Festivali kombëtar i këngës polake në Opole

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Amfiteatr Tysiąclecia w Opolu

Festivali kombëtar i këngës polake në Opole (polonisht:Krajowy Festiwal Piosenki Polskiej w Opolu, KFPP) është festival i përvjetshëm muzikor në Opole, Poloni. Bashkë me festivalin Sopot është një nga dy festivalet muzikore më të rëndësishmit në Poloni. Ky festival është përmbledhje e arritjeve të vitit të kaluar nga këngë-shkruesit polakë dhe performuesit. Është po ashtu ngjarja më e rëndësishme kulturore në Opole, me një traditë 50-vjeçare. Zakonisht mbahen në fund të qershorit, që nga viti 2011 në dy ditët e fundit (e premte dhe e shtune). Gjatë KFPP performohen hitet muzikore të sezonit të kaluar dhe këngët e reja debutuese; zhvillohet po ashtu një turnament i performuesve.

I themeluar në vitin 1963, pronarët e tij tradicional janë Radio Polskie dhe Telewizja Polska ashtu si dhe Shoqata e Miqve të Opoles. Festivali nuk u mbajt vetëm në vitin 1982 për shkak të ligjit marcial në Poloni. Që nga vitet e 1980-ta përfshin një seksion roku dhe që nga viti 2001 hip-hopin. Çmimet që jepen në këtë festival janë:

  • Karolinka - Çmimi Anna Jantar, për fituesin e shfaqejs Debiuty
  • Grand Prix - Çmimi Karol Musioł, për performancën më të mirë, vlerësuar nga juria
  • Kryształowy Kamerton (Crystal Tuning Fork), për autorin/kompozitorin më të mirë
  • Superjedynka (Super One) - që nga viti 2000, dhënë në disa kategori (këngëtar, këngë, bend, pop album, rok album, hip-hop album, alternativ album, videoklip, ngjarje muzikore të vitit).

Festivali mbahen në Millennium Amphitheatre (Amfiteatri Milenium), u cili u hap në qershor të vitit 1963, herën e parë të organizimit të festivalit. Amfiteatri u ndërtua me iniciativë të kryetarit të bashkisë së Opoles, Karol Musiol, dhe u projektua nga arkitekti Florian Jesionowski. U bë një nga simbolet e qytetit të Opoles, dhe është i vendosur në vendin ku dikur ngrihej një vendbanimi hershëm sllav. Mbetjet e ruajtura mirë të shtëpive prej druri dhe gjurmët e trotuarëve janë zbuluar nga arkeologët, të cilët sugjeruan hapjen e një muzeu të Opoles antike. Në pranverë të vitit 2011, amfiteatri u rimodelua, dhe kapaciteti i tij u reduktua nga 4,800 në 3,653.

Referencat[redakto | përpunoni burim]