Fet'hullah Gjylen

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fethullah Gylen
U lind më (1941-04-27) 27 prill 1941 (82 vjeç)
Erzurum, Turqi
KombësiaTurk
Faqja zyrtare
www.fgulen.com/al

Fethullah Gylen, është një prej njerëzve më kontravers mes myslimanëve të kohës sonë.[nevojitet citimi] Ai u lind më 27 prill 1941[1]Erzurum, qytet në Turqinë lindore. I lindur në një familje të devotshme myslimane si fëmija i parë i Ramizit dhe i Refias, përpos nga familja, mësimet e para i mori nga përfaqësues të shquar të teologjisë dhe mistikës islame të kohës në Turqi, si Muhammed Lutfi Efendiu, Haxhi Sitki Efendiu dhe Sadi Efendiu. Në të njëjtën kohë, Fethullah Gyleni studioi edhe shkencat shoqërore moderne si dhe shkencat e natyrës. Duke qenë se shfaqi aftësi të veçanta në kuptimin e mësimeve dhe një punë individuale të pakufizuar për të pasur më shumë dije, ai u dallua shumë shpejt që ishte i veçantë nga bashkëmoshatarët e tij.[2] Fethullah Gyleni mori detyrën e klerikut fetar predikues qysh në një moshë fare të re. Kjo dashuri për dijen nuk u shua as në të ardhmen. Në një intervistë të zhvilluar me të, në vitin 1995, ai e konsideron leximin një pjesë të pandarë të ditës së tij, kur thotë se: "me aq sa ma lejon koha përpiqem dhe lexoj sa më shumë që të jetë e mundur. Nuk bëj dallim, në janë për fenë ose jo, përpiqem dhe lexoj jo më pak se dyqind faqe në ditë".[3]

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1959, Fethullah Gylen kaloi me sukses provimet e organizuara atë vit, fitoi të drejtën të merrte certifikatën zyrtare të vaizit dhe u emërua në Izmir, njëri prej tre qyteteve më të mëdhenj të Turqisë. Pas këtij emërimi, ai i dha formë idealit të vet që do t'ia orientonte jetën në një drejtim të caktuar. Në predikimet dhe bisedat, Fethullah Gylen trajtonte çështje shoqërore sepse qëllimi i tij ishte që, me anë të ndriçimit intelektual dhe shpirtëror, t'i nxiste të rinjtë kah aktivizmi i karakterizuar nga respekti për njeriun. Ata që ua vinin veshin thënieve të tij, ata që merrnin pjesë në predikimet e tij, shtoheshin përditë.

Fethullah Gylen nuk i kufizoi përpjekjet e tij në qendrën e qytetit. Duke shëtitur rreth më rreth, në xhamitë, sallat e mbledhjeve, madje në kafenetë, ai i porosiste njerëzit të përdornin fjalën e butë dhe këshillën e mirë. Kjo i dha mundësi atij të afrohej me një shtresë më të gjerë të popullsisë, veçanërisht me nxënësit dhe mësuesit. Tema e bisedave të tij hapej në një spektër të gjerë, nga çështjet fetare, në arsim dhe edukim, shkencë, darvinizëm, ekonomi, drejtësi shoqërore, etj. Fakti që ai zhvillonte biseda të thella dhe cilësore rreth çështjeve të tilla komplekse, ndikoi edhe mbi mjediset akademike duke tërhequr edhe interesin, edhe respektin e tyre!

Muhammed Lutfi është një prej hallkave të zinxhirit shpirtëror ku ndodhen edhe figura të tilla të mëdha si poetët e famshëm Xhelaledin Rumi dhe Junus Emre. Muhammed Lutfi që ka qenë edhe vetë poet si dhe njëri prej personaliteteve shpirtërorë të kohës, ka ushtruar mbi F. Gylenin një ndikim të thellë dhe të pashlyeshëm.

Gylen është i përfshirë në mënyrë aktive në debatin shoqëror në lidhje me të ardhmen e shtetit turk, dhe Islamit në botën moderne. Ai është përshkruar në gjuhën angleze mediat si "një nga figurat më të rëndësishme të botës myslimane."[4]

Fethullah Gyleni akuzohet nga shtetit Turk si njeriu kryesor që qëndron pas përpjekjes së dështuar për puç në 15 Korrik të 2016. Ai jeton në Pensilvani të SHBA, që nga viti 1999.



Librat në gjuhën shqipe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Kriteret ose Dritat e rrugës : ese, gjykime, aforizma, përkth. Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2003, [titulli në origjinal: Ölçü veya Yoldaki Işıklar].[5]
  • Ese, perspektiva, opinione, përkth: Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2004, [titulli në origjinal: Essays, Perspectives, Opinions].[6]
  • Nën hijen e besimit 2, përkth: Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2004, [titulli në origjinal: İnancın Gölgesinde 2].[7]
  • Nga fara tek lisi : edukimi familjar nga një këndvështrim tjetër, përkth: Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2004, [titulli në origjinal: Çekirdekten Çınara].[8]
  • E vërteta e krijimit dhe evolucioni, përkth: Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2004, [titulli në origjinal: Yaratılış Gerçeği ve Evrim].[9]
  • Jeta pas vdekjes, përkth. Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2005, [titulli në origjinal: Ölüm ötesi hayat].[10]
  • Kaderi : në perspektivën e Kur'anit dhe Sunnetit: përkth. Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2005, [titulli në origjinal: Kitap ve Sünnet Perspektifinden Kader][11]
  • Drejt qytetërimit botëror me dashuri dhe tolerancë, përkth: Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2005, [titulli në origjinal: Toward a global civilization of love & tolerance].[12]
  • Libri i lutjeve, përkth: Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2006, [titulli në origjinal: Dua Mecmuası].[13]
  • Drita e pashuar 1, përkth. Mithat Hoxha, Tiranë: Prizmi 2008, [titulli në origjinal: Sonsuz Nur 1].[14]
  • Ideali për të jetësuar, përkth. Edvin Cami, Tiranë: Prizmi 2014, [titulli në origjinal: Yaşatma İdeali].[15]
  • Himn pranvere, përkth. Arian Dodona, Tiranë: Prizmi, 2019 [titulli në origjinal: Bahar Neşidesi].[16]
  • Koha dhe brezi, përkth. Arian Dodona, Tiranë: Prizmi, 2019 [titulli në origjinal: Çağ ve Nesil 1].[17]


Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Pahl J. (2019). Fethullah Gulen: A Life of Hizmet (biography). New York:USA
  2. ^ Pahl J. (2019). Fethullah Gulen: A Life of Hizmet (biography). New York:USA
  3. ^ Pahl, J. (2019). Fethullah Gülen: A Life of Hizmet (A Biography). New York. fq. 195
  4. ^ "How far they have travelled". The Economist. 6 mars 2008. Marrë më 2 maj 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2018. Marrë më 14 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2018. Marrë më 14 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2018. Marrë më 14 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2018. Marrë më 14 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  9. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2018. Marrë më 14 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  10. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2018. Marrë më 14 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  11. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2018. Marrë më 14 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  12. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2018. Marrë më 14 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  13. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2018. Marrë më 14 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  14. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2018. Marrë më 14 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  15. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2018. Marrë më 14 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  16. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2018. Marrë më 14 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  17. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2018. Marrë më 14 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)