Shko te përmbajtja

Filozofia e fesë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

[1]Filozofia e fese na tregon a ka një Krijues, një Mendje Inteligjente, apo thjesht nuk ka? Filozofia e fesë na ndihmon të kuptojmë nëse jemi të krijuar nga dikush dhe nëse kemi një moral të bazuar te një burim i lartë. Pyetja më e rëndësishme që ngrihet është: A ekziston Zoti? Shumë individë mendojnë dhe argumentojnë se Zoti nuk ekziston, por evidencat, faktet dhe mendimet na tregojnë të kundërtën. Ka shumë arsye për të besuar se ekziston një Zot që është jashtë hapësirës dhe kohës.

Evidencat na tregojnë se, nëse nuk ka Zot, ne jemi thjesht materie e krijuar rastësisht. Nëse nuk ka Zot, jemi thjesht një aksident. Nëse nuk ka Zot, atëherë nuk ka dashuri të vërtetë, sepse gjithçka bëhet relative. Nëse nuk ka Zot, atëherë jeta jonë është pa kuptim. Nëse nuk ka Zot, atëherë nuk ka moral absolut.

Por pyetja tjetër që shpesh ngrihet është: Nëse ekziston Zoti dhe ai është i mirë, i dashur dhe i plotfuqishëm, atëherë si ka kaq shumë të keqe në botë? Pse vriten njerëz të pafajshëm? Pse ka luftëra? Pse njerëzit zihen dhe urrejnë njëri-tjetrin?

Shumë njerëz ndalen në këtë pikë dhe nuk shkojnë më tej. Por nëse e mendojmë thellë, ndoshta përgjigjja qëndron te fakti që Zoti, kur na krijoi, na dha zgjedhjen e lirë, mundësinë për të zgjedhur midis të mirës dhe të keqes.

Një pyetje për ata që nuk besojnë në Zot është kjo: Nga e gjeni konceptin e së keqes? Si mund të thuhet se diçka është “e keqe” nëse nuk ka “të mirë”? Për të ekzistuar e keqja, duhet të ekzistojë një standard i të mirës. Nëse nuk do të kishte të mirë, e keqja do të ishte një veprim normal dhe relativ. Kjo na tregon se duhet të ketë një Zot, një Krijues të mirë, që të ekzistojë e mira si standard.

Zgjedhja e lirë: Ne jemi krijuar të lirë për të zgjedhur çfarë të bëjmë. Nëse një njeri godet një tjetër dhe thotë: “Zoti më bëri ta bëj këtë,” ai është një gënjeshtar, sepse Zoti nuk na detyron të bëjmë të keqen. Ne jemi ata që rebelohen kundër Zotit dhe zgjedhin të bëjnë të keqe. Ai njeri mund të kishte zgjedhur të mos e godiste tjetrin. Ai mund të bënte diçka të mirë, por ja që natyra jonë njerëzore ka prirjen për të gabuar.

Pse Zoti na krijoi me zgjedhje të lirë? Pse Zoti nuk na bëri pa zgjedhje të lirë? Nëse nuk do të kishim zgjedhje të lirë, nuk do të kishte dashuri të vërtetë. Dashuria nuk mund të ekzistojë nëse dikush është i detyruar ta dojë tjetrin. Dashuria e vërtetë është kur dy ose më shumë persona e duan njëri-tjetrin lirshëm dhe pa kushte. Kjo është dashuria e vërtetë.

Bibla thotë në Gjoni 3:16: “Sepse Perëndia e deshi aq shumë botën sa dha Birin e tij të vetëmlindur që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” Zoti nuk e dërgoi Birin e Tij në botë sepse ne e deshëm Atë, por sepse Ai na deshi ne.

Pra, filozofia e fesë na ndihmon të kuptojmë që jemi të vlefshëm dhe kemi vlera sepse jemi krijuar sipas imazhit të Perëndisë.

  1. "Filozofia e fese". {{cite web}}: Mungon ose është bosh |url= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)