Festivali i 8-të i Këngës në RTSH

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Festivali i 8-të i Këngës në RTSH
Edicioni 8-të
Qyteti Tirana
Vendi Shqipëri
Viti 1969
Datat 27, 28, 29 Dhjetor
Prezantues Elisabeta Vasili dhe Kiço Fotiadhi
Artisti Fitues David Tukiçi dhe Rozeta Doraci
Kënga Fituese Dhuratë për Ditëlindje
 Crystal Clear action 2leftarrow.png             1968 1970             Crystal Clear action 2rightarrow.png 



Parathënie[redakto | përpunoni burim]

Te dhënat, prezantuesit, fituesit deri në festivalin e 30-të këtu e kudo që t'i lexoni janë hedhur nga Jozef Zamputti që i ka të regjistruara direkt nga festivalet[1]. Njëlloj janë rregjistruar nga Jozef Zamputti koncertet "Kur vjen pranvera".

Përmbledhje[redakto | përpunoni burim]

Festivali i 8-të u zhvillua më 27-29.12.1969. U prezantua nga Elisabeta Vasili dhe Kiço Fotiadhi

Në Festivalin e 8-të morën pjesë 21 këngë: 10 natën e parë e 11 natën e dytë. Në finale dolën 15 këngë.

Ky është festivali i parë ku merr pjesë Sherif Merdani. Do të merrte pjesë edhe në Festivalin e 4-t, por një natë para festivalit, në provat e përgjithshme, u përjashtua dhe nuk u lejua të merrte pjesë. Karriera e tij do të ndërpritet pas Festivalit te 11-të.

Mbas tre festivaleve (që nga festivali i 4-t) filloi të merrte pjesë përsëri këngëtari Tonin Tërshana. Edhe në këtë festival, si në Festivalin e 7-të, Agim Krajka merr pjesë me dy këngë: "Pranvera e lirisë" dhe "Unë dhe shokët e mij". Kënga e dytë, ritmike, fiton çmimin e dytë, ndërsa e para nuk merr çmim dhe ngjason me këngën "Ylli partizan". Me këtë festival do të fillojnë pjesëmarrjen e tyre kompozitorët Feim Ibrahimi dhe Alfons Balliçi.

Akoma ka pjesëmarrje të madhe të këngëtarëve klasike të operas.

Kënga fituese "Dhuratë për ditëlindje", është disi e veçantë, me një melodi të bukur dhe tekst për "internacionalizmin proletar" dhe që këndohet nga dy adoleshente: David Tukiqi (i cili më vonë do të bëhet kompozitor dhe do të fitojë Festivalin e 25-të) dhe Rozeta Doraci, aq sa ndokush mendoi se do të kishte qenë më e përshtatshme për festivalin e fëmijëve.

Nata e 1-rë - 27.12.1969[redakto | përpunoni burim]

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Balladë partizane Agim Prodani Hysen Koçia Qemal Kërtusha
2 Brigjeve te Drinit Pjetër Gaci Behare Lalaj Abdyl Sturçe
3 Mësuesja e re Avni Mula Thëllënxa Akcani Avni Mula
4 Mbi trase Platon Mezini Nasi Lera Naim Kërçuku Tonin Tërshana
5 Në ekskursion Alfons Balliçi Bejzade Mema Hirushka Zekthi Engjëllushe Daja
6 Takim brezash Feim Ibrahimi Muharrem Dino Burhan Spahiu
7 U ndez një yll Vath Çangu Minush Karalliu Efrosina Vasili
8 Unë dhe shokët e mij Agim Krajka Haxhi Rama Justina Aliaj Liliana Kondakçi
9 Dhuratë për ditëlindje Nikolla Zoraqi Fatos Arapi Rozeta Doraci David Tukiqi
10 Brezi im Ferdinand Deda Zhuliana Jorganxhi Ema Qazimi Vaçe Zela


Nata e 2-të - 28.12.1969[redakto | përpunoni burim]

Radha e

prezantimit

Titulli i këngës Muzika Teksti Interpretuesi i parë Interpretuesi i dytë
1 Stafeta e ndërtonjësve Nazmi Lishi Kompleksi i Kombinatit

te Tekstilit "Stalin"

Kompleksi miks
2 Jetën e re krijoni Tonin Harapi Muharrem Dino Hysen Koçia
3 Të këndojmë gjithmonë Agron Xhunga Agim Shehu Vera Dervishi Justina Aliaj
4 Kujtime partizane Tasim Hoshafi Muharrem Dino Thëllënxa Akcani
5 Dritat e jetës Tasim Hoshafi Qemal Kërtusha Kleopatra Skarço
6 Pranë lapidarit Kristo Kote Mentor Xhemali Niko Progri
7 Shokë të pandarë Agim Prodani Robert Shvarc Naim Kërçuku Sherif Merdani
8 Lumturi Llazar Morcka Sulejman Mato Vera Dervishi Behare Lalaj
9 Vite të zjarrta Pjetër Gaci Xhevahir Spahiu Ema Qazimi Tonin Tërshana
10 Pranvera e lirisë Agim Krajka Ruzhdi Pulaha Liliana Kondakçi Vaçe Zela
11 Më lart frymën revolucionare Nikolla Zoraqi Engjëllushe Daja Gaqo Çako


Nata finale - 29.12.1969[redakto | përpunoni burim]

Natën finale dolën 15 këngë sipas kësaj renditje:

  1. Balladë partizane
  2. Brigjeve të Drinit
  3. Unë dhe shokët e mij
  4. Mbi trase
  5. Në ekskursion
  6. Pranë lapidarit
  7. Dhuratë për ditëlindje
  8. Brezi im
  9. Të këndojmë gjithmonë
  10. Jetën e re krijoni
  11. Dritat e jetës
  12. Shokë të pandarë
  13. Vite të zjarrta
  14. Pranvera e lirisë
  15. Më lart frymën revolucionare

Çmimet[redakto | përpunoni burim]

Çmimi i parë[redakto | përpunoni burim]

  • Dhuratë për ditëlindje - muzika Nikolla Zoraqi, teksti Fatos Arapi

Çmimi i dytë[redakto | përpunoni burim]

  • Vite të zjarrta - muzika Pjetër Gaci, teksti Xhevahir Spahiu
  • Unë dhe shokët e mij - muzika Agim Krajka, teksti Haxhi Rama

Çmimi i tretë[redakto | përpunoni burim]

  • Dritat e jetës - muzika Tahsim Hoshafi, teksti (?)
  • Balladë partizane - muzika Agim Prodani, teksti (?)
  • Më lart frymën revolucionare - muzika Nikolla Zoraqi, teksti (?)

.

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Shënim i autorit i cili kontribuoi me artikujt për Festivalet e këngës ne RTSH, në Wikipedia-n shqip dhe këto të dhëna janë direkt nga Fletorja e tij e Shënimeve për këto Festivale