Fiqri Dine

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fiqri Dine
Kryeminstër i Shqipërise
Në detyrë
18 korrik – 28 gusht, 1944
Paraprirë ngaRexhep bej Mitrovica
Pasuar ngaIbrahim Biçakçiu
Ministër i Punëve të Brendshme
Në detyrë
23 janar – 11 shkurt 1943
Paraprirë ngaEqrem bej Libohova
Pasuar ngaMark Gjon Markaj
Në detyrë
18 korrik 1944 – 28 gusht, 1944
Paraprirë ngaXhafer Deva
Pasuar ngaIbrahim Biçakçiu
Të dhëna vetjake
U lind më1897
Dibra, Perandoria Osmane,
Vdiq më26 nëntor, 1960
Bruksel
NënshtetësiaShqiptare
Partia politikeBalli Kombëtar
FëmijëtDine Dine
PunësimiPolitikan, Ushtarake
Nënshkrimi

Fiqri Dine (Maqellarë, 1897 (mars 1898?[1]) - Bruksel, 26 nëntor 1960) ishte prijës i fisit të Dinejve të Dibrës, ushtarak shqiptar dhe kryeministër Shqipërisë (18 korrik - 29 gusht 1944).

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Leu në Maqellarë të krahinës etnografike të Dibrës, djali i parë i Dine Maqellarës, burrë i dëgjuar i atyre anëve. Kreu shkollën e mesme në shehër të Dibrës më 1914 dhe nis akademinë ushtarake në Wels të Austrisë[2]. Me të mbaruar akademinë ushtarake më 1919, kthehet në atdhe. Në fillim ai punon për disa muaj në funksionin e nëntogerit, në Shkodër. Me formimin e qeverisë të dalë prej Kuvendit të Lushnjës, Fiqiriu inkuadrohet në radhët e xhandarmërisë së Ushtrisë Kombëtare Shqiptare, me gradën e togerit.

Me vazhdimin e detyrës në Shkodër përballet me Luftën e Koplikut, ku vepron bindshëm.

Pas dhjetorit të 1924 me fitoren e Legalitetit, Ahmet Zogolli e emëron si njërin prej katër zonëkomandantëve që do të mbikëqyrnin Shqipërinë e Veriut.

I graduar kolonel pas disa vitesh emërohet Inspektor i Ushtrisë[3].

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Shehu E., Fiqiri Dine, Kryeministri i 30 i Shqipërisë, Dielli, 6 dhjetor 2012.
  2. ^ Elsie R., The Tribes of Albania: History, Society and Culture, I.B.Tauris, 30 maj, 2015, fq. 306-307.
  3. ^ Shqipënija më 1937 Arkivuar 25 shtator 2015 tek Wayback Machine, Tiranë: shtypshk. "Kristo Luarasi", Vëllimi I, 1937. fq. 34.