Filloreta Raçi (Fifi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Filloreta Raçi (Fifi) është këngëtare dhe tekstshkruese shqiptare nga Kosova.[1]

Filloreta Raçi

|Fillimi i karrieres = 2016.

Sinopsi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në 31.03.1994, në Herten, Gjermani. Fëmijërinë e ka kaluar pjesërisht në dy vende, në Kosovë dhe Gjermani. Dalja e parë publike ka qënë në show-n televiziv "Albanians Got Talent" në moshën 15 vjeçare.

Fëmijeria dhe Studimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fëmijërinë e kaloi pjesërisht në Kosovë dhe Gjermani. Ka studiuar në Akedeminë e Arteve, dega e arteve dramatike për regji teatri. Pasioni për muzikën ka lindur që në vogëli ku ka mbaruar shkollën 8-vjeçare "Prenk Jakova"  për muzikë në Prishtinë. Pasion tjetër përveç muzikës ka shkrimin, teatrin dhe gjithçka lidhur me botën e artit.

Karriera Muzikore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karrierën muzikore e ka nisur që në moshën 10-vjeçare ku ka qënë pjesmarrëse në korin e shkollës.

Dalja e parë publike ka qënë në moshën 15 vjeçare në show-n televiziv Albanians Got Talent.

Në poshën 16 vjeçare ka qënë pjese e Top Fest me këngën “Se engjull ishe ti”.

Ka qënë pjesëmarrëse në Top fest 9 me këngën “Si qiell si diell”.

Bashkëpunimet e para muzikore kanë qënë me Çiljetën dhe Lil Kolin me këngën “Big Booty”, e publikuar në vitin 2015. Gjithashtu “Kus kus” në bashkëpunim me Eri Dee e publikuar në vitin 2016-të ndërsa kënga e parë ka qënë “Frymom Mu”.

Pas gati afro 7 muajsh rikthehet në Janar të 2017 me këngën “Dashnia nuk osht falas”, dhe pas tre muajsh publikon këngën “Dope”.

Kënga “Limonat” është publikuar në Korrik të 2017 dhe më pas rikthehet sërish në të njëjtin muaj me bashkëpunimin më këngëtaren Aurela Gace “S’nuk”.

Ka qënë pjesmarrëse në Këngën  Magjike 2017 më këngën “Zhurmë” ku u vlerësua edhe me çmimet “Best hit” dhe “vendi i tretë”.

Në shkurt të 2018-tës Fifi solli dy projekte brënda ditës "Nanush 1" dhe “Nanush 2”.

Ndërkohë në gusht të 2018 u rikthye në bashkëpunim me Lamar më këngën “Habibi”.

Diskografi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e këngëve (singles)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Fifi ft. Lamar - Habibi, publikuar më 21.08.2018[2]
  • Fifi - Nanush 1, publikuar më 10.02.2018[3]
  • Fifi - Nanush 2, publikuar më 10.02.2018[3]
  • Fifi – Zhurme, publikuar më 29.10.2017[4]
  • Aurela Gace ft. Fifi - S' nuk, publikuar më 29.07.2017[5]
  • Fifi – Limonat, publikuar më 07.07.2017
  • Fifi & Eri Dee - Dope, publikuar më 01.04.2017
  • Fifi - Dashnia nuk osht falas, publikuar më 28.01.2017
  • Fifi & Eri Dee - Kus kus, publikuar më 30.04.2016
  • Ciljeta ft. Lil Koli & Filloreta - Big Booty, publikuar më 22.12.2015

Festivalet dhe Çmimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Festivali Çmimi Kënga
2017 Kënga Magjike Vendi i Tretë[6] Fifi - Zhurmë
Çmimi “Best hit”[6]
2018 Kënga Magjike Vendi i Tretë[6] Psikopatja jote
2019 Kënga Magjike Vendi i Dytë Marova
2021 Kënga Magjike Vendi i Pestë Fiksim

Aneks[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emrin artistik Fifi e ka marrë nga shkurtimi i emrit të saj Filloreta, ky emër i ka ngelur nga menaxheri i saj muzikor Blendi Kalivaçi.

Një ndër këngët e saj të preferuara mbetet "Dashnia nuk osht falas“. Ndërkohë kënga pjesëmarrëse në Këngën Magjike “Zhurmë” ka qënë e inspiruar nga një histori e vërtetë por jo dedikim.

Fifi inspirohet nga shumë artistë të huaj ku mund të rendisim: Jessie j, Katy Perry, Eminem, Beyoncé, Nina Simone, Christina Aguilera, Adele, Nicki Minaj, Lady Gaga, Tupac, Dr. Dre, Celine Dion, Etta James.

Momentalisht ka lidhur një marrëveshje me BuzzSneakerStation me përfaqësi në Shqipëri.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Biografia: FILLORETA RAÇI (FIFI)". Lyrics.al. fq. http://www.lyrics.al. Arkivuar nga origjinali më 26 gusht 2018. Marrë më 1 shtator 2018.
  2. ^ "PREMIERË: Fifi publikon këngën e re 'Habibi', në duet me marokenen Lamar". Lajmi.net. 2018. fq. lajmi.net.
  3. ^ a b "Fifi sjell "Nanush 1" dhe "Nanush 2"". KOHAnet. 2018. fq. www.koha.net.
  4. ^ "Fifi, me shumë 'Zhurmë' në Kënga Magjike". Telegrafi.com. 2017. fq. telegrafi.com.
  5. ^ "Aurela Gace dhe Fifi vijnë me "S'nuk"". RTV21. 2017. fq. http://rtv21.tv. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2017. Marrë më 1 shtator 2018.
  6. ^ a b c "Të gjitha çmimet në "Kënga Magjike 2017"". Telegrafi.com. 2017. fq. telegrafi.com.

Lidhje te jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Profili zyrtare në Instagram: Fifi.official

Faqja zyrtare në Facebook: Fifi.official