Jump to content

Fizika teorike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fizika teorike është një degë themelore e fizikës e cila përdor modelet matematike dhe idetë abstrakte të saj në mënyrë që të shpjegojë të dhënat eksperimentale të marra në natyrë. Qendra e fizikës teorike është fizika matematike edhe pse teknika konceptuale përdoren shpesh. Synimi është që ta formulojmë fenomenin në një mënyrë që të shpjegojë thelbin e teorisë nga principet bazë dhe gjithashtu në të njëjtën kohë fenomeni të përshkruhet me një aparat të caktuar matematik. Zhvillimi i shkencës varet veçanërisht në bashkëveprimin midis studimeve eksperimentale dhe teorisë. Në disa raste, fizika teorike aderon sipas standardeve të saktësisë matematike pa i dhënë shume peshë eksperimentit dhe observimeve. Për shembull, gjatë zhvillimit të relativitetit special, Albert Ajnshtajni që shume i interesuar me transformimet e Lorencit të cilat i lënë ekuacionet e Maksuellit invariante, por ai nuk qe shume i preokupuar me eksperimentin e majkelson-Morlit i cili donte të provonte udhëtimin e Tokës përmes eterit luminefer. Nga ana tjetër, Ajnshtajnit ju dha Çmimi Nobel për shpjegimin e efektit fotoelektrik, një rezultat eksperimental të cilit i mungonte një formulim teorik.

  • Ndonjëherë fizika matematike dhe fizika teorike përdoren në mënyrë sinonime, e para përdoret për t'ju referuar të dytës.

Shikoni gjithashtu

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Wikibooks:Category
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:
[[b:{{{1}}}|{{{2}}}]]

Lidhje te jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]