rrapi dhe Arilena Ara zbulojnë çfarë do të ndodhë në Fest '64" [From the jury, guests and singers. Presenters Salsano Rrapi and Arilena Ara reveal what will happen at Fest '64]. RTSH. Marrë më 2025-12-16.
- ↑ Granger, Anthony (2025-07-19). "🇦🇱 Albania: Elhaida Dani Artistic Director for Festivali i Këngës 64". Eurovoix (në anglishte britanike). Marrë më 2025-12-16.
- ↑ "Festivali i 64-t i Këngës, producentja: RTSH ka patentën e vetme që çon Shqipërinë në arenën ndërkombëtare" [64th Festivali i Këngës producer: RTSH has the only patent that takes Albania to the international arena]. RTSH. 2025-10-01. Marrë më 2025-12-16.
- ↑ Quku, Bardhi (2025-12-16). "Nga juria, të ftuarit dhe këngëtarët. Prezantuesit Salsano Rrapi dhe Arilena Ara zbulojnë çfarë do të ndodhë në Fest '64" [From the jury, guests and singers. Presenters Salsano Rrapi and Arilena Ara reveal what will happen at Fest '64]. RTSH. Marrë më 2025-12-16.
- ↑ Granger, Anthony (2025-07-19). "🇦🇱 Albania: Elhaida Dani Artistic Director for Festivali i Këngës 64". Eurovoix (në anglishte britanike). Marrë më 2025-12-16.
- ↑ "Festivali i 64-t i Këngës, producentja: RTSH ka patentën e vetme që çon Shqipërinë në arenën ndërkombëtare" [64th Festivali i Këngës producer: RTSH has the only patent that takes Albania to the international arena]. RTSH. 2025-10-01. Marrë më 2025-12-16.
- ↑ Quku, Bardhi (2025-12-16). "Nga juria, të ftuarit dhe këngëtarët. Prezantuesit Salsano Rrapi dhe Arilena Ara zbulojnë çfarë do të ndodhë në Fest '64" [From the jury, guests and singers. Presenters Salsano Rrapi and Arilena Ara reveal what will happen at Fest '64]. RTSH. Marrë më 2025-12-16.
- ↑ Granger, Anthony (2025-07-19). "🇦🇱 Albania: Elhaida Dani Artistic Director for Festivali i Këngës 64". Eurovoix (në anglishte britanike). Marrë më 2025-12-16.
- ↑ Granger, Anthony (2025-07-19). "🇦🇱 Albania: Elhaida Dani Artistic Director for Festivali i Këngës 64". Eurovoix (në anglishte britanike). Marrë më 2025-12-16.
- ↑ Granger, Anthony (2025-07-19). "🇦🇱 Albania: Elhaida Dani Artistic Director for Festivali i Këngës 64". Eurovoix (në anglishte britanike). Marrë më 2025-12-16.
- ↑ Granger, Anthony (2025-07-19). "🇦🇱 Albania: Elhaida Dani Artistic Director for Festivali i Këngës 64". Eurovoix (në anglishte britanike). Marrë më 2025-12-16.
- ↑ "Festivali i 64-t i Këngës, producentja: RTSH ka patentën e vetme që çon Shqipërinë në arenën ndërkombëtare" [64th Festivali i Këngës producer: RTSH has the only patent that takes Albania to the international arena]. RTSH. 2025-10-01. Marrë më 2025-12-16.
- ↑ 18 artistë rikthyes dhe 10 debutues
<ref> ekzistojnë për një grup të quajtur "lower-alpha", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="lower-alpha"/>