Fiqiri Islami
Fiqiri Islami | |
---|---|
Lindi | Pandalejmon, Sarandë | prill 20, 1930
Vdiq | Tiranë | janar 19, 2008
Kombësia | Shqiptar |
Arsimi | Instituti i Shkencave Ekonomike dhe Planifikimit në Bukuresht |
Profesioni | Ekonomist, pedagog dhe studiues |
Vite aktiviteti | 1957-1983 |
Vepra të shquara | Mendimi ekonomik i rilindësve, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2024, Tiranë |
Fiqiri Islami (20 prill 1930 - 19 janar 2008)
Ekonomist, pedagog e studiues, pjesë e brezit të parë të intelektualëve që ngritën e zhvilluan institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. Pas përfundimit të gjimnazit "Asim Zeneli" në Gjirokastër[1], ai kreu studimet në shkencat ekonomike në Institutin e Shkencave Ekonomike dhe Planifikimit në Bukuresht, ku u diplomua në vitin 1957. Pas studimeve vijoi karrierën akademike ku, përtej mësimdhënies, ka drejtuar sektorin shkencor të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, si dhe ka kontribuuar si punonjës shkencor në Institutin e Studimeve Ekonomike pranë Akademisë së Shkencave, si anëtar i kolegjiumit të redaksisë së revistës shkencore Probleme Ekonomike të këtij Instituti, si sekretar shkencor i Komisionit për Ekonominë të Akademisë etj.[2]
Fiqiri Islami, gjatë veprimtarisë së tij si studiues, ka realizuar një numër të konsiderueshëm botimesh, ku përfshihen monografi, tekste mësimore, artikuj dhe studime. Gjithashtu, ai ka kontribuar në hartimin e përmbajtjes së fjalorëve dhe botimeve enciklopedive në fushën e ekonomisë.
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fiqiri Islami (2024), Mendimi ekonomik i rilindësve, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë
- Fiqiri Islami, Myfide Bozhigradi, Stela Totozani, Hena Pasho, Ferdinand Leka, Veli Bici, Lirak Dodbiba (1983), Fjalor i termave të ekonomisë politike: shqip-frëngjisht-rusisht, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë
- Fiqiri Islami (1974), Mendimi ekonomik i Pashko Vase͏̈s sipas vepre͏̈s se͏̈ tij ʺE ve͏̈rteta mbi Shqipnine͏̈ dhe Shqiptare͏̈tʺ, në Probleme ekonomike, Tiranë, Vol. 21.1974, 3, pp. 95-110
- Fiqri Islami (1965), Luigj Gurakuqi si ekonomist dhe mbrojte͏̈s i flakte͏̈ i pavare͏̈sise͏̈ ekonomike dhe politike te͏̈ atdheut, në Referate e kumtesa (Mbajtur në sesionin shkencor të Fakultetit Ekonomik kushtuar 50-vjetorit të Pavarësisë), Tiranë, 1965, pp. 3-26.
- Fiqiri Islami (1962), Mendimet ekonomike te͏̈ Zef Jubanit, 1818-1880 : les pensées économiques de Zef Jubanit (1818-1880), në Ekonomia popullore: organ ekonomik dhe politik i Dikasterve Ekonomike, Tiranë, Vol. 9.1962, 5, pp. 29-38
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Shehu, Hajri (2023). "Shekulli i një gjimnazi të famshëm". gazetadita.al.
- ^ Hako, Hulusi (2020). "Personalitet i mendimit ekonomik shqiptar". gazetadita.al. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2025. Marrë më 3 janar 2025.